VOAL

VOAL

Më 20 mars 1828 lindi dramaturgu i shquar norvegjez Henrik Ibsen

March 20, 2020

Komentet

Biografi e shkurtuar e shkrimtarit Aristotel Mici

 

 

Aristotel Mici u lind më 5 qershor, 1935, në fshatin Shën-Pjetër, që ndodhet pranë qytetit antik të Apolonisë të rrethit të Fierit. Shkollen e mesmr e bëri në qytetin e Shkodres, më 1954. Vitet e para punoi si mësues në Shën-Pjetër, në Seman dhe në Fermën “Çlirimi”. Pasi mbaroi Universitetin e Tiranes, pa shkëputje nga puna, më 1860, u transferua në gjimnazin e parë të Fierit, duke qenë ashtu midis mësuesve të parë, që themeluan atë institucion.  Ndër kohë, qysh atëherë, ai ishte marrë edhe me krijimtari lerare. Më 1968, kur në Fier u hap filiali i Universitetit të Tiranës, Aristoteli u emrua atje pedagog i letërsisë. Ndër kaq, në këto vjetë, ai do të botonte disa librat të tij si : Anës detit, Kërrabat me bilbil, Gjoli i rosave, Kopshti i lepurushve, Elektricistja e betonierës, Lulet e pyllt, Blerina në malësi, Lulet e pyllit, Drizana ,Vera midis nesh, Legjenda e zogut Gjon(me titull Gjini, Gjoni dhe Motra), Kur këndojnë gjinkallatAriu i pyllit të madh; vëllimi me fabula “Gardalina në fole” po atëherë ai kishte përkthyer librin “Kalimero në plazh” si edhe një libër me tregime mitike nga antikiteti me titull ”Tezeu dhe Minotauri”. 

Në vitin 1981 Aristotel Mici do te dekorohej nga Kryesia e Kuvendit Popullor me me Urdherin Naim Frashëri.                                                                                      

Në vitet ’80 dhe ’90 të shekullit të kaluar A.Mici do të punonte në Shtëpinë Botuese Naim Frashëri, ku do të merrej me redaktimin dhe përgatitjen për botim të veprave seriale të autorëvve të traditës si ishin veprat e Naim Frashërit në shtatë vëllime, te Pashko Vasës, të Foqion Postolit, Lasgush Poradecit, Faik Konicës, Migjenit, Mitrush Kutelit e të tjerë.

Ndërsa në vitin 1998 ai do të emigronte në Amerikë dhe do të vendosej në shtetin dhe qytetin, ku kish pas punuar si immigrant ekonomik i ati para Luftës së Dytë Botërore. Atje, në emigracion, ai rinisi mësuesinë në disa shkolla, ku vazhdoi të punonte me zell dhe përkushtim sidomos me fëmijët emigrantë, që fillimisht kishin vështirësi për arsye të gjuhës. Dhe atëherë, për punën e tij me cilësi (Highly Quality) në procesin mësimor – edukativ, Aristoteli do të nderohej me çertifikat nderi, dokument ky i firmosur nga kryetari (Major City) i baskisë së Worcesterit, Timothy Murray, si edhe Superintendenti (Shefi) i shkollave James Caradonio. Po ndër këto kohë ai vazhdoi edhe studimet për zgjerimin e njohurive të tij. Në fillim ndoqi Kolegjin Quinsigamond në degën e gjuhës angleze për të huaj. Pastaj përfundoi studimet në Worcester State University (Major Program) në departamentin e historisë. Më vonë u gradua “Master in History” po në Worcester State Uiversity.

Ndër kohë që vazhdonte studimet, ai gjente rast për të folur dhe propaganduar në auditoret e Universitetit traditat tona kombëtare e patriotike siç duhet përmdndur eseja e tij “Skenderbeu në poezinë e Longfellout” – (Scanderbeg in the poetry of Longfellow) e edituar nga Prof D. Hochstettler. Me anë të këtij studimi autori përpiqet të theksoi vlerat e poemës së Longfellout për Heroin tone kombëtar, po edhe të sqarojë për audiencën e pranishme në sallë, rrugët e shtigjet, që mund ta kenë shpurë Longfelluan drejt gjetjes së subjektit të Skënderbeut, 160 vjet më pare, kur nuk kishte as telefon dhe as mjete të tjera komunikimi, poemë e rëndësishme kjo, që e ka përkthyer mjeshtërisht Noli i Madh.

Kurse studentja për Master në Boston University, Krisela Karaj, do të perfundonte përkthimin në anglisht të monografisë së Aristotel Micit “Origjina e emrit etnik shqiptar” (The Albanian Ethnonym Shqiptar) botuar në disa gazeta elektronike si edhe në “Amazon”.

Gjatë gjithë viteve të jetës në Amerikë, A. Mici do ta ndjente veten të angazhuar me aktivitetet kulturore dhe patriotike të diasporës. Kështu, kur shoqata “Kombi” organizoi një tubim me shqiptaro-amerikanët e qytetit Worcesterit, ku qe i ftuar ish kongresmeni me origjinë arbëreshe Joseph Dio Guardi, ai mbajti kumtesën e titulluar “Shtegëtimi i armëve të Skënderbeut”, ligjërimi i tij u prit me shumë interes. Vetë ish Kongresmani e përgëzoi.

Në kuadrin e 550 vjetorit të Heroit Kombëtar, Skënderbeut, Aristoteli shkroi esenë “Mesazhi i Memories së Gjon Muzakës për Skënderbeun”, që do të botohej në “Dielli”, në “Milosao”, në Gazetën Shqiptare dhe në disa gazeta elektronike. Në këtë studim, përveç ideve që dalin nga analiza e veprës së Gjon Muzakës, autori mban qendrim kritik kundër historianit Oliver J. Schmitt, i cili synon në mënyrë tendencioze të denigrojë dhe deformojë të vertetat për heroin tonë kombëtar. Ndër kohë ai ka realizuar disa lloj studimesh të publikuara në organe të ndryshme shtypi si në Shqipëri dhe jashtë, po edhe në botimet elektronike:

            Midis këtyre botimeve bën pjesë monografia “Zanafilla e romanitLumi i Vdekur”. Disa nga këto shkrime të shkruara në Amerikë do të ishin pjesë perbërëse e librave të tij me motive historike dhe gjuhësore, siç mund të përmendim novelen “Karvani i Pavaresise”, qe evokon udhëtimin historik të Ismail Qemalit, kur u ngrit flamuri ne Vlorë me 28 Nentor,1912. Një pjesë e subjektit të kësaj novele pasqyron pritjen e Ismail Qemalit nga populli i Libofshës si edhe përcjrcjelljen e shpurës së tij me lundrën “Gjemi” në fshatin Petovë.

 

Në këtë periudhë të jetës në emigracion, A.Mici do të botonte edhe librat:

Prejardhja e emrit shqiptar”, Himni i Flamurit simbol mbarëkombëtar”, “Meditime letrare”, “Apolonia dhe hinterlandi i saj”Me rëndësi është të përmendim veprën “Presidentët Amerikanë në Memorialin e Malit Rushmore”, e cila vepër përfshin katër portrete historike, Gj. Washington, Th. Xheferson, A. Linkoln, Th. Rusvelt, që evokojnë katër presidentët më të famshëm të Amerikës, të cilët janë përjetësuar në një vepër arti, që është skulptura më e lartë në botë në Malin Rushmore në shtetin e Sauth Dakota.

        Në vitin 2020, Aristoteli botoi edhe librin – monografi, titulluar “Pellazgët në Optikën e Herodotit” qe trajton çështje të etnogjenezës të kombit tone sipas Herodotit.

            Ai sapo ka përfunduar gjithashtu dhe një përmbledhje me motive nga antikiteti, siç janë shkrime tashmë të botuara në Dielli dhe në Milosao: Orakulli i Apolonisë dhe Frakulla sot, Akili i falej Zeusit të Dodonës Pellazgjike, Kënga “O e bukura More”, Kulti i Aleksandrit të Madh në trevat Iliro-Arbërore, Spinarica si Port i Apolonisë” e të tjera.

Dhe tani në vazhdim të shkrimit tonë rreth personalitetit të Aristotel Micit, arrijmë në idenë se gjithë veprimtaria e tij intelektuale si pedagog dhe shkrimtar është një eksperiencë, që duhet njohur dhe studjuar nga ana didaktike dhe letrare. Le të kujtojmë se për shtatë dekada ai, duke dhënë mësim, ka praktikuar gjithë programet mësimore të shkollës sonë, nisur që nga programet e shkollës fillore, nëntëvjeçare, shkollës së mesme(gjimnazit), si edhe programet e lëndëve të fakultetit, pra të universitetit.

Po për veprimtarinë letrare dhe pedagogjike Aristotel Micin e ka vleresuar edhe kryetari i Bashkisë së Fierit, i cili e ka ndeuar atë në tetor të vitit 2022 me Çerifikatë Mirënjohjeje për kontributin e tij në fushat e arsimit, letërsisë dhe publicistikës. Edhe shoqata kulturore “Myzeqeja” e ka vlerësuar atë, duke i dhënë Çerifikatë Nderi.

Ndërkaq është mirë të theksojmë se reporteri bibliografik i Aristotel Micit ka mbi 100 materiale të publikuara në gazeta dhe revista të ndryshme, disa lloj studimesh si monogafi, kumtesa, ese, trajtesa, kritika letrare të botuara brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Si konkluzion, tërë përvoja e tij është një traditë me vlerë që e vendos atë midis studiuseve pasionantë të arsimit dhe të kulturës sonë.

Që nga viti 1998 Aristotel Mici jeton familjarisht në qytetin Natick, të Bostonit, ku është anëtar i shoqatës panshqiptare Vatra dhe ku herë pas here aktivizohet në jetën patriotike dhe kulturore të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Më 23 prill 1902 lindi shkrimtari nobelist islandez Halldor Llaksnes- Nga BUJAR BALLIU

Sot ne diten nderkombetare te librit po percjell nje fragment nga libri im “Nobel. Lauretet e letersise. Edhe Llasknes, fitues i Nobelit ne vitin 1955, ka lindur me 23 prill.
HALLDOR LLAKSNES – Halldor Kiljan Laxnes
ISLANDË
…për fuqinë e gjallë epike që ka ripërtërirë artin e madh narrativ të Islandës.
Labirinth
Pas dritares së dhomës, në hotelin e qytetit suedez Skane, nata, si një çapkëne tinëzare, përgjon lëvizjet dhe mendimet e trazuara të shkrimtarit, ardhur nga Islanda e largët. Mësuar me rrugët e gjata, mbushi dhomën me dihatjet e çlodhjes. Këpucët qetësuan hapat pas derës. Zhurmat u shurdhuan.
Halldor, gjysmë i shtrirë, mbështetur me duar nën kokë, peshonte lajmin. Heshtja filloi të tërhiqej te xhamat e ftohtë dhe dhoma u mbush me hukatjet e burrave e grave që u frynin duarve për të ngrohur gishtrinjtë e tyre të ngrirë. Lanë qindra libra në fund të dhomës dhe ashtu gjysmë të kërrusur morën rrugën për në kasollet prej balte, pranë zjarreve flakëvenitur.
Gjyshja u fanit duke u çapitur ngadalë. Belbëzon tinguj këngësh. Ishte një ndjenjë e mrekullueshme, e pashoqe. Nën efektin e atyre fjalëve, ai e ndien veten magjistar. Ajo që kumbon në këngë dhe tirret në fjalë, është vetja, psherëtima, dëshira, fluturimi i tij. Lëshoi një rënkim, sapo imazhi i plakës u tret. Pastaj kujtoi veten mbi libra, kur për herë të parë hyri në labirintin e shpirtit njerëzor. Sa vështirë për ta kuptuar, por i ndjeshmi kërkon, vuan. Shumë, shumë më vonë, e ringjalli këtë kujtim në një këngë – këngën më të bukur të botës.
“Të kuptosh sa i pambrojtur është shpirti, të kup-tosh luftën midis dy forcave të kundërta të tij, – nuk do të thotë se ke gjetur burimin nga i cili lind kënga. Burimi i këngës më të bukur është keqardhja.”*
Ndaj rrodhi pandërprerje melodia për të përulurit e tokës. U ngrit në këmbë. I kishte gjetur fjalët për ditën e ceremonisë. Nata çapkëne suedeze lëvizi te xhamat për të shkuar pas dritaresh të tjera.
Jeta.
Lindi më 23 prill 1902. Mes natyrës së fermës në Llaksnes ku u rrit, njohu njerëzit dhe mjediset që do rikrijonte në romanet e shumta. Udhëtimet në ShBA, Bashkimin Sovjetik dhe vende të ndryshme të Europës, u shoqëruan me shënime udhëtimi… Ndwrroi jetw më 8 shkurt 1998.
Vepra
Islanda është në çdo rresht të krijimtarisë. Ai pikas dhimbjen e njeriut në çastet më shprehëse të së shkuarës dhe të bashkëkohësisë. Glorifikimi i së ka-luarës, nuk bëhet me patetizëm.
Protesta kundër së keqes gërshetohet me reflekset për fatin e njeriut dhe kombit. Përvojat ekspresio-niste dhe surrealiste e mbushën prozën e tij me ti-ngëllim universal. Besimi në shpirtin e popullit, në psikikën kolektive ku shtresëzohen mendimet, ve-primet e fryma e qenies, sendërtojnë motivin mbi-zotërues të shpalosjes së gjithçkaje islandeze.
“Endësi i madh nga Kashmiri”, “Sallka Vallka”, “Dri-ta e botës”, Trilogjia “Kambana e Islandës”, “Her-plja”, “Stacioni atomik”, “Njerëz të pavarur”, “Peshku mund të këndojë” etj.
Mendime… për letërsinë.
Ajo poezi që arrin zemrën e popullit është e mirë, nuk ka kriter tjetër.
Botime në gjuhën shqipe
Njerëz të pamvarur, përktheu Ibrahim Tafilaj,
“N.Frashëri”, 1962.

SHUPLAKA- Tregim nga KRISTAQ TURTULLI

Shumë vite kanë kaluar, gjysmë shekull  por e, sot e kësaj dite më përvëlon faqja nga shuplaka e parë dhe e fundit e tim ati. Ati im ndjesë pastë ishte burrë i heshtur, fjalëpakë veç, kishte dorë të rëndë. Im atë mdërroi jetë herët, kur isha ushtar, larg, në shërbim. Më ngeli peng, s’ e gjeta gjallë, t’i merrja uratën,- foli trishtueshëm Nestori dhe, gjerbi kafen. Heshti një hop dhe vazhdoi:
-Ushtri hesapi, kur postieri solli telegramin po binte mbrëmja. Reparti ynë gjendej larg në punime, në skajin e largët të fushës së Myzeqesë dhe, s’bëhej fjalë për makinë. Ndërrova xhaketën, pantallonat e zbardhura nga dielli dhe çimentoja, rrëmbeva bisht lopate të mbrohesha nga qentë dhe, u nisa në këmbë. Fusha nxinte. Nxitoja e herë vrapoja. S’ duhej të ndalesha. Kokën e ndjenja të rënduar dhe zëmrën lënduar.
Tutje dallova një dritë të zbehtë që lëvizte, më dha shpresë. Shpejtoj hapat akoma më shumë. Bishti i lopatës më pengonte lëvizjen, një moment mendova ta flak dhe, kur s’e prisja, mu bë sikur u ça toka me shungullimë. Nga dheu u ngritën angullima të egërsuara. Nata u drodh bashkë me mua. Leshtë e kokës mu ngritën përpjetë. M’u bë sikur vërtiteshin djaj rreth meje duke ulëritur. Im atë më mësoi të jem gjakftohtë dhe kur jam i trembur apo i tensionuar, të mos bëhem pre e zemërimit, emocionit të dëmshëm e frikës. Djajtë vërtiteshin rreth meje, hungërinin të tërbuar, për tu hedhur dhe çavalitur. ‘Mos harro, gjakftohtë në momente të turbullta’, mu bë sikur dëgjova zërin e tim ati. Shtrëngova me të dy duart bishtin e lopatës, qëndrova në pritje. Për fat, atë çast doli hëna dhe në dritën e mekur pashë tre qen të mëdhenj stani që skërmitnin dhëmbët egërsisht për të më kafshuar. U tendosa. Lëviza bishtin e lopatës me shpejtësi lart e poshtë. Ndjeva që druri hasi të diçka të fortë si kockë, kërcitje, krakërimë e më pas angullima të përvajtuara. Kafshët, si djaj lënduar nga huri, u trembën dhe u larguan me bisht në shalë.
‘Hej, më vrave qentë,’ shkundi terrin zë i lebetitur.
‘Të më çanin, i çaftë ujku,’  thirra dhe u turra mes përmes fushës së Myzeqesë mbuluar me napë të errët, të dilja në xhade.
Po fekste mëngjesi kur makina çeke, turigjatë e qymyrit, u shfaq duke gulçuar dhe nxjerrë tym të zi në bërryl të rrugës.
‘Hej, hej, prit!’ Bërtita, flaka bishtin e lopatës dhe vrapova me sa fuqi që kisha.
‘Ushtar, kabinën e kam të zënë,’ më tha shoferi zë trashë. Mesoburrë, i shëndoshë, barkmadh me sy si pofka nga pagjumësia. U kollit dhe shtoi:  Po të duash hip sipër…
Falënderova shoferin dhe, pa e bërë të gjatë kërceva në karroceri. Ngrita jakën, u ngjesha në fund mos më rrihte era. Udhëtova duke u dredhur nga të ftohtit dhe nxirë nga pluhuri i qymyrit që ngrihej duman. Mbërrita kur babën po e varrosnin. Mezi më njohën, isha nxirë fund e krye. U lava, ndërrova nxitimthi dhe munda të hedh një grusht dhe në arkivolin e burrit të mençur, të drejtë, fisnik, të vuajtur që më bëri kokën. Thonë s’ka si nëna dhe është e vërtetë, por dhe si babai nuk ka.
Nestori u kollit, la filxhanin e kafes në tavolinë dhe nga xhepi brendshëm i xhaketës nxori një fotografi të vjetër. Pashë një burrë i hijshëm, flokëzi , kaçurrel, me nishan të madh, si yll në ballë. Ulur këmbë mbi këmbë në kolltuk:
-Ja, ky është im atë. Siç e sheh, kaçurrel, shtatlartë, i pashëm, i heshtur, hijerëndë dhe fjalë pakë. Ndoshta vuajtja dhe persekutimi e bëri të tillë. Dikur i pasur, bamirës, i respektuar, derdhi gjak për këtë truall, komb dhe atdhe, por si vajtën punët, vuajti, u përndoq nga sistemi. Ndëshkonte rrallë, për të mos thënë kurrë, por atë ditë më dha shuplakë të fortë, me atë dorë të rëndë.
Shungullima e saj më ushton në vesh dhe sot e kësaj dite.
Nestori heshti në hop dhe vazhdoi:
-Në mëhallën ‘Arkondëve’ ishim një grusht fëmijë, të një moshe dhe, mblidheshim, luanin top në sheshin e vogël, me dy, tre akacie të  vjetra anash, pranë rrugës që çon në përpjetën e kishës; ‘Shën Thanasi’.
Meqenëse prindërit tani ishin të varfër, në pamundësi të krijonin kushte luksoze si, blerja e topit të futbollit, topin e sillte Leni fenda, biri i Kuron nursëzit, bereçkë zezës, shoferi i maunës së madhe. Kuron nursëzi ishte ndër të rrallët në qytet që bënte udhëtime të gjata jashtë shtetit. Mëhalla përgjonte në dritare hijen e Kuronit kur kthehej, prej asaj bote të madhe, të mistershme shpinë rënduar nga trastat që mbarte. Përflitej, në shtëpinë Kuron nursëzit gjen dhe qumësht dallëndyshe. Vështronin me zili dritaret e mbuluar me perde tyli.
Leni emrin e plotë e kishte Marlen, e thërrisnin Leni fenda, meqë ishte tekanjoz dhe, kur nevrikosej i shpëtonte fenda, qelbte dynjanë. Pronësia e topit e bënte të kërkuarin, grindavecin dhe tekanjozin e mëhallës. Kur e ëma, Vanthia i sillte bukë të bardhë me gjalpë e reçel qershie na lëshonte goja lëng. Ajo ngulej në mes të fushës me pjatë në dorë, na detyronte të linim lojën në mes. I biri, Leni përkëdhelej, harbonte rreth fushës duke u përtypur. E ëma i binte pas, i lutej mos fugonte e të hante ngadalë, mos i binte rëndë. Të mërzitur fshinim djersët dhe prisnim sa ti bëhej qejfi Leni fendës. Na ligështonte ndërprerja e lojës dhe, na vinte alivan nga buka me gjalpë lope e reçel qershie.
Ushqimet e fëmijërisë sonë ishin të varfra; bukë e zezë me vaj e kripë, sheqer me ujë, lëng fasule, marmelatë dhe, në pamundësi nga gjithë këto salltanete, rrëmbenim bukën thatë të na skuqej faqja nga ‘shëndeti’ dhe turreshim jashtë në rrugë.
Shpesh herë më binte mua dhe Lenit të përfaqësonim skuadrat kundërshtare, të zgjidhnim shokët e grupit. Vija i dobët, i hajthëm, por lavrak dhe luaja mirë. Ndërsa pronari i topit Leni ishte bullafiq, i ngathët si gic i vogël. Sa herë humbte, bënte një fëndë, rrëmbente topin, nxirrte gjuhën dhe ikte me vrap. Na linte lojën në mes.
E pamë, që s’ kish më kuptim të puthnim bythën Leni fendës, thyem poçkat e kursimeve dhe, me lekët që mblodhëm blemë një top të vogël në dyqanin e vjetërsirave të Sime Kënit. Por ishim krenarë, s’do guxonte kush të tallej, të shiste më dëngla. Lenit s’i pranuam topin e madh. I murrëtyer flaku topin nga avllia, theu disa tjegulla dhe, u afrua kokë ulur si pulkë e lagur.
Në fund të qershorit Kacani gjithë dëngla dhe fenda u kthye nga shkolla e përgatitjes fizike që, ndiqte në Tiranë. Kacani hiqej si divi i lagjes dhe ishte disa vite më i madh se ne. Shkolla e përgatitjes fizike i zgjeroi shpatullat, shëndoshi krahët, trashur zërin dhe vërtitej i fryrë në mëhallë. Ne sakaq ja vumë nofkën: ‘Pordha’. Kacan pordha qe i biri i Milot berberit, vëlla me Kuronin. Një mur i ndante. Dy vëllezërit bënë sherr e shamatë për murin ndarës. Kuroni si shofer kishte paranë, Miloti si spiun vullnetar, shtetin e brendshëm, ky i dyti të bënte hatanë. Pas disa përleshjes, ku merrnin pjesë dhe gratë, sigurisht fitoi shteti i brendshëm. Muri u shty gjysmë metra më tej. Milot skuthi qethte kokat e të burgosurve dhe të internuarve dhe u blinte mendjen.
Leni u krekos si gjel pa pendë me ardhjen e kushëririt, s’ish pak të kesh krahë Kacan mundësin, që rrëzoi me një grusht përdhe Reis sherrxhiun e mëhallës së duhanxhinjve. Leni duke luajtur me djallëzi syrin dhe gati me urdhër tha:
-Luajmë me topin tim.
-Kemi topin tonë – i thamë
-Por topi im është I ri, e solli babi nga jashtë shtetit, – foli zë qarë.
Përgjigja jonë qe e prerë:
-Jo, – dhe i kthyem shpinën.
Marleni turi varur u detyrua të luante me topin tonë.
-Ç’e keni këtë top sa një vesë,- tha Kacan pordha dhe, ul në një bythë peme. I fryrë, veshur me kanotiere mundësi, të dukeshin muskuj dhe, nisi të ndiqte lojën tonë.
-U thashë të luanin me topin tim, s’donin,- u qurravit Lani.
-Të ëmën bythë leckat, s’donin hë!- hungëriti Kacani dhe dha urdhër:- Hajt luani me topin e Marlenit.
-Do luajmë me topin tonë,- i thashë.
Kacani bëri dorën grusht dhe më kërcënoi.
-Hej ti, qepe llapën, jam unë këtu. S’ ka tërci mërci.
Prania e Kacanit na shkaktoi bezdi, por vazhduam lojën. S’mund ta harroj deri sa të jem gjallë, driblova Lenin. Mu turr me inat, e driblova përsëri dhe shënova golin e dytë. Nuk e lija Lenin të mbante top në këmbë dhe Kacani ulur në bythë të pemës pështynte, hungërinte dhe nxiste kushëririn, mos më linte këmbë. Unë përsëri e driblova dhe shënova golin e tretë. Tërbimin i Kacani arriti kulmin, i bërtiti kushëririt me sa kishte në kokë:
-O qull i dreqit, sulu ore, dërrmoje, merrja shpirtin krimbit, kulakut.
Leni më goditi me bërryl në brinjë dhe u zgërdhi. E shtyva, më dhembi brinja. Leni më goditi përsëri. U ndala e pashë me inat. Ai u tulat. I ndërkryer, i përskuqur në fytyrë nga fjala fyese, iu ktheva Kacanit:
-S jam si ty, spiun dhe krimb spiuni!- ia ktheva.
Mëhalla e dinte mirë kush qe i ati, Miloti, vullnetar i shtetit të brendshëm, spiun me damkë.
Kacani u nxi nga inati, shkrofëtiu. U turr të më godiste.
-Kujt i thua kështu o mut i mutit?!
-Ty të them,- dhe I flaka topin në fytyrë. Ai u pengua me këmbët e veta dhe ra sa gjatë gjerë në fushë. Ja krisa vrapit drejt së përpjetës që çonte në shtëpinë time. E dija që Kacani si dem, më bluante.
-Bjeri ore, qëlloje me gurë,-  zë ngjirur Kacani nxiste Lenin, por më qëllonte dhe ai me gurë. U shmanga sa munda, u dredhoja gurëve, fshihesha nën strehët e dyerve. Dhe pesë dyer kisha të mbërrija te dera e shtëpisë sime.
-Krim kulaku, po të zura pestil do të bëj, – bërtiste Kacani.
-Të më hash munë spiun, krimb spiuni,- ia ktheva.
Më në fund arrita te dera e shtëpisë. Mbështeta shpinën në kanati i derës, u mbusha me frymë. Shpresova që krahu i Lenit nuk e hidhte gurin aq larg ku isha unë. Por e flakte mundësi Kacan. Krahu s’më arrinte të tërhiqja rripin e lëkurtë që mbante lidhur gjuhëzën e derës. Kur pandeha që ata u lodhën së flakuri gurë drejt meje, lëviza prej vendit të hapja derën, por instinktivisht vështrova poshtë në rrugë dhe, pashë Kacanin që mori sillë, hapi krahun dhe lëshoi me vrull gurin drejt meje. Shpejtësia e hedhjes ishte më e madhe se ngutja ime të hyja brenda. Dëgjova krisjen e kokës sime si shalqi. U kalamenda dhe u plasa te pragu i derës. Më buçiti gjaku. S’ më kujtohet sa qëndrova shtrirë, por kur hapa sytë dhe bëra të çohem dallova babanë që u zgjat drejt meje, më kapi nga krahët, më ngriti në këmbë. Vështrim vrenjtur, zë rënde më pyeti:
-Kush të ka gjakosur kështu ?
Unë kaq doja, kisha nevojë nxirja gjithë dertin tim; të shprehesha, të ankohesha, të qaja me dënesë, si te kepi i shpresës së mirë. Fshiva lotët përzier me gjakun që rridhte çurg, zë piskamë i thashë:
-Ë, ë, ë, ë, nuk kisha asnjë faj o ba… Ata… Kacani, i biri i spiunit, Leni…ë, ë, ë, ti e di si janë ata… më tha…
S’më la të mbaroja. Fap, mu përcëllua faqja nga shuplaka e rëndë e babait. Koka më shkoi mënjanë dhe kanati i derës u spërkat me gjak.
-Cilido qoftë. Mos e lejo veten të katandisin si lapashak: – hungëriti babai:- Turp të kesh.
-Të kem turp?! Por më ranë në qafë o ba, më tha… më gjakosën. S’jam krim kulaku po bir fisniku, o ba…’ bërbëlita.
Im atë vazhdonte të gërmuqej:
-Hesht! Kur s’je i zoti, mos i hyr sherrit. Vëre vëth në vesh. Hajt hiqmu nga sytë, shko në jot ëmë…
Gjaku më qullte qafën, këmishën, rridhte rrëke. Binte me pika të mëdha në pllakat e oborrit.
-Unë.., ai…
-Largohu të thashë…
Fjala dhe shuplaka e babës ishin më e rënda se guri i Kacanit. Mora inat veten dhe babanë. Nuk hyra në shtëpi, pa ditur ç’të bëja u turra tatëpjetës rrugës, drejt sheshit. Si në mjegull pashë fytyrat e zverdhuar të shokëve dhe fytyrën e përskuqur të Kacanit. Gjaku më binte rrëke, në fytyrë, në qafë, në gjoks. Sy zënë nga gjaku dhe djersa, ecja këmba doras, rrëmbeja ç’gjeja, ngrihesha i ndërkryer dhe i flakja pa ndërprerë drejt tyre dhe gërhitja:
-Na, na, qena. Spiun i qenit.
Kacanit i qe lidhur gjuha, i trembur dhe i hutuar  nga që nuk e priste furinë time eci së prapthi, duke u kalamendur. U kthye, iku me vrap, nga sytë këmbët. Isha në gjendje amoku. Më mbahej fryma dhe toka më rrotullohej. Ai u zhduk pas derës. Unë vazhdova të qëlloja me gurë derën e shtëpisë së tij, deri sa s’më mbajtën më këmbët. Toka bëhej gjithnjë e më shumë e pjerrët, si e tatëpjeta e Shën Thanasit. Shkisja, rashë, u ngrita, rashë përsëri. Nuk doja të dergjesha i përgjakur te dera e spiunit. Kurrë në qelbësirat. U ngrita gjithë nerva. U turra dhe nuk e di se ku, dhe, si nëpër mjegull dëgjova nënën që bërtiste:
-Bir i nënës, bir i nënës… S’na lenë të qetë dushmanët e dreqit!
-Çojeni në ambulancë ç’e tarnanisti,- u grind dikush zë trashë. Më ngjau si Haxhi buça, korrieri i lagjes.
-E dija të urtë këtë djalë, – tha një tjetër: – Qenka tigër.
-Eh, e zuri gjaku kopukun,- hungëriti Haxhi buça.
Doja t’i kthehesha Haxhi buçës:
‘Hej s’më  zë gjaku, jo, o langoi i dreqit, por më shungulloi fjala dhe shuplaka e babait!
S’munda. Gjuhën e kisha të trashur, Sytë më rëndoheshin gjithnjë më shumë dhe koka më buçiste. Gjendesha në qendër të vorbullës. Më ngritën në krahë. Duhej të ishte nëna. Humba.
Kur hapa sytë gjendesha në spital, kokë të fashuar si hoxhë. Pranë meje pikonin trishtim sytë e ëmbël të nënës…
-Ja kështu. S’mund të harroj shuplakën e rëndë të tim ati,- foli ultas Nestori. Piu lëngun e zi të fund filxhanit dhe shtoi.- Im atë kishte shokët e rrallë në qytet, gojë ëmbël, fjalëpakë, fisnik. Të shkretin e treti vuajtja, meraku dhe iku herët…
S’fola. Kisha dëgjuar mjaft për të dhe familjen e tij të nderuar. Nestori psherëtiu dhe tha:
-Im atë gjithnjë na fliste ultas, mos dëgjonte kush për drejtësinë dhe demokracinë perëndimore. Shpesh nuk keni nevojë të meritojmë dashurinë e nënës; por kemi nevojë të meritojmë dhe dashurinë e babait! Sekreti i babait është një ilaç i shkëlqyeshëm: përmban më shumë ëmbëlsi se hidhësi. Eh o mik, kushedi sa do ligështohej babai nëse shihte Kacanin, biri i spiunit që bën pallën e ariut, deputet dhe ministër në afro 30 vjet demokraci.
KRISTAQ@TURTULLI

Mund “të shkurtoj” majën Everest, por jo romanin tim!- Pak humor me kolegët shkrimtarë- Nga Viron KONA

 

Duke përkujtuar 23 prillin, Ditën Botërore të Librit1)

Paskam trokitur në portën e Olimpit!2)

Shkrimtari i ri trokiti në derën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.
-Urdhëroni zotëri, cilin kërkoni? – e pyeti portieri, që po hante një copë bukë me djathë e domate.
-Dua të takoj kryetarin.
-Nuk është, – i tha portieri dhe bëri t`i mbyllte derën.
-Atëherë, nënkryetarin, të lutem!
-Edhe ai nuk është.
-Po, sekretari, ai besoj se është?
-Më vjen keq zotëri, por edhe ai nuk është.
-U pa puna, do të takoj atë që merret me botimet, – tha pa e fshehur nervozizmin shkrimtari i ri.
-Nuk është zotëri, as ai nuk është, – i tha portieri, teksa gëlltiti të gjithë copën e bukës, të djathit dhe të domates së mbetur.
Shkrimtari u shfaq krejt i habitur dhe foli me zë të ulët, si të fliste me vete:
-More, po ç ‘ është kështu, këta, “qoftë larg!”, sikur paskan vdekur të gjithë!
-E ke shumë gabim zotëri, shkrimtarët janë hyjnorë, janë të pavdekshëm. – i tha portieri, kësaj here duke fshirë me mëngën e xhaketës thërrimet e bukës dhe djathit që i kishin mbetur në buzë.
-Ah, – tha me ironi shkrimtari i ri, – pse s`thua që unë paskam trokitur në portën e Olimpit!

Ju lutem, m`i thoni edhe një herë ato fjalë!

-Urime, – i tha zyrtari i lartë, duke i shtrënguar dorën autorit për librin e ri që porsa kishte botuar. -Ke shkruar një roman vërtet të rrallë, madje të mrekullueshëm, nuk e teproj po të thosha se me këtë roman do të jesh njëri nga pretendentët për çmim!
Autorit të librit i ndriti fytyra dhe, duke parë andej – këndej, i tha:
-Ju falënderoj shumë, zotëri, nuk mund ta merrni me mend sesa më gëzuat, por, ju lutem, ju lutem shumë, m`i thoni edhe një herë tjetër këto fjalë kur të jem mes kolegëve shkrimtarë! Ja, disa prej tyre po afrohen…

Vërejtjet pas krahëve na shijojnë më shumë!

Kur përurimi i librit përfundoi dhe të gjithë nisën të shkojnë në punët e tyre, njëri nga shkrimtarët pjesëmarrës në përurim iu afrua studiuesit që mbajti referatin kryesor dhe i tha:
-Fole mirë, por të kishe bërë edhe ndonjë vërejtje! Ti e di që, vërejtjet me vend janë si kripa e gjellës, si piperi dhe speci djegës, si xhenxhefili, si salcat pikante…
Studiuesi e ndërpreu dhe i tha:
-Meqenëse përmende kripën, piperin, specin djegës, xhenxhefilin dhe salcat pikante, shkojmë ku ato kanë vendin, ja, tek ai restoranti i fshehur mes pemëve. Atje, bashkë me mishin e pjekur e me shije pikante, edhe vërejtjet pas krahëve të autorit, do të na shijojnë më shumë!

Mund “të shkurtoj” majën Everest,
por jo romanin tim!

-Romani im tregon për aventurat e një grupi alpinistësh, që ngjiten në majën më të lartë të botës, në Everest, – i tha shkrimtari i ri botuesi të njohur. -Shpresoj se do të ma botosh?3)
-Tema më duket interesante, – i tha botuesi, – Por do ta lexoj romanin dhe do të të kthej përgjigje.
Kaluan disa javë dhe, ngaqë s`po merrte përgjigje, shkrimtari i telefonoi botuesit dhe e pyeti nëse ai e kishte lexuar romanin.
-Më vjen keq që s`po e lexoj dot më shpejt, – iu përgjigj botuesi, – prisja tjetër gjë nga ti, romani po më duket i lodhshëm në lexim, madje edhe më i lodhshëm sesa t`i ngjitesha dhe vetë Everestit. Ke shkruar për aventura shpesh herë të pabesueshme, rrëfen se si në lartësinë 8 mijë metra alpinistët heqin maskat e oksigjenit, shtrohen këmbëkryq duke ngrënë ushqime të llojllojshme dhe duke pirë verë e shampanjë, madje ata këndojnë e kërcejnë, ndërkohë që dikush shkruan në ditar përshtypjet e tij, një tjetër pikturon peizazhet mbresëlënëse, disa luajnë me topa dëbore, një djalosh i bie kitarës dhe këndon këngë dashurie, një tjetër mbledh lule (?!) dhe ia dhuron vajzës alpiniste që dashuron…Pastaj, befas, personazhet humbasin nëpër shtigje mali, përpihen nga humnerat e rrëpirat, rrëshqasin në akullnajë qindra metra poshtë, zhduken dhe rrëmbehen nga ortekë të fuqishëm dhe, pas disa orësh, shfaqen papritmas si me magji, madje ndihen mjaft mirë me shëndet, me humor dhe krejt të freskët!! Ndërkaq, personazhet i mbajnë fjalime dhe i thurin vargje poetike njëri-tjetrit, qeshin me hare e bëjnë humor edhe kur zvarriten nëpër shkëmbinj të rrëshqitshëm e të thepisur, apo dhe kur kalojnë buzë humnerave e akullnajave…Të them të drejtën, po dyshoj dhe s`jam i sigurt, nëse unë si lexues do të kem guximin “të ngjitem” së bashku me personazhet e tu alpinistë deri në majën Everest, në lartësinë 8.849 metra…!
Botuesi heshti një çast dhe vijoi:
-Zotëri! Ngjitja në Everest s’është si të bësh një ekskursion turistik në malin e Dajtit. Si fillim mendoj që ti duhet të studiosh mirë dhe me kujdes faktet shkencore dhe përvojat e atyre që janë ngjitur deri atje lart. Duket që nuk e di se në Everest temperatura shkon -40 gradë apo dhe -60 gradë celsius, maskat e oksigjenit s`mund të hiqen e të vihen si të ishin syze dielli. Duhet të dish se vetëm disa persona mund të qëndrojnë në majë, qëndrimi atje s`duhet t`i kalojë 10 apo 20 minuta, ndryshe, sidomos pa maskë rrezikon seriozisht jetën për shkak të mungesës së pamjaftueshme të oksigjenit, për shkak të stresit dhe të lodhjes, por dhe për shkak të ndonjë stuhie të fuqishme që vjen papritmas…Duhet të dish gjithashtu se në lartësinë mbi 8 mijë metra mbi nivelin e detit nuk rriten bimë apo lule. Kjo zonë quhet “zona e vdekjes”, sepse aty ka shumë pak oksigjen, ka kushte ekstreme të motit, temperatura të ulëta dhe erëra të forta…Të këshillojë t`i bësh përmirësime dhe shkurtime të thella romanit, sidomos të mënjanosh fantazitë boshe dhe teprimet që bien ndesh me faktet shkencore…Mos harro këshillën, që u jep Çehovi shkrimtarëve të rinj:” Shkruaj dhe shkurto. Shkruaj dhe shkurto!”
Shkrimtari i ri dëgjonte me nervozizëm, ndizej përbrenda nga zemërimi dhe mezi priste të shpërthente. Ai i tha botuesit:
-Kuptohet qartazi, zotëri, ju s`doni që ta botoni romanin tim! E po, mbase s`keni faj, sepse ju s`e keni nivelin e duhur të kuptoni imagjinatën time dhe vlerat e rralla të këtij romani! Ndonjë fakt shkencor, mund ta verifikoj, por që ta rishkruaj dhe të shkurtoj pjesë të tëra të romanit, këtë harroje, kjo s`ka për të ndodhur kurrë! Madje, në mënyrë figurative do të thosha që, unë mund “të shkurtoj” edhe majën Everest, por jo romanin tim! Eh, pse po vazhdoj të merrem ende me ty, kur ka plot botues të tjerë që do të ma rrëmbenin këtë roman magjepsës, siç rrëmben peshkun delfini akrobatik dhe do të ma botonin në dhjetëra mijëra kopje. Unë, “drëng!” paratë në dorë dhe…

Romani i “përmbytur”

-Lutem, hidhi një vështrim romanit tim dhe më ndihmo me ndonjë sugjerim, – i tha shkrimtari i ri një botuesi.
-Për çfarë flet romani yt ?
-Për vërshimet e lumenjve dhe përmbytjet… Personazhi im kryesor është një specialist që manovron disa motopompa të fuqishme, të cilat shërbejnë për largimin e ujërave nga tokat e përmbytura dhe kthimin e tyre në toka buke…
Pasi e lexoi romanin, botuesi i tha:
-Ideja dhe qëllimi i romanit është interesant, por, romani yt është “përmbytur me ujë” më shumë se tokat e përmbytura, madje aty, ka kaq shumë “ujë”, saqë as motopompat e tua të fuqishme, nuk e largojnë dot..!

Si bleta nektarin!

Në përfundim, në këtë Ditë të Shënuar të Librit, po përshëndes me disa vargje të krijuar enkas të gjitha shkrimtarët, që përkushtohen dhe vënë shpirtin dhe zemrën në çdo krijim të tyre:

“Ty të “urdhëron” shpirti dhe mendja,
Ndaj pareshtur s`e ndal të shkruarin,
Vargjet poetike që të dalin nga zemra,
Lexuesit i kërkojnë si bleta nektarin!”
……………………
Shënime shpjeguese:
1.Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor 1995, me një rezolutë të UNESCO-s. Më 23 prill të vitit 1616 u nda nga jeta Servantesi, Shekspiri, dhe Garcilaso de la Vega. 23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e disa shkrimtarëve të tjerë…
2.Olimpi është i njohur në mitologjinë e lashtë greke si shtëpia e perëndive greke, në majën Mytikas 2918 metra lartësi.
Në mitologjinë shqiptare “mal i perëndive” konsiderohet mali i Tomorit, me majën më të lartë 2416 metra, i quajtur ndryshe “Baba Tomori” – babai i perëndive dhe i njerëzve. Ai kishte bashkëshorte të Bukurën e Dheut. Edhe mali i Pashtrikut (pjesë e maleve të Hasit), mes kufirit imagjinar Shqipëri-Kosovë, konsiderohet “Baba Pashtriku”, mali i perëndive, figurave mitologjike. Kuptimi etimologjik i Pashtrikut: “pa shtriga”).
3.Më 27 maji të vitit 1953, dy alpinistë: Sër Edmund Hillari (nga Zelanda e Re) dhe Tenzing Norgei (nga Nepali) arritën të ngjiten në majën më të lartë të botës, në Everest. Pas asaj ngjitjeje, janë edhe qindra të tjerë që kanë mundur të kapin majën, mes tyre, në vitin 1912 edhe gjashtë alpinistë shqiptarë.

TRI MOTIVE AVIATORE- Nga Albert HABAZAJ

(24 Prill 1951 – Dita e Aviacionit Shqiptar)

 

PILOTËT

Më të kaltrit në ëndrra,
Më të pastërit në zemra,
Mbi retë e rënda.

Më të mirët e botës,
Më trimat, m’ të zotët,
Më atdhetarët – pilotët.

AVIATORI DHE VENDLINDJA

Sa herë shqiponjat shoh mbi mal të Çikës
Kujtoj vitet, kur për aviator isha student,
Kur në praktikë fluturimi, në sy të dritës
Shkoja drejt diellit pranveror, tek çaja retë.

Relievin krenarisht të ashpër, (ç’bukuri e derdhur!)
E merrja në gji me krahët e aeroplanit,
Një zjarr i ngrohtë, butësisht qe ndezur
Tek shikoja vendlindjen nga majat e malit.

Fëmijërinë me cicërima, konkurset, festivalet
M’u kujtuan gjatë lavdisë qiellore, sinqerisht,
Në çast – pikiatë malli luginës, i flaka tej malet
Ç’ mallëngjim mistik më bëri trim të brishtë?!…

Me shpejtësinë e zërit u ngrita mbi pishat e pyllit
Turbulluar, e lashë luginën, mora prapë lartësi,
Me shkëlqim të çiltër në shkrepëtimë të yllit
Nga qielli i lartë ndjeva për Tërbaçin mijëra dashuri…

E mbështolla Misterin e mallit me kapotën e trishtimit
Në hapësirën ëndërrimtare, të kaltër, të pastër,
Më thërriste detyra në Shenjtërinë e Betimit
Gjerdani i Florinjtë i Lirisë e zjarrit në Vatër…

Vlorë, 22.04.2025

KUR SHQIPONJAT MARRIN FLUTURIME

Shkruajnë poetët vargje me frymëzim
Për ata që fluturojnë tok me shqiponja,
Për ata njerëz që kanë aq shumë guxim
Për ata trima të hapësirave tona.

Për ata që diellin e kanë aq pranë
Për ata që jetën gjer tek yjet e çojnë,
Për ata që këngën e zogjve në sy kanë
Për ata që jetën me jetë na e mbrojnë.

Mundohem të lidh dy vargje bukur dhe unë
Siç shkruajnë poetët edhe unë dua,
Sot me pilotët lartësi pushtova shumë
Dhe ajri m’u duk dy herë më i kaltër mua.

Gëzimi më rrëmben si deti kur ka dallgë
Kur në qiell shqiponjat marrin fluturime,
E kë fluturimi i tyre s’gëzon vallë
E kush nuk shpërthen me këngë si zemra ime?!

Ja, shikojini vëllezër, aviatorët
Sulen rrufe në ballë gjithë stuhive,
Ata dashuritë e dhembjet kanë në tokë
Të madhen, të shenjtën detyrë – kaltërsive.

Vlorë, 24 Prill 1980

PËLCET DIGA E ZEMRËS- Cikël poetik nga Meti REXHEPI

PËLCET DIGA E ZEMRËS

godasin vërshime në kokë
mizoria vërdallë nervat t`i kallë
koka vibron e toka disi mëshiruaka
vijave të gurrave zmadhoi derdhjen menyja
lumenjtë e kuq fryjnë shtratin
marshojnë digës së zemrës me shushurima

shiu i ngrohtë i shton njelmësinë menysë
në tru shpërthejnë gejzerë të nxehtë të lakmisë

si nuk u sprovove nëpër shkrola stinësh
ylli ndjek ritmet me përmasa të plota
shpirt lakmitar që dridhet tetësheve aritmie
lakmia mendjen shndërruaka në kokrra
sa më shumë shujta të bardha
gjasa ngjitje galdimesh më në maja
ajo hiperbolë të shkëputi nga trualli
doemos të shpie në polen lëbyrjeje

mëtimet u shqyen të derdhura gjithandej
Zot o Zot
instinkt i fortë
sorrat e zeza nuk i pritka dot
qindra s’osh tok mëtuakan t`i vjelkan
vërdallë kokrrat e syve si kokrra qershie
ato nuk pinë mend pa përmbajtje
sqepat i ngulin në sytë e çatalluar leucemie

dhe më e bardha e majës
vjen si hije që zvogëlohet në një pikë gjilpëre e zezë

Gjilan, mars 2025

PORTRET

Sytë
brenda syve deti
fytyra
në të dy anët e fytyrës pemë dhe vërshëllimë e frymës
hunda
një hinkë e kullimit të erërave
faqet
ngjyra të pjeshkës
buzët
në buzë gacat e qershisë
lotët
rrjedhës lotëve verdhësi e vjeshtës

VRASJA E NJERËZORES

mëtoje të ngjiteshe deri te maja e Tij
lakmia kishte pjerrtësi lakadredhash pa një vijë

nën peshën tënde kaba lakoheshin shkallaret metalike
Ai nuk mund të kishte lartësi kilometrike

Ligjërimi yt përgjatë një vete djerrinë e mjerë
e piketoje peshën e Tij specifike si një therë

në cilindo trung qershie të lartë
mbi një karrige litarin ia ngrehje në qafë

hapave të Tij lëndinës
ia kurdisje shtrëngatën e breshërimës

Ai kurdoherë shihte tej ngushticës krejt i çliruar nga ti
dhe i rrekeshe t`ia verboje njërin sy

larg-vajtjen e mendjes s`ke se si ia këqyrë
kufijtë e saj nuk ia arrin me tejqyrë

Atij buzëqeshjet i rrjedhin sikur një ujëvarë
a mund ta sjellësh Polin të Ngrirë për t`ia tharë

kënga e Tij të zgjonte nga letargjia
ç`deshe morinë e trumbetave t`ia ngufaste kakofonia

duke e parë vetën në pasqyrë
përse po e thyeje pasqyrën copë e grimë

vapës së mendimit Ai i bënte hije dhe e shtronte flladin
përse nuk i afroje ujë të ftohtë dhe shtambën

si nuk e ndieke se për çdo të bardhën ditë
nga smira po shndërrohesh në letër-lakmues anemik

asnjë kopertine të Tij nuk i buzëqeshje
gjithnjë ia përimtoje me helmatisjen e një heshtje

farë çiltërsie nuk mbolle në zemër
si ndodh të mos rrah ajo dhe për një tjetër

kot po e mbyllë derën e hapur kaherë për djajtë
nuk i prisje seancat e gjykimit tënd: për çdo bëmë për secilin mëkat

shikoju në copëza të pasqyrës së thyer secilën herë
çfarë mund t`i shpëtosh barokes tënde nga dimri në verë

MAGJIA E PASKAJORES SË MIRËFILLTË TË SHQIPES NË POEZINË KUSHTRIM TË GRAMENOS- Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

E kanë kënduar gjyshërit tanë, e kënduam ne, e këndojnë nipat tanë, për shkak të kontekstit tonë të rrezikshëm fqinjësor, do ta këndojnë nipat e nipave tanë, brez pas brezi.

“Për mëmëdhenë”, e nënquajtur “Kënga e kryengritësve shqiptarë”, ka marrë të vetmin vlerësim, me sa di unë, në gjithë mendimin tonë letrar, nga jo dokushdo, nga vetë Lasgush Poradeci:
“Përpara të gjithave është Poezia. Ajo formon shpirtin e Kombit. Një libër me një roman është një Unterhaltungsbuch (libër bashkëbisedimi) ndërsa një libër me poezi është një Bildungsbuch (libër formimi). Me vargjet e Marsejezës në gojë dhe me vargjet:

Për Mëmëdhenë, për Mëmëdhenë
Bashkohi burra se s’ka me prit…

janë vrarë njerëz dhe janë fituar beteja. Po më thuaj me ç’roman ka ngjarë kjo? Me asnjë.

Prandaj duhet të shkruajmë poezi jo të mirë, po shumë të mirë, jo të lartë, po shumë të lartë, shumë të thellë, shumë të gjerë, që t’i vemë shpirtit të Kombit themele të shëndoshë.”

1. E vetmja këngë shqiptare vargjet e së cilës Lasgushi i vë krahas Marsejezës është pikërisht “Për mëmëdhenë”, krijuar nga Mihal Grameno (Korçë, 13 janar 1871 – 5 shkurt 1931), një ndër luftëtarët më me emër në Kryengritjen e Madhe Shqiptare për Pavarësi të viteve 1908-1912. E vetmja prekje nga mendimi letrar shqiptar ndaj kësaj poezie janë pikërisht këto pak paragrafe të Lasgushit. Është ky një vështrim me pak fjalë, në rrafshin ideor, ndërsa një vështrim ideoestetik mendoj se ende mungon.

Në vështrimin tim ideoestetik, tekstor dhe jashtëtekstor, dua të përmbush sadopak këtë mungesë të mendimit tonë letrar duke pasur në qendër të vëmendjes sime praninë tejet të pazëvendësueshme të paskajores së mirëfilltë shqipe, e cila, pa të drejtë, siç do të përpiqem ta argumentoj gjatë shqyrtimit tim, është paragjykuar, për rrjedhojë nënçmuar si paskajore gege dhe është mënjanuar e përzënë nga gjuha letrare shqipe e vitit 1972, me qëllim që ta përzënë bashkë me të edhe gegnishten.

E gjithë poezia ka 8 strofa katërshe, pra 32 vargje, me 170 fjalë. Nga këto janë pesë strofa, pra 20 vargje, 106 fjalë, ato që këndohen. Mendoj se një ndër faktorët vendimtarë ideoestetikë për fatin e poezisë së kënduar është shi paskajorja e mirëfilltë shqipe e tipit “me pasë”, “me qenë”, njëjtë si “to be”, “to have” në anglisht, “sein”, haben” në gjermanisht, “essere”, “avere” në italisht e tjerë.
Marsejeza shqiptare, e shkruar në nëndialektin jugor të shqipes (si e gjithë krijimtaria e Gramenos) është poezi e kënduar e kushtrimit kombëtar për të shpëtuar Shqipërinë përfundimisht nga sundimi i gjatë pesëshekullor otoman. Është poezi e kënduar që i thërret nën armë shqiptarët, i vë nën armë shqiptarët, prandaj kërkohen tonet dhe mjetet e përshtatshme shprehëse.

Në tri strofat e para, të cilat edhe janë bartëset kryesore të ideve dhe bukurisë së tekstit, prania e paskajores sonë është “me prit (ë)”, “me vdekur”, “me dal(ë)”, respektivisht në strofën e parë, të dytë dhe të tretë.

E gjithë poezia, pra, ndërtohet me strofa katërshe dhe rima të alternuara (abab), të cilat nganjëherë janë edhe gjasërima (asonanca), me vargje 10 rrokëshe. Pranohet nga të gjitha teoritë letrare se frymëmarrjet janë ato që përcaktojnë ritmin në poezi dhe, prej këndej, ndikojnë edhe në frymën e krejt krijimit. Tek poezia kushtrim e Gramenos frymëmarrjen e përcaktojnë hemistikët (gjysmëvargjet) si të njëpasnjëshmet “për mëmëdhenë” (strofa e parë), “pranë flamurit” (strofa e dytë), dhe jo të njëpasnjëshmet “tym edhe flakë, ujë të valë” (strofa e tretë), Poshtë rob’rija! Posht’ errësira (strofa e tetë) çka realisht e trondit paraqitjen grafike katërvargjëshe. Lexuesi, recituesi, sidomos kënduesi i poezisë janë të detyruar të kenë një frymëmarrje të plotë jo vetëm në tri vargjet e para të strofave të përmendura por në të githa vargjet.

Kështu paraqitja grafike, për shembull, në strofën e parë është:
Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë
Vraponi burra, se s’ka me prit!
Të vdesim sot ne me besa besë
Pranë flamurit të kuq q’u ngrit!

Por realisht, falë përbërësve që unë përmenda, ne i përmbahemi paraqitjes grafike tetëvargëshe (aabcdafb):
Për mëmëdhenë,
për mëmëdhenë,
Vraponi burra,
se s’ka me prit!
Të vdesim sot ne
me besa besë
Pranë flamurit
të kuq q’u ngrit!

Kjo frymëmarrje që përcakton edhe ritmet dhe frymën agresive të tekstit, përcakton edhe përmbysjen e këmbëve poetike të metrikës së vargjeve. Nëse gjatë leximit apo recitimit theksat që bien në rrokjet e 4, 4, 2-4, 2-4 respektohen plotësisht, gjatë këndimit të gjitha këmbët poetike shndërrohen duke iu përshtatur një frymëmarrjeje krejtësisht tjetër.

Do të ishte e pamundur kjo frymëmarrje dhe ky ritëm luftarak nëse do të mungonte paskajorja “me prit(ë)”, e cila morfoligjikisht ndihmon në ndërtimin e formës të së ardhmes “ka me prit(ë)”, e cila është e ardhme e vazhdimësisë, që, po të shprehej gjatë: “s’ka për çfarë të presim” ( toskërisht) ose “s’ka për çka të presim” ( gegnisht) do të përftonte diçka krejt të ndryshme në çdo rrafsh të formulimit poetik. Paskajorja mundëson tonet sotokurrë (urgjente) të domosdoshmërisë së rreshtimit nën armë pranë flamurit të kuq që u ngrit, në rradhët e kryengritjes kombëtare që sapo filloi.

Në strofën e tretë paskajorja “me vdekur” shpreh vendimin “vdekjaliri” të luftëtarëve kombëtarë të lidhur me besa-besë. Në strofën e tretë, paskajorja “me dalë” na kumton se dhënia e udhërit për rreshtim nën armë është i pashmangshëm dhe se zbatimit i urdhërit për këtë rreshtim nën armë është i pashkelshëm.

Kjo strofë dhe vijuesja e saj shënojnë kulmin artistik dhe emocional të Marsejezës shqiptare, shpalos bukurinë e së madhërishmes, njërës prej kategorive estetike më të rëndësishme, më tej shpalos bukurinë e së mrekullishmes, në përmasat e hyjnores. Nëse në strofën e dytë shqiptarët shkojnë në luftë me vdekur për dheun e Skënderbeut e të Pirros, në strofën e tretë ata shkojnë me vdekur nën urdhrin hyjnor të Baba Tomorrit, Zeusit të ilirëve, paraardhësve të shqiptarëve të sotëm të krishterë e myslimanë.
Tym edhe flakë, ujë të valë
Baba Tomorri nxjerr e buçet,
Të gjithë trimat atje me dalë,
Se dita erdhi, koha më s’pret!

Tabloja madhështore e realizuar me dy gjysmëvargje njëra pas tjetrës të përshkallëzuara dhe dy veprimeve njëra pas tjetrës të përshkallëzuara, të dyja ngjitëse, përfundon me urdhërin sotokurrë në vargjet e tretë dhe të katërt. Shqiptarët në këto vargje jo vetëm urdhërohen, por edhe trimërohen me dalë në luftë, sepse ata nuk janë më të vetëm, sepse me shqiptarët është Zoti i tyre ilir, që “nxjerr e buçet” “tym edhe flakë, ujë të valë”. Ky është vullkani toskë.

Historiografia jonë letrare nënvizon se kulti i Tomorrit karakterizoi ndjenjën kombëtare të shumë rilindasve dhe sjell shembullin e Andon Zako Çajupit, rilindas i shquar, i cili më 1902 botoi vëllimin e tij të vetëm poetik me titull “Baba Tomorri”.

Në strofën e katërt, nëpërmjet një tabloje tjetër po aq madhështore, shqiptarët jo vetëm urdhërohen, jo vetëm trimërohen, por edhe frymëzohen me dalë në luftë, sepse ata, “Tosk’ edhe Gegë”, më në fund, nën flamurin e tyre dhe nën bekimin e Zotit të tyre ilir, janë të bashkuar, sepse në malësitë e veriut dhe në Kosovë, në krejt Shqipërinë e Epërme, simbolizuar këtu nga Drini Plak, dhe që po lufton ndaj sundimit otoman, duke pasur pas shpine lakmiqarët e tërbuar serbë, malazezë e bullgarë, ka shpërthyer fuqishëm Kryengritja e Madhe për Pavarësi, duke mos pasur aleatë natyrorë apo historikë, por duke pasur vetëm aleatë hyjnorë:
E Drini plaku me oshëtima
Mbi Shqipërinë valët po derdh;
Tosk’ edhe Gegë, si vetëtima
Armikut bini, se dita erdh;

Nënteksti është i qartë: Vullkani toskë dhe vullkani gegë, të bashkuar, krijojnë vullkani e papërballueshëm shqiptar.

Marsejeza shqiptare është një kushtrim sotokurrë, është një betim vdekjaliri, jetavdekje. Prandaj “me vdekur”, “vdes” dhe “vdekje” përsëriten në “Të vdesim sot ne me besa besë” (vargun e tretë të strofës së parë); Kemi me vdekur sot burrërisht ( vargun e katërt të strofës së dytë); Dyke betuar vdekj’ a liri ( vargun e dytë të strofës së pestë) Kur vdes Shqiptari për Shqipëri ( vargun e katërt të strofës së pestë) dhe Vdekje, vëllezër, ne të kërkojmë ( vargun e parë të strofës së shtatë).

Ndërkaq, të kujtojmë se studiuesit vënë re të kundërtën tek Marsejeza franceze, ku, açik edhe himneve të tjera, mungojnë krejtësisht fjalët “vdekje” apo “vdes”, pra, fjalët më të shpeshta aty janë “fitore” dhe “liri”.

2. Në librin “Kështu foli Lasgushi”, stilemë e titullit “Kështu foli Zarathustra” të Fridrih Niçes, me biseda të Sabri Hamitit dhe Lasgushit, botuar në Prishtinë. Zarathustra persian (624–599 para Krishtit) njihet si predikator dhe poet-profet, me ndikim te Herakliti, Platoni, Pitagora dhe te religjionet abarahamike, përfshirë hebraizmin, krishterimin dhe islamin. Zarathustra ynë i ndan poetët shqiptarë në dy kategori: pushkëtarë dhe pendëtarë. Të parët, si Mihal Grameno, Risto Siliqi, Hil Mosi e tjerë, u përfshinë në lëvizjen kombëtare për liri e pavarësi me pushkë dhe me penë, të dytët vetëm me penë. Kumtet që sjell poezia kushtrim e Gramenos janë të njëjta me ato të poezisë së gjatë të kushtrimit kombëtar “O moj Shqypni” të Pashko Vasës (në fakt, Marsejeza shqiptare e hershme, vargje të së cilës u bënë hymn kombëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit): “Mos shikoni kisha e xhamia/ Feja e shqiptarit është shqiptaria”, me Andon Zako Çajupin te “Baba Tomorri” që është për një Zot mirëfilli shqiptar, me Ndre Mjedën te “Gjuha Shqype”, i cili i mëshon më tepër qenies natyrore të shqiptarëve në themel të origjinalitetit të kombit tonë: “Kjoftë ngatrrue kush qet ngatrrime/ Ndër kta vllazën shoq me shoq/ Kush e ndan me fjalë e shkrime/ çka natyra vetë përpoq”. Grameno, në strofën e tetë të poezisë së tij kushtrim, kumton:” Poshtë rob’rija! Posht’ errësira/ Që po përdorin armikët sot!/ Njëri me kisha tjatri xhamira;/ Jemi vëllezër, s’na ndajnë dot!”

“E para ishte fjala”. Kështu fillon libri “Zanafilla” i Biblës. Dhe fjala e parë ishte folje: “Bëhu!”. Në poezinë kushtrim të Gramenos rimat më të shumta, më vendimtare janë foljore: prit, ngrit, buçet, pret, derdh, erdh, përzejmë, dëftejmë, kërkojmë, rojmë e tjerë. Dhe në tërësi foljet në tekst janë njëzet e pesë (25). Lasgushi në esenë e tij “Pse shkruaj”, iu jep shumë rëndësi rimave, në përgjithësi harmonisë midis formës dhe përmbajtjes, fondit, siç e quan ai. Asnjë nga rimat te “Për mëmëdhenë” nuk është stoli e jashtme e poezisë, asnjë nuk tingëllon si e qepur në tekst, të gjitha janë në harmoni me përmbajtjen e thellë, frymën e vrullshme, ritmet e pandalshme, kumtet e rëndësishme të poezisë. Edhe roli i foljeve, si në punë rime, si në brendësi të tekstit është i pazëvendësueshëm.

“Për mëmëdhenë”, pra, nëse shkëputim të perifrazuara fjalët e Lasgushit, përmendur nga fillimi i këtij shqyrtimi, është “poezi shumë e mirë, shumë e lartë, shumë e thellë, shumë e gjerë, që i ve shpirtit të Kombit themele të shëndoshë”. Prandaj Lasgushi e vë atë krahas Marsejezës. Nëse këtë nuk e meritojnë gjithaq poezitë e tjera kushtrim, përfshirë Himnin e Flamurit të Asdrenit, që ne e kemi himn kombëtar, kjo ndodh sepse, diçka nga pesë cilësitë e kërkuara nga ai, atyre iu mungojnë.

Dihet se “Marsejeza”, e cila u bë himn kombëtar i Francës, ka frymëzuar revolucione kombëtare dhe shoqërore jo vetëm në Evropë, por edhe në shumë vende të botës. Ndikimi i saj është vlerësuar shpesh edhe si kundërthënës, por ka pasur vlerësimet më të larta. Sipas historianit britanik Simon Schama (1945) është “himni më i madh kombëtar në botë i të gjithë kohërave”. Edhe ndikimi i saj kulturor është i pashoq. Hektor Berlioz e orekstroi për soprano, kor dhe orkestër, Franz Liszt shkroi një transkript për piano të himnit. Pjesë të saj cituan Robert Schumann, Richard Wagner, Thomas Wiggins, Pyotr Ilyich, Pavlos Carrer, Dmitri Shostakovich e kompozitorë të tjerë të mëdhenj botërorë. U citua e citohet në kolonat zanore të shumë filmave të suksesshëm të kinematografisë botërore.

Paskajorja e Gramenos përfton të njëjtat kumte, të njëjtën akustikë dhe të njëjtën harmoni si tek poezia e gjatë (poema) e kushtrimit kombëtar “O moj Shqypni” e Pashko Vasës “E kujt i shkon mendja me e lanë me dekë/ Këtë farë trimneshe që sot asht mekë” apo tek marshi epik “Kosova në luftë” të Hil Mosit: “Aty gjaku i shqyptarit/ ra në tokë me mbi përsëri”; (së cilës i kam kushtuar një analizë ideoestetike në truall të një antologjie vetjake për poezitë shqipe me ndikim më të madh tek shqiptarët) apo tek manifesti i famshëm poetik atdhetar i Luigj Gurakuqit “Qëndresa”: “Veç nji qëllim i naltë t’ban me durue,/E zemrën ta forcon;/ Ndër kundërshtime s’vyen kurr me u ligshtue,/ Mjer’ai qi nuk qindron.”

Edhe Gurakuqi ishte mik i ngushtë i Gramenos. Dhe ishte ndoshta më i dashuruari ndaj paskajores së mirëfilltë të shqipes, saqë i atribuohet thënia e famshme për një mik të cilit ia dëshironte praninë në spital, ku ishte i shtruar: “Me kenë me pasë me mujtë me shku me i thanë me ardhë me m’pà.”

Kumtet e ngjeshura poetike kërkojnë një fjalor sa të kursyer, sa të drejtpërdrejtë aq edhe tronditës dhe frymëzues, çka mundet me u shprehë vetëm me aftësinë e veçantë të paskajores së mirëfilltë të shqipes për të eliptuar materialin poetik në këngën e kryengritësve shqiptarë.

3. Mihal Grameno është i njohur nga historia e shkrimeve tona kryesisht si pamfletist dhe publicist i talentuar. Kryehere, më 1903, ai lë shenjë me “Vdekja”, pastaj me poezitë e tjera patriotike “Për mëmëdhenë”, “Uratë për liri”, “Lamtumirë” (edhe këtu e në poezi të tjera përdor paskajoren e mirëfilltë të shqipes “me qenë”, “me vdekur”, “me prurë”). Këngët e tij atdhetare poeti i ka muzikuar vetë, duke përshtatur për tekstet e tyre muzikën e marsheve të lirisë të vendeve të tjera. Këngët e tij kryengritëse u kënduan më herët nga banda muzikore “Liria” e Korçës dhe më vonë nga kori “Lira” i këtij qyteti.

Historiografia jonë letrare pothuaj e anashkalon edhe faktin se nga pena e tij kanë dalë edhe prozat e gjata, Vdekja e Pirros, tragjedi historike me katër akte ( 1906); Oxhaku, Roman dramatik ( 1904-1905), proza e parë e gjatë në letërsinë tonë; E puthura, Roman dramatik, ( 1909), një ndër prozat e gjata më interesante në letërsinë tonë, të cilën ia kushtoi mikut të tij të ngushtë Hilë Mosi; Varr’ i pagëzimit, Roman dramatik, ( 1909), çka e bën autor novator lëvruesin e parë të prozës së gjatë shqipe, deri atëherë pa traditë.

Grameno botoi vëllimin poetik “Këngëtore shqipe – Plagët” (1912), ka botuar dy vepra dramatike: komedinë “Mallkimi i gjuhës shqipe” (1905) dhe dramën “Vdekja e Pirros” (1906), të dyja të shkruara në vargje.

Është me interes të veçantë që një autor toskë punon natyrshëm me paskajoren e mirëfillë të shqipes, e cila, me sa duket shkoi duke u kufizuar më vonë vetëm te autorët gegë, duke u parë gjithnjë e më shumë vetëm si paskajore e gegnishtes dhe duke u skajuar deri në përjashtimin e saj përfundimtar, antishkencor nga Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972. Shkrimet e tij janë kryesisht në arkiva e më pak në biblioteka. Dhe unë mendoj se do t’ia vlente të studiohej me pikësynim të veçantë pikërisht për paskajoren në krijimtarinë e tij sidomos në vargje.

Do nënvizuar, sipas meje, që Gramenoja punon me paskajoren e mirëfilltë të shqipes ( formuar nga pjesëza “”me” plus pjesorja e shkurtuar e foljes) para se Komisija Letrare më 1916 të miratonte si gjuhë zyrtare të shqiptarëve nëndialektin e Elbasanit, pra, pa qenë i ndikuar nga ky vendim. Dihet se Gjuha zyrtare e atëhershme nuk i ndalonte as nuk i kufizonte dialektet, nëndialektet, të folmet nga krijimtaria letrare, veprimin e saj ajo e shtrinte vetëm në komunikimet zyrtare në të gjitha nivelet e institucioneve të shtetit. Në gjithë historinë tonë moderne, 1916-1945 është periudha e marrëdhënieve më të frytshme midis dy dialekteve të shqipes.

Paskajorja e mirëfilltë e shqipes vazhdoi të përdoret edhe në vitet e para të pasluftës, në dokumentet e PPSH dhe në publicistikën, fjalimet, raportet e vetë Sekretarit të saj të Parë dhe në komunikimet zyrtare në të gjitha nivelet e shtetit.

Për herë të parë paskajorja e mirëfilltë e shqipes merret zët (toskërisht), mënihet (gegnisht) dhe hiqet zyrtarisht më 1949, në tekstin e gramatikës së gjuhës shqipe për shkollat shtatëvjeçare, hartuar nga Kostaq Cipo (Elbasan, 25 dhjetor 1892 – 6 janar, 1952), ministri i parë i Arsimit në komunizëm ( 1945- 1946). Nën drejtimin e tij u hartua edhe Udhëzuesi i Parë Drejtshkrimor i gjuhës letrare (1948-1950). “Gjuha e partizanëve të Enver Hoxhës”, siç trumbetohej në parullat e shkruara nëpër muret e auditorëve të shkollave në komunizëm, nuk e duronte më gjatë paskajoren e mirëfilltë të shqipes. Pa u çrrënjosur paskajorja e mirëfilltë nuk mund të vazhdonte revanshi ndaj gegnishtes, në fakt kundër vetë shqipes. Ky verdikt politik, në fakt, e heq nga përdorimi zyrtar përfundimisht gjuhën letrare të vitit 1916. Nga kjo datë deri më 25 nëntor 1972 ndodh procesi që përfundon me ndalimin e gegnishtes nga përdorimi edhe në krijimtarinë letrare. (Nga të gjithë anëtarët e Kongresit, nënshkrimit të Drejtshkrimit të ri iu shmang vetëm Lasgush Poradeci. Zarathustra ynë ishte i vendosur të zbatonte deri në fund vetëm verdiktet hyjnore.) Ndërpritet dhunshëm marrëdhënia e gegnishtes me toskërishten. Hiqen të gjitha citimet e autorëve gegë nga tekstet shkollore të gramatikës së gjuhës shqipe.

U kastrua përfundimisht gjuhësia shqiptare. U mëtua që punën e paskajorës së mirëfilltë me e marrë përsipër paskajorja e dytë ose forma e pashtjelluar toskërisht e tipit “për të qenë” apo “për të pasur” (në gegnisht i përgjigjet forma “për me qenë”, “për me pasë”), si dhe lidhorja apo urdhërorja. Në fakt, asnjëra nga këto, as të gjitha bashkë nuk e zëvendësojnë kurrë paskajoren e mirëfilltë shqipe “me qenë” dhe “me pasë”. Në fjalorin e sotëm të gjuhës shqipe gjejmë të përkufizuar saktë paskajoren e mirëfilltë si në fjalorët e gjuhëve të tjera: “Një nga format e pashtjelluara të foljes, e cila shpreh një veprim a një gjendje në mënyrë të përgjithshme, pa u lidhur me një kohë ose vetë të caktuar.”

4. Gjuhëtarët pranojnë sot se forma e paskajores së Shqipes me parafjalën (me) dhe pjesoren e shkurtuar ka kuptim të përcaktuar domosdoshmërie, ndërsa forma me shprehjen parafjalore (për të) me pjesoren e plotë ka funksione më te kufizuara kuptimore dhe të ndërvarura nga rrethanat.

Aleksandër Xhuvani e pati mbrojtur paskajoren e mirëfilltë të shqipes:
“Shqipja ka pas një infinitivë me kuptim indoevropian, me qënë se gjithë kategoritë e tjera gramatikore i ka analoge me të gjuhëve indoevropiane
Ky infinitiv mund të ketë qënë identik me një nga trajtat e ndryshme, me të cilat na paraqitet participi në shqip.
Ky infinitivë vërtet u zhduk dhe u zëvendësue me një infinitivë perifrazik, si përmbledhje logjike e fjalive te ndryshme që formohen me parafjalën (me)
Infinitivi perifrazik (i ligjërimit të zhdrejtë, të tërthortë, shënimi im S.B.) ka qënë i përgjithshëm në Shqip, se ka qënë përdor lashtazi dhe në toskërisht, por me kohë u zavendësue, në toskërisht, me fjali të varme prej influencës së greqishtes së re.”

Ndërkohë gjuhëtarët tanë arrijnë në përfundimin se në Shqip mund dhe duhet të përdoret padyshim infinitivi, që është më i afërt me atë të gjuhëve indoevropiane që mund të shërbejë si baza e gjallimit të lidhjeve Shqipes me këto gjuhë. Vlera e infinitivit, të ruajtur mrekullisht në gegërisht, është se me të mund të shprehen koncepte identike metonimike, që përdoren në gjuhët e tjera të kulturës dhe të shkencës. Sot, në gjuhën e gjallë përdoren, pa përjashtim, edhe të gjitha ato forma që përbëjnë zhvillime të brendshme historike të kësaj forme, që ndihmojnë në përkryerjen dhe saktësinë konceptuale të mendimit.

Te “Albanische Gramatic” (1987) albanologia e shquar gjermane Oda Buchholz (21 janar 1940- 2 janar 2014) dhe albanologu më i shquar bashkëkohor gjerman Wilfried Fiedler (7 maj 1933- 11 shtator 2019) janë marrë gjerësisht me funksionet kryesore të paskajores së mirëfillë të shqipes.

Magjia e paskajores së mirëfiltë të shqipes, gjithsesi, mbetet një temë e pashterrueshme nga mendimi gjuhësor.

Siç e vëmë re edhe te “Për mëmëdhenë”, poezinë kushtrim të Gramenos, Marsejezën e pavdekshme shqiptare, funksionet përbetuese, nxitëse, urdhërore, kushtruese, frymëzuese, funksionet fonetike, morfologjike dhe sidomos sintaksore të paskajores së mirëfilltë të shqipes janë të pazëvendësueshme. Me largimin e dhunshëm të saj, dëmi është bërë në shkencën tonë gjuhësore, në mësimdhënien e gjuhës shqipe, në lëvrimin e gjuhës shqipe.

Nga viti 1990, me rënien e policisë gjuhësore, lëvrimi i gegnishtes nga shkrimtarët, publicistët, dijetarët, shkruesit e tjerë nuk është më i ndaluar. Gara se cili nga dialektet do t’i japë më shumë ndihmesë gjuhës shqipe letrare është sërish e hapur. Me gegnishten rifiton qytetarinë edhe paskajorja e mirëfilltë e shqipes “me pasë” dhe “me qenë”. Natyrshëm, edhe në fjalorët e shqipes, në gramatikë e tjerë.

Teksti i plotë:

Për Mëmëdhenë

(Kënga e kryengritësve shqiptarë)

Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë
Vraponi burra, se s’ka me prit!
Të vdesim sot ne me besa besë
Pranë flamurit të kuq q’u ngrit!

Pranë flamurit, pranë flamurit!
Me shpatë çveshur shqipëtarisht,
Për dhen’ e Babës edhe të Burrit
Kemi me vdekur sot burrërisht.

Tym edhe flakë, ujë të valë
Baba Tomorri nxjerr e buçet,
Të gjithë trimat atje me dalë,
Se dita erdhi, koha më s’pret!

E Drini plaku me oshëtima
Mbi Shqipërinë valët po derdh;
Tosk’ edhe Gegë, si vetëtima
Armikut bini, se dita erdh;

Ejani burra malit përpjetë
Dyke betuar vdekj’ a liri;
Se s’ka m’e ëmblë në këtë jetë,
Kur vdes Shqiptari për Shqipëri!

Shpatat gatitni e të përzejmë
Armikn’ e egër nga mëmëdheu,
Se afroj dita, që t’i dëftejmë
Që kemi lerë nga Skënderbeu!

Vdekje, vëllezër, ne të kërkojmë
Se sa në jetë në robëri.
Më mir një ditë neve të rojmë,
Po zgjedhjen shkundur e në liri.

Poshtë rob’rija! Posht’ errësira
Që po përdorin armikët sot!
Njëri me kisha tjatri xhamira;
Jemi vëllezër, s’na ndajnë dot!

 

Nëse botën e sheh me dylbit e Galileit- Nga FATBARDH AMURSI

Bertolt Brehti ishte i padëshirueshëm për hitlerianët dhe ndër të preferuarit e regjimit të Hoxhës. Në moshën 24-vjeçare bëhet i njohur në Gjermani brenda një nate me dramën “Tamburet e natës”, të cilën kritika e ngriti në qiell. S`ka qenë kurrë anëtar partie, ndonëse ishte nën ndikimin e ideve marksiste. “Kur lexova Kapitalin e Marksit, kam kuptuar dramat e mia. Marksi ishte dhe vazhdon të jetë: i vetmi spektator i dramave të mia.”-shkruan ai. (Me rekomandimin e babait shmang rekrutimin në ushtri, sikurse do i shmangej dhe luftës së dytë botërore, duke lënë përshypjen e një dezertori. Në fakt, me krijimtarinë e tij ishte në vijën e parë të frontit kundër luftës dhe diktaturës.) Me ardhjen e hitlerianëve në pushtet, në teatrot ku shfaqeshin dramave e Brehtit nazistët u frynin bilbilave, madje hidhnin dhe bomba në skenë. Dramën “Artur Ui” e shkroi për tre javë, ku ishte i arratisur në Suedi në pritje të një vize amerikane. Ngjarjet ndonëse zhvillohen në Çikagon e viteve `30, nënkuptohet ardhja e Hitlerit në pushtet. “Barku nga i cili del bisha e tërbuar ende nuk është shterpëzuar.”-mbyllet drama “Artur Ui”. Në vitin 1949 zgjodhi të kthehet në Berlinin Lindor, duke ruajtur shtetësinë austriake. Në vitin 1954 merr Çmimin Stalin për Paqe. Nga llogaritë bankare jashtë shtetit merrte remitanca të vlefshme në valutë nga e drejta e autorit. Në Perëndim shfaqjet e tij po bojkotoheshin, duke mos u vënë në skenë për më shumë se dhjetë vjet.
Drama “Artur Ui” vihet në skenën e Teatrit Popullor në vitin 1971, kur diktatori po mprehte shpatën edhe njëherë për situatën, ndërsa drama “Jeta e Galileit”, ndonëse ishte kundër inkuizicionit në vendin ateist kaloi në heshtje. Nëse hipotetikisht do ndodhte që, Hitleri dhe Enveri, të ishin së bashku në shfaqje, i pari do ta digjte dramën në mes të sheshit, ndërsa i dyti do internonte autorin. “Turma, opinioni publik nuk është gjëkafshë më tepër se një qen i zgjebosur i lidhur në një hu. Ky qen gjithë ditën leh, kruan zgjeben dhe vërsulet i tërbuar kundër cilitdo, që orvatet ta shpëtojë nga zinxhirët.”-shprehet Brehti në dramë dhe unë nuk e citoj kot. “Dhe gjithë ata që populli i do shpallen të rrezikshëm, bëhet çmos të syrgjynosen”, sikurse iu desh dhe Brehtit të merrte arratin. “Të fuqishëm nuk janë as mendjet e ndritura, si filozofët, satirikët, poetët, as shpirtrat e guximshëm si Prometeu. Më të fuqishmit janë kudo kusarët!” Kusarët që dalin nga turma përndjekës të Galileit. “Po ua them tani se asnjëherë s`kisha vajtur për të votuar. E përse të shkoja? Që të zgjidhja me dorën time se cili prej kusarëve do të më ripte lëkurën, e cili prej xhelatëve do të më priste kokën?” Kush do guxonte ta vinte në skenë këtë dramë në diktaturë? “Përpiqesha të gjeja gjithnjë një mendim të vetëm, i cili t’ishte i detyrueshëm për të gjithë dhe në të gjitha rastet, me pak fjalë të ishte i përhershëm dhe i pandryshueshëm, të qëndronte mbi kohën, mbi vendet e mbi njerëzit, domethënë t’ishte mendimi absolut. Një mendim i tillë duhej të kishte në vetvete diçka hyjnore, t’ishte “ide”…Atje në thellësitë e shpirtit prehen të varrosura idetë e vërteta, të mbuluara nga një shtresë e trashë ndryshku, që e kanë grumbulluar shqisat, dëshirat dhe interesat.”-përshfaq Galilei protagonizmin e tij përbashkues në funksion të një shoqërie të emancipuar, por në shoqërinë e konsumit përlahet çdo gjë, veç artit. Problemi është se inkuizicioni, duke mos lejuar mendimin e lirë, mendimin ndryshe, i ndryn idetë hyjnore në guackën e dogmave. “Për dy mijë vjet me radhë njerëzimi ka besuar që dielli si edhe të gjitha yjet e qiellit vërviteshin rreth tij. Papa, kardinalët, princat, dijetarët, kapidanët, tregtarët, e gjer edhe shitësit e peshkut dhe nxënësit e shkollave kujtonin se qëndronin mbi këtë rruzull të kristaltë pa lëvizur… Ka një shekull që njerëzimi sikur diç po pret.”
Edhe në shekullin XXI njerëzimi përsëri: diç pret?! Atje ku prej mijëra vjetësh kishte zënë vend besimi, rri i varur dyshimi. Dhe i gjithë ky trazim botës i vjen nga dylbit e Galileit. Para gjyqit të arsyes do rrëzohen idolet, dogmat, por, si ndodh që i arsyeshmi: të mos ketë duk as në shoqërinë moderne?! (Sa e sa shkrimtarë u akuzuan se e shihnin realitetin socialist me syze të errëta apo me dylbi?) Galilei besonte se shpikjet e tij forconin Republikën e Venetikut, ku kish filluar të tregtoheshin dylbit. Sot teleskopët e fuqishëm po sjellin pamje nga thellësitë e kozmosit. “Astronomia ka mbetur njëmijë vjet mbrapa, se s’ka patur dylbi.”-ankohet dijetari. Nis kërcënimi i parë: “Kur të pashë me dylbi tek kqyrje yjet, m’u bë një çast sikur po të të shihja ashtu mbi turr drurësh të ndezur dhe kur pastaj kishe besim në provat, m’u bë sikur më çpoi hundët era e mishit të djegur.” Edhe një kërcënim i dytë: “Po këtë thoshte dhe i djeguri. (Xhordano Bruno)…Mos ec Galile në Firence… Sepse atje sundojnë priftërinjtë.” (Papa kish qenë shok klase me Galilein. Të jetë ai shpëtimtari apo zili e tij ta ketë fundosur?) Dhe një i tretë kwrcwnon: “Si mundet që të mëdhenjtë e kësaj bote ta lënë të qarkullojë lirisht një njeri që di të vërtetën, qoftë atë makar edhe atë mbi ca yje të largët? Kujton ti se Papa do t`ia verë veshin asaj të vërtetës tënde, kur t’i thuash se gabohesh dhe se do ta pranojë edhe vetë, më në fund, se ka qenë i gabuar? Kujton se do të mjaftohet të shkruaj qetë-qetë në ditar 10 janar 1610, qielli mori fund?” Zbritja e njeriut të parë në Hënë dëshmoi ambicjen e njeriut për t`u bërë dhe zot i qiellit.
Galilei i drejtohet murgut, njësoj si mitomanëve të sotëm: “Llapni, llapni! Rroba që keni veshur ju jep të drejtë të thoni ç’të doni. Ai që s’njeh të vërtetën s’është veçse një injorant. Por kush e njeh dhe e quan gënjeshtër, ai është kriminel i shporrur nga shtëpia ime!” Ka që flasin në emër të rrobës, unformës, shtetit, ndërsa Galilei veçse ato që ia diktonte arsyeja. “Nuk e di se si, po kam përshtypjen se çdo minutë që i vjedhim këtij njeriu, ja vjedhim Italisë.” Nevoja që Galilei të thotë të vërtetën rritet, por trysnia mbi të shtohet: “Autoriteti juaj është rritur kaq shumë sa nuk mund të heshtni më.” Ai i përgjigjet: “Roma e ka lënë autoritetin tim të rritet, sepse kam heshtur.” Përndryshe do ia lëshonin gjarpërinjtë, sikurse Laokontit. I dituri hesht vetëm në regjimin e gojës së kyçur. Nëse ai do fliste do e nxirrnin me përdhunë nga ndërgjegjia e kombit. “Ata më treguan veglat e torturës.” Galilein e shëtisin në galerinë ku ishin të ekspozuara veglat e torturës, duke i treguar me detaje vuajtjet që ato shkaktonin tek i dënuari dhe e gjitha kjo në këmbim të heshtjes. (Kujtoni në “Qorrferman” të Kadaresë se si turma thërriste që poetit t`ia nxirrnin sytë me tibetianen.) “Frika ndaj vdekjes është njerëzore dhe dobësitë njerëzore nuk kanë të bëjnë me shkencën.”-i thotë murgu. “Lëvizjet e trupave qiellorë janë bërë tani më të qartë, por veprimet e zotërinjve për popullin kanë mbetur akoma të palëvizshme.” Bie perdja dhe përcillet mesazhi: edhe në ndodhtë që dogmat të rrëzohen, despotizmi mbetet, ngaqë historia përsëritet: “Dhe me këtë rast u them dhe këtë: ndonëse ky këtu është një vend i lirë, prapë nuk ua këshilloj që këtë emër (Xhordano Bruno) mbi të cilin rëndon mallkimi i rreptë i kishës ta zini me gojë orë e çast me këdo.”
Drama “Jeta e Galileit” e pranuar si kryevepra e Brehtit i është nënshtruar përpunimeve të vazhdueshme të autorit. “Versioni amerikan” i shfaqjes, i titulluar thjesht “Galilei”, mbeti versioni më i përhapur në Perëndim, ku ndihet optimizmi ndaj shkencës, por, me hedhjen e bombës atomike në Hiroshima, autorit do i bjerë entuziazmi i dikurshëm. I shqetësuar nga potenciali i dëmshëm i shkencës, Galilei i dylbive këmben vend me shpiksin e bombës atomike Ajshtajnin, dhe sot: Kremlini kërcënon me luftën bërthamore, “inteligjenca artificiale” për sigurinë në punë apo një virus vdekjeprurës i dalë nga laboraktori shkaktoi miliona të vdekur. “Megjithatë bota lëviz”, mërmëriti Galilei, por se në ç`drejtim një zot e di?
Fatbardh Amursi

PLUMBA TË PABESE PAS SHPINE QË GJUNJEZUAN PëR VDEKJE AVNI RUSTEMIN (Me rastin e 101-vjetorit e vrasjes se tij) Nga Skifter Këlliçi

 

Më tregonte xhaxhai im, Reshat Këlliçi një ditë vere t ë vitit 1963, kur shkruante librin “Me djemtë e”Bashkimit” , që u botua një vit më vonë:

“Atë të diel të 20 prillit të vitit 1924, diku aty ku sot ngrihet përmendorja e “Partizanitit”, u takova me Avni Rustemin, shokun tim të studimeve në një kolegj italo-arbëresh pranë Kozencës dhe tashmë deputet i Asablesë Kushtetuese, dhe së bashku me të dhe një shok tjetër që e takuam pas pak, u nisëm për në shtëpinë ku banonte Fahri Rashidi, në lindje të malit të ”Dajtit”, për ta uruar se ishte emëruar ministër i Arsimit në qeverinë e Fan Nolit.

Nuk bëmë veçse pak rrugë, kur na doli përara deputeti Hoxhë Kadria, (Kadri Prishtina). Dhe ndërsa nisëm të bisedonim me të, dëgjuam dy krisma revolveri që goditën Avniun, në shpinë dhe ndërkaq dikë që ia mbathi me të shpejtë dhe humbi nëpër një rrugicë ku sot shtrihet rruga Hoxha Tahsin. Avniu u lëkund, nxorin nga brezi revolverin e tij, mallkoi vrasësin shtjeu disa herë në drejtim të tij, por pa e goditur dhe ra për tokë. E morëm në krahë dhe e dërguam ashtu të plagosur rëndë vetëm nga një plumb dhe me nxitim e shpumë në Spitalin e Tiranës, që atëherë ndodhej afër Sahatit të Tiranës. I qëndrova për dy ditë të koka , por ai nuk u përmend kurrë, deri sa u shua dy ditë më vonë, më 22 prill”.

Në autopsinë e kryer me këtë rast mjekët që e kuruan Avniun, shkruan:

“Zoti Avni Rustemi asht plagos me revolver. Plumbi i ka hyrë nga prapa në brinjë dy gisht afer peshkut të kurrizit, tue shpue majën e mëlçisë, pankrerasin dhe duke shpuar stomakun plumbi ka mbetë nën lëkurë dhe rrjedhja e gjakut ka shkatue vdekjen”.(Roland Qafoku, “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shteti tshqiptar”,(1912-2017)).

Më vonë u mor vesh se vrasësi I Rustemit ishte Isuf Reçi, më parë shërbëtor i famijles së Ahmt Zogut. Por ai ishte në të njejtën kohë edhe adhurues i Esat pashë Toptanit prej të cilit kishte marrë si dhuratë një mulli, mjet jetese për të. Kështu, me sa duket, indinjuar për vrasjen e të zotit të tij , ai merrte hak . Ndaj, ndonëse me kaq vite vonesë, i kishte rënë ato ditë Avniut nga pas, kishte pritur që ai të dilte nga hoteli “ Internacional”, që atëherë ndodhej a në afërsi të Muzeut Kombëtar, e kishte ndjekur dhe e kishte qëlluar për vdekje. Ky variant edhe mund të qëndrojë, por më i besueshmi, është se në vrasjen e Rustemit kishte më shumë dorë Ahmet Zogu.

Që të përjetësohej në shekuj të afërmit, miq të ngushtë të Avni Rustemit, vendosën që trupi i tij të balsamohej. Ky veprim u krye nga doktor Shazai #omo, që ishte dhe daja I Rustemit; u vendos gjithashtu të ruhej edhe zemra e tij, që u mbyll në një vazo të zhytur në një solucion dhe iu dorëzua farmacistit të Vlorës, Nasho Qirko. Për 39 vjet zemra u ekspozua në një farmaci për dy funksione: për të blerë ilaçe dhe si ekspozitë për ta parë atë. Pas vitit 1993 nuk ka asnjë të dhënë se ku prfundoi kjo zemër”, (Roland Qafoku, po ty).

Ceremonia e varrimit të Avni Rustemit qe madhështore , me pjesëmarrjen e një mase të jashtëzkonshme njerezish, të ardhur jo vetëm nga Tirana, por edhe nga vise të tjera të Shqipërisë. Ajo u bë me solemnitet të madh më 1 maj të vitit1924 në Vlorë , dhe jo në vendlindjen e tij në Libohovë, a në Tiranë, me dëshirën që ai kishte shprehur më parë, sepse me këtë qytet ishte lidhur pjesa me e madhe e veprimtarisë së tij atdhetare. Varri u ndërtua me dy të ndara nën tokë, si të ishte një dhomë. (Roland Qafoku, po në punimin e tij, citur më sipër). Më 8 tetor të vitit 1982 ky varr u zhvendos në një vend tjetër, mbi të cilin u ngrit edhe përmendorja e Avni Rustemit, vepër e skulptori të njohur Kristaq Rama.

Në radhën e parë të kësaj ceremonie binin në sy përfaqësues kryesorë të opozitës, Fan Noli, Luigj Gurakuqi, at Gjërgj Fishta, Stavro Vinjau, Veli Hashorva, dhe shumë të tjerë.

I pari që ligjëroi në këtë ceremoni të përmotshme, ishte Fan Noli.
“Aq sa jam helmuar për vrasjen e Avniut, – tha ai,- aq jam mallëngjyer të shikoj që Vlora pati idenë e bukur dhe delikate ta shtjerë trupin e tij pranë Ismail Qemalit. Që të dy kanë luftuar për flamurin e Shqipërisë, që të dy kanë patur si kundërshtar Esatin. Ismail Qemali u mund prej Esatit, por ky djalosh e shtriu Esatin përdhe! Vlora ka të drejtë ta mbajë Avninë në gjirin e saj, sepse kjo e kuptoi shumë bukur se ç’rëndësi të madh ka pasur gjesti i Avniut në Paris, një gjest i cili ndërroi faqen e historisë shqiptare. Vlora, kur u kthye Avniu, i bëri një pritje aq të madhe, sa është e shkëlqyer edhe nderimi i fundit, që po i bën sot. Vlora mori vesh kuptimin e tmerruar të vrasjes së Avniut në Tiranë dhe me klithmat e saj e zgjoi tërë Shqipërinë nga letargjia në të cilën ishte mbytur. Kjo vrasje s’është veç një incident i periudhës kritike, ku ndodhemi.

…Nuk duhet të flemë të qetë, gjersa të gjenden dhe të dënohen fajtorët e kësaj vrasjeje; duhet t’i ndjekim vrasësit nga shpella në shpellë, nga përroi në përrua, nga bregu në breg, gjersa t’i kapim; dhe atëherë t’i bërtasim këtij dëshmori:

“Avni, i zumë, fli i qetë, se tani Shqipëria nuk është më nën terrorin e bashibozukëve antikombëtarë, se tani Shqipëria është në udhë të mirë, në udhën e lirisë”. ( Nga burime të internetit, “Fjala e Fan Nolit para varrit të Avni Rustemit”).

E mori fjalën edhe at Gergj Fishta dhe ligjëroi me pasion si të ishte ishte duke recitur tërë zjarr e flakë vargje të “Lahutës… ‘ së tij të pavdekshme:
“Avni Rustemi kje burrë, kje trim, kje besnik , kje zemërbujar, e desh Shqipninë me gjithë fuqinë e shpirtit, prandej u la në gjak, prandej vdiq, shkoi, mbaroi.
Mbaroi thashë? …Më paska pasë rrshqitë goja pahiri, pse Avni Rustemi s’ka mbarue, jeton nder ne’ edhe ka për të jetue deri sa në ndoj skaj sado të vogël të Shqipnisë të ndihet tue kumbue e ambla gjuha jonë shqiptare…
O ju male të Shqipnis, lamtumirë, po ju thotë Avni Rustemi e nji amanet asht tue ju lanë: që edhe sot e mbrapa t’i rritni djelmt sokola, si dikur motit, me besë e burrni.
…O e bardhë shpresë e kombit, djelmëni shqiptare, lamtumirë po ju thotë Avni Rustemi dhe amanet asht tue të lanë: “Armët e mbushme mos me i dhanë,/ Shoq me shoq kurr mos me u zanë…”.
…Hajde, Avni pra, tash me u nda përgjithmonë. E sa për punët e Shqipnis, mos u ban merak; un, dhe ti e din se nuk gënjej, po ta jap fjalën këtu në grykë të vorrit tand se ideali yt kombtar do të triumfojë, se Shqipnia ka me përparue e lirë, e lulzueme…Ka me pasë Shqipni! Do të bahet Shqipnia. ( Cituar nga Frank Shkreli, sipas revistës “Afrimi”, viti II, maj 1924, Vlorë).

Tronditës ishte edhe ligjërimi i priftit katolik Lazër Shantoja, poet, prozator, intelektual i shquar, masakruar më1945 për vdekje ngaregjimikounist, kur bën krahasimin e Avni Rustemit me Bajram Currin:
“ E sot çka shef Avni Rustemi? Sot shef mbi vorrin e tij plakun e Kosovës, veteranin patriot, babën e e Shqiptarizmës, luftarin vigan,shkatrrojsin e esadizmës, sheh esksponentin ma të naltë e të pastër të racës sonë të vjetër. Sheh plakun qi tash tre vjet jeton në shoqni të bishave t’egra, mbi male e ndër shpella, i dënuem, i ndjekun porsi i rrezikshëm, porsi tradhëtor prej njerëzve, emnin e poshtër të të cilëve ia lidhë emnit të shejt t’atdheut vetëm intriga, tradhtia, despotima! Sot mbi vorrin e tij heroi djalosh shef heroin plak Bajram Currin. (Nga “Gazeta Shqiptare”,10 shkurt 2020).
është e çuditshme se si Eqrem Vlora, veptimtar politik, me kulturë të gjerë, që kishte shërbyer në poste më rëndësi në Perandorinë Osmane dhe më vonë ishte bashkuar me xhaxhanë e tij, Ismail Qemali në lëvizjen për pavarsinë e Shqipqrisë, i cili me shpalljen e saj ishtë e zgjedhur nënkryetar i Pleqësisë, që gjatë Luftës së Vlorës, (1920), ishte burgosur nga italianët pushtues të asaj periudhe, (sido që më pas ishte bërë nga përkrahësit kryesorë të mbështetjes së Italisë), që kishte qenë deputet i Vlorës në Asamblene Kushtetuese,(1924), që më pas kishte shërbyer ambasador i Shqipërisë në Londër dhe Athinë, sekretar në Ministrinë e Jashtme, deputet i Vlorës,(1937), por që kishte mbështetur pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, që kishte qenë dhe ministër i Jashtëm në qeverinë e Fiqiri Dines, (1944) dhe më tutje kishte emigruar në Itali dhe pastaj në Austri, që kishte botuar në atë vend kujtime me interes për historinë e Shqipërisë, (FESH, vëllimi 3, faqe 2899), në vëllimin e tij të parë me kujtime të të cilit , botuar edhe në shqip, (2001), shkruante si më poshtë me kaq urrejtje dhe përçmim për ceremoninë e varrimit madhështor të Avni Rustemit:
“…Një komedi e ngjashme ishte dhe ceremonia e nderimit para arkivoli t të hapur të Avni Rustemit në Spitalin Tiranës.Të gjtha ata që e quanin veten ‘‘popull’’ ‘dhe “demokratë”, kaluan përa arkvolit të këtij karagjozi kriminel, të cilin me doemos, donin ta ngrinin në piedestalin e heroit kombëtar dhe të martirit. Gjithë kjo shfaqje ndiqte vetëm një qëllim: të ngrinte peshë zemrat e njerëzve dhe nga trazira e përgjithshme, të fitonte kapital politik”.

E shoh krejt të tepërt dhe të panevojshme të komentoj këtë përcaktim absurd të Eqrem Libohovës, që e përfundoi jetën politike në shërbim të pushtuesit nazist,sepse këtë përcaktim e dërmojnë katërcipërisht vlerësimet e mësipërme të Fan Nolit, at Gjergj Fishtës, Lazër Shantojës, për Avni Rustemin, të cilët kishin po aq kulturë sa dhe ai, por kishin një gjë më të shtrenjtë se ai, atdhedashurinë dhe respektin për një veprimtar të shquar atdhetar si Avni Rustemi që, edhe ai, ndonëse kur u vra ishte vetëm 29 vjeç, nuk kishte kulturë të pakët…Kishte ndërprerë mësimet në Medresenë e Janinës, për t’u bashkur me çetën e #er#iz Topullit, më 1908, kur kishte qenë vetëm 13 vjeç, kishte ndjekur më pas Shkollën Normale të Elbasanit, (1909-1910), pastaj Kolegjin Francez të Lozanës, (1912-13), më 1914 kishte marrë pjesë në trupat vullnetare që kishin luftuar kundër andartëve grekë, kishte themeluar më vonë shoqërinë të rinjve vlonjatë ”Djalëria e Vlorës”, më 1918 kishte organizuar demonstratat e popullit t e Vlorës kundër pushtuesve italianë, kishte kryer kolegjin italo -arberësh të Shën Adrianit në Shën Mitër Koronë, (Itali), më 13 qershor të vitit 1920 kishte vrarë me atentat të bujshëm tradhtarin me damkë Esat Toptani, ishte deklaruar i pafajsëm nga gjykata franceze edhe nën trysninë e opinionit përparimtar franez dhe shqiptar, ishte liruar nga burgu, ishte kthyer në Shqipëri, ku kishte themeluar Federatën “Atdheu”, (Vlorë 1921), shoqërinë “Bashkimi”, (1922), kishte nisur studimet e larta për pedagogji në Universitetin e Romës dhe i kishte ndërprerë ato, sepse ishte zgjedhur, siç është përmendur më sipër ,deputet i I Asamblesë Kushtetuese i prefekturës së Kosovës, (krahina e Lumës dhe e Hasit), më 1923. (FESH, vëllimi 3, faqe 2269). Dhe nëse nuk kishte arritur të mbaronte studimet e larta, për arsyet e mësipërme, e kishte treguar kulturën e tij të gjerë me gjuhët e huaja që zotëronte, greqishten, turqishten, frengjishten dhe italishten, si dhe me shkrimet e botuara në ato vite në shtypin tonë. Ndaj epitetet tendencioze dhe dashakeqe të Eqrem Vlorës, që e cilëson Rustemin “karagjoz” dhe ”kriminel”, nuk e nderojnë aspak këtë figurë kontradiktore.

Por në faqet të disa mediave, në kryesisht në dhjetëvjeçarin e fundit, janë botuar shkrime, ku Avni Rustemi është cilësuar “vrasës me pagesë”. Dhe kjo, sepse pas atentatit vdekjeprurës kundër Esat pashës në Paris , autoritetet policore franceze i patën gjetur një shumë tepër e madhe parashë. Pra këto para, sipas artikullshkruesve, i ishin dhënë Rustemit si shpërblim i kryerjes me sukses të kësaj vrasjeje.

Ky hamendësim në shikimin e parë duket i logjikshëm, sepse shuma prej rreth 8000 frangave franceze që mbante me vete Rustemi, ishte tepër e madhe për një student, po të kemi parasysh se për të blerë një kostum të ri, sepse kostumi me të cilin kishte udhëtuar nga Shqipëria për në Paris, ishte i rëndomtë, atij iu desh të blente një kostum të ri ri që kushtonte 375 franga. Ndaj me të drejtë atij, qoftë në procesin hetimor ashtu dhe në atë gjyqsor, iu kërkua të shpjegonte nga ç’burim i kishin ardhur ato para. Dhe Avniu, i përgatitur për një pyetje të tillë, u kishte shpjeguar se, meqë po nisej për të vazhduar studimet në Itali dhe duke marrë parasysh vështirësitë e transportit dhe vonesat e postës, ai ka mundur të merrej vesh me qeverinë që bursa t’i jepej për gjashtë muaj menjëherë. Dhe kur edhe kjo nuk rezulton aq bindëse për organet hetimore, në një pyetje tjetër Avniu shton dhe një fakt që deri atëherë e kishte mbajtur në heshtje dhe të cilin askush në ato kushte nuk ishte në gjendje ta verifikonte: Pjesën tjetër të të hollave, -thotë Avniu, – e kam marrë nga i vëllai, Fejzoja, i cili qe kthyer nga Amerika në mars të vitit 1920. Avniu ka vajtur në Napoli për ta takuar, duke i kërkuar ta ndihmonte për udhëtimin e tij në Paris. Hetuesit francezë, të cilët shikonin edhe në shumën e mësipërme ‘një corpus deliicti ’, ishin shtrënguar të ngrinin supet”. ( Jusuf Alibali, ‘Avni Rustemi para organeve hetimore franceze ’, ‘Studime historike’, nr 2, 1964).

Por në një letër që Mustafa Kruja, veprimtar politik, studiues dhe gjatë viteve të pushtimit fashist kryeministër i Shqipërisë, i drejton At Paulin Markgjokajt në ato vite, (“Revista “Albanica”, Prishtinë, faqe 91,2010), shkruan:”Avniu donte me shkue në Paris,e kishte damë vet me veti. Por ishte i papapasun e s’kishte pare, as për shpenzime rruge a për banim etj., deri sa të vinte ora e gjestit që kishte damë me krye. I sillet një shoqi që shpresonte se mund ta ndihmonte. Por as ky s’paska pasun, a për nji arsye tjetër, s’e di, e paska vojt e ia ka kallzue punën mikut të vet politik në të kohë, ministrit të Mbrendshëm, Ahmet Zogut. Ky pa tjetër epka aty për aty 4000, s’dij, lira a franga franceze…”. Por kjo tezë nuk gjen afirmim. Dhe si pasojë mbetet të pranohet se shumën e parave ia ka dhënë Rustemit, qeveria e Tiranës. E porsadalë nga Kongresi i Lushnjës , (janar 1920) dhe kryesuar nga Sulejman Delvina, ashtu si opinioni publik shqiptar, ajo ishte e interesuar që Est Pashë Toptani, i cili në Konferencën e Paqes në Versajë e mbante veten si kryeministër i Shqipërisë, të eleminohej fizikisht.

Të vazhdojmë tani pësëri me tezen se Avni Rustemi ishte “vrasës me pagesë”.

Së pari, duhet shpjeguar se ai mund ta kryente atentatin edhe me ndihmën e ndonjë ose disa mërgimtarëve që jetonin dhe punonin në Francë. Nuk ishte e pamundur që të tillë mërgimtarë të gjenin një makinë, në të cilën pas atentatit, Avniu të futej në të e bashkë me ta të zhdukej e të humbte gjurmët në Parisin gjigand, ku atëherë jetonin rreth 5 milionë banorë. Mirëpo ai nuk pati në ndihmë askënd, qëlloi, vrau një tradhtar, i bindur se do të kallej në burg, por edhe do të dënohej me vdekje, sado që do të mbrohej me argumentin e vrasjes pa paramendim të një tradhtari shumë të rrezikshëm ndaj fateve të atdheut. Dhe kishte një arsye tepër objektive që veproi në këtë mënyrë, sepse plani që kiste ndërmarrë , ishte që pasi të vriste Est pashën, të qëndronte, të kapej nga policia, të hetohej dhe në procesin gjyqsor, siç ndodhi në fakt, të demaskonte figurën e urryer të Toptanit, duke pasur përballë, deri në çastin kur u lirua nga burgu, aktakuzën e vrasjes me paramendim dhe dënimin me vdekje, siç kam argumentuar edhe unë në romanin “ Atentat në Paris”, ( 1978, ribotim 2010) dhe siç dëshmohet dhe në dramën ‘Dy krisma në Paris’, të autorëve Sh. Mita dhe P.Kulla, bazuar në motivet e romanit të mësiprm.

Sikur ta kryente atentatin në bashkëpunim me shqiptarë të tjerë, kishte shumë gjasa të zbulohej, sepse kur një të fshehtë e dinë dy vetë, ajo nuk është më e fshehtë.

Një akt të tillë heroik, mund ta bëjë vetëm një njeri që nuk njeh vdekjen. E kanë bërë këtë akt me hara-kiri besnikët fanatikë të perandorit japonez gjatë Luftës së Dytë Botërore. E kanë bërë dhe e bëjnë sot edhe fondamentalistët islamikë, por për qëllime terroriste. Kurse Rustemi, e kreu atë për hir të atdheut.

Duke vazhduar gjithnjë me tezën e mësiprme, harrohet një element shumë i rëndësishëm.

Avniu, vërtet shkoi në Paris në fund të majit të vitit 1920, për të vrarë Esat pashën, por atij iu deshën dy javë që të gjente çastin e duhur për ta kryer këtë atentat shumë të guximshëm. Mirëpo në rrethana të tjera, atij ndoshta do t’i duhej edhe më shumë kohë, do t’i duhej të paguante shuma të tjera parash për hotelet, restorantet, pra ai nuk mund të dinte me saktësi çastin për të kryer atentatin.

Këtë element thelbësor e harrojnë ata që akuzojnë Rustemin “vrasës me pagesë”. Harrojnë dhe diçka tjetër, po aq thelbësore. Një vrasës me pagesë nuk do të bënte atë që bëri Rustemi në çastin që vrau Est pashën në mes të ditës, por si i tillë do ta bënte gjatë një mbrëmjeje ose gjatë natës, që të humbte gjurmët dhe pastaj të merrte shpërblimin për këtë vrasje, siç ndodh zakonisht në të tilla raste. Së fundi, të pranojmë se Rustemi është vrasës me pagesë. Por kut do t’i merrte paratë, kur në aktakuzë kërkohej “dënim me vdekje pë vrasje me paramendim”?

Për t’u bindur, le të krahasojmë atentatin e Avniut për vrasjen e Esat pashës, me vrasjen e tij nga Isuf Reçi. E përsëris, Avniu i del përballë atij, shtie vetëm dy herë në gjoksin e tij, sepse arma i ngec dhe nuk lëviz, qëndron në vend dhe pret të vijë policia dhe ta kallë në burg. Argumenton me qetësi dhe me një frengjishte të përkryer, që i habit gjykatësit, se ç’e shtyri të vriste Esat pashën – ishte dëshira e shqiptarëve që të zhdukte atë që kishte kryer kaq mizori në Shqipëri dhe që në Konferencën e Paqes, e cila në atë kohë po zhvillohej në Versajë, e hiqte veten si i pari i Shqipërisë dhe kurdiste plane me vendet fqinje për një copëtim tjetër të saj.

Isuf Reçi vepron ndryshe. Edhe ai gjurmon hap pas hapi Avniun, e ndjek, i afrohet, por nuk shtie përballë tij, se ka frikë, ndaj shtie në pabesi pas shpine, nuk qëndron në vend si Avniu, por ia mbath me të katra, nga sytë këmbët dhe humbet gjurmët. Pastaj, natyrish, ta pret mendja, shpërblehet nga ata që e kanë urdhëruar të bëjë këtë vrasje, sejmenët e Ahmet Zogut. Ja pra, ky është vrasës me pagesë, i cili gjatë Luftës Nac.#l. gjeti vdekjen nga plumbat partizanë, si hakmarrje e aktit të urryer ndaj Avni Rustemit.

MATILDA, NJË VAJZË E KOHËS SË RINISË SONË- Fragmente proze nga PETRO MEJDI

( Shkruar në vitin 2018 )
( Fragmente nga proza me të njejtin titull.)
( një kapitull pa emër, një epilog dhe 24 kapituj, sa shkronja ka alfabeti me të cilin janë shkruar dy eposet homerike)
Çdo ngjashmëri me njerëz dhe ngjarje është krejt e rastit.
Kapitull pa emër
Ne i takojmë brezit të lëvizjeve revolucionare, brezit të shamisë së aksionit, të hekurudhave dhe brezareve, të zborit ushtarak të kohës së Pleniumit të Katërt, të kohës së ndalimit të këngës “Kafe Flora burra plot ” , të ndalimit të pikturës së Edi Hilës ” Mbjellja e pemëve” dhe ” Epika e yjeve të mëngjesit ” e Edison Gjergos. Ne që ishim larg Tiranës, nuk arritëm të mësojmë kërcimin e valles “Alba”, na kanë mbetur vetëm disa imazhe të zbehta, aq sa mund të mbahen mënd duke e parë në dy – tre vallzime të saj në televizor.
Heronjtë e kësaj proze janë njerëz të atij brezi. Ju që i jetuat ato vite do të gjeni diçka nga vetja. Ajo kohë kishte një karakteristikë: Kudo që të jetoje, jeta kishte shumë ngjashmëri, shumë përjetime të njëjta. Në krijimin e personazheve të kësaj proze është vënë në jetë ajo që thotë Gorki në “Këshilla shkrimtarëve të rinj “, ” Kur dua të krijoj figurën e një furxhiu unë studioj 20- 30 furxhinj.” Kështu ndodh dhe me personazhet e mi , sidomos me heroinën, Matildën. Mos u mundoni që asaj t’i vini një emër real, emrin e një vajzë që kini njohur në rininë tuaj. Ajo do t’ ju ndihmojë vetëm që të skiconi atë vajzë të rinisë tuaj, do t’ ju sjellë pranë vetëm diçka nga ajo. Që do të gjeni diçka të përbashkët, nuk do të thotë se është pikërisht ajo.
epilog
(Një takim pas 20 vjetësh i katër personazheve që lidhen me jetën e Matildes në rini)
Qyteti ynë jugor, pas revolucionit paqësor e kishte humbur romantikën e vet. Tani mbizotëronte ngjyra gri e gurit dhe e çative .Dikur , po të të dilte përpara ndonjë qen a gjarpër , nuk gjeje dot gurë për t’ i goditur .Paradoksale kjo për një qytet të mbretërisë së gurit .Ata ishin larg , duhej t’i ngjiteshe një rrëzome që të gjeje një gur .E dhe pse bëje atë ritin e përjetshëm që bën njeriu në rast reziku , atë përkuljen e nxituar, të shoqëruar me britma , gur nuk gjeje në rrugë,se kalldremet ishin bërë në epokën e para korrupsionit .Ata nuk shkuleshin .Tani gurët i shkulje kollaj .As njerëz nuk gjeje , ” Kishin marrë rrugën për Janinë” , një qytet aq lidhur deri në fund të luftës së madhe me qytetin e Jugut .As qentë nuk dalin tani deri në Qafë të Pazarit.Ka më shumë restorante , por qënër të rrallë.Ata që ishin ikën nga kjo jetë nga marazi i vetmisë , të zotët kishin ikur .Tani , disa , sidomos zonjat, mbanin qënër të vegjël , flenë me ta në krevat , bile i puthin dhe në buzë .
Emri i tij , i qytetit , përmëndej qindra herë në ditë , me gojë dhe me shkrim.Dhe kjo në saje të Udhëheqësit . Por dhe ai kishte vite që kishte ikur .Dikur, e dhe ne qytetarët e tij, merrnim diçka nga emri i tij .
Atë verë kisha ardhur në qytetin e gurtë pas gati dhjetë vjetësh .Vetëm,pa gruan .Dhe me dorë të na kishte mbledhur dikush , nuk do të ishim bërë të gjithë bashkë heronjtë e kësaj historie .Në fakt nuk shkuam në të njejtën kohë te turizmi .Në fillim shkuam unë dhe letrari , më vonë, në një tavolinë tjetër , gjeometri me mundësin .Kur e kuptuam se ishim të njohur , u mblodhëm në tavolinën tonë .Nga ai kënd kontrollonim gjithë sheshin e Çerçizit .Edhe pse e dinim që Matilda ishte martuar larg, shpresonim në një rastësi .( Nuk mundi që të përballonte ata dhetra sy që e shikonin si të babëzitur në fshat dhe kur rrallë zbriste në qytet , më shpesh në P , në qytetin në brigjet e Lumit të Madh , kapërcente malin me nënën .Shkonin për të gjetur basma për pajën e Matildës .Kishin një të afërm që punonte në tregëti .Matilda sa herë që shkonin në magazinën e tij, ulte sytë dhe i bënte noima dedes që të iknin . Ajo vendosi të martohej me atë që i shkruante letra kur ishte në shkollën e mesme .Diçka kisha kuptuar kur letrari, i cili merrte gazetat dhe letrat e shkollës, i kishte sjellë disa herë letra .E pyeta larg e larg dhe më tha se i vinin nga një emër vajze nga një qytet muze . Në filim menduan që të kapërcenin malin , diku në një pllajë do t’a priste ai dhe , gati të përqafuar do të shkonin deri në fshatin buzë Lumit të Madh .Kjo ngjante si në filmat dhe romanet e hershëm .Si e menduan mirë , e braktisën këtë rrëmbim , i cili iu duk si primitiv .Shfrytëzuan rastin e një eskursioni të rinisë së fshatit në qytet .Ai e priti diku dhe me një makinë të rastit ikën .)
Thuajse të gjithë hidhnim, vjedhurazi nga njeri – tjetri , vështrimin nga asfalti gri, i cili , vënde vënde ishte me gropa dhe ai ” budup” i gomave të zgjonte nga përgjumja, se mos kushedi shfaqej silueta e trupit të saj sportiv .Të gjithë e dinim se ajo nuk kishte shkuar në kurbet .Ishte bërë sipërmarrëse .Shkonte deri në Kinë për të marrë mallra me shumicë .Të ligjtë e dhe për këtë e morrën nëpër gojë .Tek ata kishte ndodhur si në atë fabulën me dhelprën dhe rrushtë .
Dikush futi pak kokën tek dera e kafenesë, siç bëjmë kur kërkojmë dikë .Gjeometri, na hodhi nga një vështrim të shpejt të gjithëve, sikur donte që të na merrte leje për diçka , dhe pa pritur ndonjë pohim tonin, i’a bëri me dorë atij burri plak .Ai erdhi , na salutoi të gjithëve dhe u ul.Pas pak të gjithë e njohëm burrin .Ishte Z.Z .Pak i çuditëshëm ky përkim, kjo koiçidencë .
Heshtjen e theu gjeometri nga fshati L .—Aq budallenj ju djemtë e maturës së Matildës , si nuk doli një i qënë nga ju , por e latë Tildën që t’ua marrë tjetri nga anë e anës .Dhe ishit 4 matura !Ne qeshëm me gjeometrin, i cili kishte imituar një batutë të Jovan Bregut . (Mua nuk më pëlqeu ky intimitet i gjeometrit nga fshati L , që Matildën e quajti Tilda .M’ u kujtua: ” Ç’ të ketë bërë vallë prifti me të venë e kolonel Z ?! ” E mbaja mënd nga romani i Kadaresë , ” Gjenerali i ushtrisë së vdekur ” , të vetmin roman që e kisha çuar deri në fund .) Dhe pastaj rramë në mendime .Z.Z, si hodhi vështrimin nga ish mundësi dhe unë , uli kokën .–Ndoshta ka brenga , ndoshta është një pendesë për ato që i kishte punuar Tildës ,mendova . Atëhere kur kishte pushtet të madh .Dhe pa dashur imitova gjeometrin .Ç’ ishte vallë kjo ?! Ç’ forcë e brëndëshme e shpirtrave tanë na bënte që të ndiheshim mirë duke u përkëdhelur me emrin e saj ?! .A thua ajo kujtonte ndonjërin nga ne ?!Ndoshta .Thonë që i ligu kujtohet më shumë se i miri .Dhe lehtësonim dhimbjen tonë: –Je në vete , Matilda , ishte shumë këmbëngulëse në ato që thoshte dhe vendoste .Nuk kthente mendim, sikur malet të shembeshin .Kishte një karakter burrëror .
–Po ç’ them dhe unë , foli përsëri ish gjeometri nga L, asnjë nga ju nuk e meritonte Tildën .Ajo ishte një vajzë legjendare , ndaj dhe kujtohet si një legjendë në qytetin tonë .Z.na hodhi nga një vështrim , si dikur , dinak, si për të kuptuar nëse ato fjalë ishin për të .
Të gjithë mendonim për Matildën, kujtonim ato histori që kishin ngjarë para dyzet vjetësh .Të katër ne , kush më shumë e kush më pak, kishim ndikuar në zbërthimin e karakterit të Tildës , u lidhëm pa dashje me fatin e saj , sidomos Z .që e luftoi me gjithë forcën e shpirtit të keq .Të gjithë që ishim në atë tavolinë kishim humbur diçka të bukur të moshës së rinisë sonë .Diçka që nuk ka kohë që ta shërojë .Ne të katër , ashtu si dhe Matilda , ishim krijesa njerëzore të të njëjtit sistem.
24 këngë për Matildën
-1-
Kishim gati 43 vjet pa u parë.Nuk mund të them se e kisha haruar krejt, jo, ajo ishte gjithmonë brënda meje,shtati, fytyra e bukur dhe sidomos e qeshura e saj gjithë potere , si një gurgullimë ujvare, të cilën kur e kujtoja , më dukej sikur e dëgjoja vërtet, hynte si pa dashur dhe pa pritur në jetën time, në mendimet e mia .Sidomos pas një kohe kur marrdhëniet e mia me gruan u ftohën , pa e kuptuar psenë dhe arsyet, e kujtoja më shpesh.Ndoshta mania ime për t’u pasuruar menjëherë këtu ku u vendosëm, pranë Polit të Veriut, pranë Groenlandës, mendimi tek ajo më zbukuronte grinë e këtij qielli dhe ngrihte tokën e akullt .Dhe nga kjo mani u katandisëm më të varfër seç erdhëm nga Shqipëria.Luajta me pasuri të tundëshme e të patundëshme , në bursë e piramida, me dyqane dhe kudo humba.Dhe nuk mjaftuan gjithë këto , më morën dhe shtëpinë në qytet, me marifete.Më vinin si një jehonë e largët në vesh fjalët e fundit të saj: –Ti do bëhesh një dështak i pa ndreqshëm në jetë, i merr gjërat serioze me shumë mëndjelehtësi .–Mbete kalama , mor i zi –më tha një ditë tjetër .Dhe atë ” mor i zi” e tha gjithë përçmim , së bashku me një fije mëshire .Nuk munda ta kuptoj asnjëherë, se pse ajo më studionte, më ndiqte në të gjitha thëniet dhe veprimet e mia A thua kishte ndjerë diçka për mua, dhe pasi më njohu ,iu duka shumë i vogël dhe i padenjë për të. Më mbeti në mëndje një e thënë e saj , e cila më shumë ngjan me një këshillë:–Ti mbete adoloshent i përjetshëm , or çun!
-2-
Ndoshta e dhe kjo e parë mund të mos quhet e tillë, nuk u pamë nga afër , por në atë shiritin me emra që nxjerr fb.Kishte disa javë që në atë shirit filmi kalonte dhe një fotografi me një çift.Gruaja më këmbë , me njerën dorë mbi supin e një burri të ulur në karrike. Të dy me një buzëqeshje, e cila ua zbukuronte më shumë fytyrën, sidomos atë të gruas. Kur vura re buzëqeshjen e burrit , një buzëqeshje që tregonte lumturi dhe krenari pse gjendej pranë një gruaje të tillë ,pa dashje thashë me zë :–Pse të mos jesh i gëzuar or mik , me atë Afrodhiti të lashtë që ke në krah!Në se mund ta shkëputje gruan veçan , me fantazi, dilte një kartolinë e bukur , si të dikurshmet.Unë për ditë të tëra shikoja me indiferentizëm sa herë që kishte rradhën të kalonte në shirit ajo pamje .
Ajo që më ngatëroi për mosnjohjen ishte mbiemri, Krasta, një mbiemër i padëgjuar nga anët tona.Fotografia , sa herë që e shikoja zbuloja karakteristikat e çiftit një fotografi ku binte në sy trupi i gjatë, flokët e zinj kaçurrele dhe sidomos buzëqeshja dhe më shumë emri i plotë Matilda ( Ne për katër vjet ishim mësuar me emrin e shkurtër, Tilda .)Me atë shkurtesë që e thërisnin dhe në fshatin e saj, të cilën e dëgjuam dhe nga goja e së ëmës . Në fakt diçka nuk shkonte , kur këtë emër evropian e dëgjoje nga goja e një fshatareje të thjeshtë. Siç mësuam më vonë , këtë emër të rrallë në anët tona , ia kishte vënë i ati , i cili kishte qënë kurbetlli , në një shtet, ku ky emër është i shpeshtë .Ajo kur po ndahej me të ato ditë të fund gushtit , kur e la në konvikt, la dhe këshillat e saj .–Po ju dorëzoj një thellezë mali, i kishte thënë ajo drejtorit, dhe të tilla i duam dhe pas katër vjetësh vajzat, të gjitha, jo vetëm timen.
tre
Kishte ardhur përsëri nga fundi i shtatorit për ta parë .I kishte sjellë thana , lajthi dhe kaçka,( siç u thoshte më vonë Matilda arrave, )me gjithë mbëshjellësen e gjelbërt, pak të vyshkur e të çarë .Ndoshta donte që ta emociononte me ato ngjyra , t’ i kujtonte kur i mblidhte vetë . I kishte mbledhur andej nga fshati i tyre malor, atje kishte shumë thana , arra dhe lajthi.Sa të dilje nga fshati, në fushën përtej rezervuarit ,ishte një pyll me shkurre, shumica lajthi , thana dhe arra .Ata që i mblidhnin shkonin thellë në pyll,pasi në krah të tij ishte xhadeja dhe kur kalonte koriera , makinat e kooperativës ,apo të SMT-së , veç zërave dhe vështrimeve të udhëtarëve , ngrihej dhe pluhuri i bardhë. Nga fshat malor jam dhe unë, por ne kemi gështenja. Kur e merrte malli , ajo kthente kokën nga mali përballë, në lindje të qytetit ,prapa atij mali faqja e të cilit pritej nga thellimet, thua se i kishin prerë me dorë,si djathin e napës kur e zbulonim në tepsi , ishte fshati i Matildës .Në çdo pllajë të malit kishin shkruar nga një shkronjë të madhe, që të gjitha bashkë përbënin emrin e udhëheqësit.Një poet i gjimnazit, lart , mbi shkollën tonë ,kishte bërë një poezi ,të cilën mësuesi i letërsisë na e dha si tëmë hartimi.Hartimin tim ma bëri ai shoku që merrej me shkrime.Atij i luteshin disa vajza , por ajo kurrë .Ndërsa unë i hidhja sytë nga jugu, andej nga vinin autobuzat nga Tirana , për të fantazuar, se ku pikërisht binte fshati im. Plaka, shumë më e shkurtër se Tilda , me siguri që ishte më e re nga ç’ tregonte me ato rrobat e zeza , ashtu siç visheshin më anët e saj , i tha me zë të lartë:– Mos u mërzit Tilda, do të vijnë motrat të të shohin shpesh.Kjo na hoqi mërzinë dhe mallin e dhe neve që e dëgjuam.
-4-
Kur një ditë e pashë më me kujdes atë shirit me fotot që vinin rradhë , kisha vënë syzet, e kuptova që ishte Tilda .Ndoshta ajo e ka parë e para emrin tim , por ashtu krenare dhe kapriçoze siç ishte, do ta kishte të vështirë që të bënte hapa mbrapsh , për të marrë një vendim në kundërshtim me karakterin e saj , i cili të kujtonte më shumë një karakter me vendosmëri të një burri të pjekur sesa të një vajzeje të re dhe të më kërkonte ajo e para miqësi .Si do të ishte vallë jeta e të dyve po të ishim martuar ?! Do të ishim të lumtur ?! Ndoshta!Si u binda se cila ishte ajo gruaja në fotografi , m’ u kujtua ky dialog i bërë atë ditë, kur mundohesha që ta bindja.–Ti nuk vendos nga që më quajnë Efraim , i them.Ajo më pa në sy dhe me një zë të zëmëruar më tha:– Ç’ janë këto që thua or çun, ç’ hyn emri këtu?!E dhe Andrea të të quanin ,unë njëlloj do të mendoja për ty .–Do jetosh si zonjë me mua. Jam djalë i vetëm.–Ndaj dhe je kështu i përkëdhelur, përtac dhe egoist.Jo mor çun , unë kam tjetër mendim se si duhet të jetë ai që do kaloj jetën me të .
-5-
Hera e fundit që kërcyem ishte në mbrëmjen e lamtumirës në shkollën e mesme.Nuk arrita që ta ftoj në vallëzimin e fundit, nga njëra anë ngathësia ime për të vrapuar , pesë metra largësi ishin nga kahet ku kishim zënë vënd, por pas urdhërit ” fuqinë e kanë meshkujt”, duhej të startoje i pari , dhe duhet të ishe dhe pak balerin që t’ u shmangeshe përplasjeve, unë vija pak i mbushur , se të gjithë tek ajo e kishin synymin .Kur ma merrte dikush tjetër më parë në vallzim ,unë dilja në koridor.Kjo më kujtonte vargun e një këngë të bukur të atyre viteve ” Në atletikë unë i pari , por për tek ty arrij në fund .” E bëja këtë sidomos kur ajo kërcente me Jovanin , një minoritar nga fshatrat e luginës ,simpatik dhe gjithmonë i veshur bukur.–I vijnë dollarë nga Amerika , na tha dikush nga anët e tij .Jovani ishte një klasë më të ulët, dhe nuk e kuptuam kurrë, se si arrinte që të futej në mbrëmjet tona .Ai mbasditen e mbrëmjes merrej për shumë kohë me pamjen dhe veshjen e tij.Meraku i tij ishin këpucët dhe flokët .Që të dyja shkëlqenin nën dritën elektrike .Ai se si e përvishte kështu me krahë, e afronte shumë, rrotullohej qëllimisht shpejt dhe unë shikoja se si gjinjtë e saj godisnin mbi gjoksin e Jovanit . Më vinte që të ngrihesha dhe t’i tregoja këtij mistreci të përkëdhelur , se si duhet ta mbante dorën .Ai e mbante në atë mënyrë që dora t’i prekte pak nga gjoksi. Megjithëse ajo e vështronte rreptë, ai bënte sikur nuk e vinte re.Në të tilla raste duhej gjakftohtësi dhe pjekuri për të mos bërë skandal, si përshëmbull të linte kërcimin në mes, ishte më keq.Nuk dilja në korridor vetëm kur ajo kërcente me një shok të shkurtër, lexonte libra , por nga jeta nuk kuptonte fare.Bile e ftonte ajo, se ai merhumi nuk e merrte mundimin të ngrihej.Ah të më ftonte mua kur kishin fuqinë damat , do të bëheshin dy vallzimet e asaj mbrëmjeje .Kështu vepronte ajo dhe me një piçiruk të klasave më të ulta, ajo e detyroi që të ngrihej të vallzonte për herë të parë. Këtë vallzim e shoqëronte melodia e këngës ” Bardhësi”.Kur e gjente në koridor ose në mëncë e përqafonte .Ndoshta dikë i kujtonte nga të vetët.Ajo ftonte shpesh shokun e bangës , bile kur kishin fuqinë vajzat turrej drejt e tek ai .Ishte e sigurt se dhe në këtë rast nuk e keqkuptonte askush, as drejtori dhe sidomos nëndrejtori, Z.Z ( e quanin Zija Ziu , por ne i thërrisnin midis nesh ZZ, duke e bërë zërin si zhuzhun )i cili kishte më shumë pushtet në shkollë, kishte miq nga komitetet, dhe fiksonte në mëndje , se cili ose cila kërcenin më shpesh dhe me kë dhe pastaj shtronte planet se si do ta pengonte e shkatëronte këtë idil të ri, sipas tij.Nën zë të gjithë pëshpërisnin se nëndrejtori i bënte yzmet vetes, dhe nuk donte që të ndërhynte kush në fushën e tij. Kur donte ndonjë herë që të shkonte tek posta në mbremje vonë , Tilda merrte atë piçirukun .Ah, që nuk më merr mua, pshërëtija. Nuk kishte dhe faj , ashtu si e vështroja unë, e kisha tmerruar. Kishte frikë se mos i hidhesha dhe e puthja në errësirë.Ajo e dinte që unë e simpatizoja.
-6-
Më kishte ikur inati i asaj dite kur më turpëroi para klasës në kalimin e tarabës, dhe tani ai inat ishte kthyer në simpati, sidomos në mbremjen e fundit, e shikoja me një vështrim të përqëndruar, haroja se mund të më ndiqnin sytë e shokëve të klasës, në një çast u kryqëzuan vështrimet e të treve, i imi, i asaj dhe i nëndrejtorit.Punë e madhe , i thashë vetes, nuk ka ç’ të më bëjë më , boll më ka ruajtur për katër vjet, nesër i them lamtumirë dhe aq( Nuk arriti të më përjashtojë ,siç bëri me Sotirin , atë djaloshin simpatik nga fshatrat përballë qytetit) Ajo , pasi më hodhi një vështrim të egër, diçka mërmëriti , dallova nga formimi i buzëve tingullin ” g” , pra më kishte thënë ” gomar”.E thoshte pa të keq këtë fjalë.Dhe kishte të drejtë .Unë nuk ia shqitja sytë. — Ti Matilda , i tha një ditë ai letrari , e përdor si eufemizëm këtë fjalën gomar.Ajo ,nga që nuk e kuptoi atë fjalën e huaj , nuk e kundërshtoi .
-7-
M’ u kujtua ajo ditë kur po ngjiteshim të dy në të përpjetën e taracuar të shkollës, anash kishin çelur qershitë.Ato i kishin mbjellë nxënës të maturave para nesh.Ishte në kohën e hapjes së tokave të reja. Që kur një herë në shkollë erdhi sekretari i parë dhe lavdëroi atë plantacion të vogël me pemë ,nëndrejtor Zija Ziu na e përmëndëte shpesh, se kjo ishte një ide e tij .Pse të shkonim në Jonufër , krenohej Zijai, ( Kishte aq fuqi sa të kthente klasën nga një aksion kombëtar.)Jemi në prag të Festivalit , u ishte justifikuar atyre të të komitetit.Bëjmë një taracim vetë , dhe zbukurojmë dhe shkollën dhe qytetin.Fitojmë dhe qershitë për reçel.A nuk thotë parrulla ” Me forcat tona ?!” –Pika që s’të bie ,i tha një ditë Rina, ajo vajza e gjatë , me një zë të ulët , vajza që dinte të përdorte bukur ironinë dhe sarkazmën , sikur ke projektuar Jonufrën dhe Lukovën mburresh!
-8-
Pra ishte pranvera e fundit që do të ishim bashkë, kur i goditur si me korent nga pamja e saj, nga ajo bluza e bardhë , që kur ulej për të këputur ndonjë fije bari, i zbulohej ai gjoks i bardhë, i plotë , unë bëra një marrëzi, i ngula vështimin në atë vënd.Ajo e hutuar nga këto marrëzi të miat , më thotë me një zë të vendosur: –Pa më thuaj ç’do?!–Ti të dua ,i thashë gjithë seriozitet .Më hodhi një vështrim të ashpër , dhe psherëtiu .”,Ç’ më ka gjetur mua të shkretën me këtë budalla ” , dukej sikur thoshte kjo psherëtimë .Ishte një shënjë se po largonte zëmërimin në atë formë , se ndryshe nuk i dihej se ç’ mund të bënte mbi mua.Dhe ia dha vrapit.Po të ishte e veshur me ndonjë fund të shkurtër , ashtu si i hidhte hapat , dhe falë lartësisë së taracave do të shikoja diçka më shumë nga këmbët e saj të gjata. I kisha parë në orën e fiskulturës , por nuk më bënë dhe shumë përshtypje.Një ditë po.Po ngjitnim shkallët e katit të parë , ajo ishte veshur me një fund pak mbi gju, dhe ashtu e shkathët dhe e shpejtë siç ishte , vrapoi duke kapërcyer shkallët , ndoshta me mendimin se duke vrapuar nuk do të mund të shikonim asgjë ne që vinim pas saj, djem dhe vajza. Era që krijohej nga vrulli i ngritjes ngrinte lart cepat e fundit .Ajo e kuptoi dhe i mbante anët me duar.I çuditshëm njeriu , e dhe ajo pak bardhësi na emocionoi , më shumë se në orën e fizkulturës , edhe pse i shikonim vajzat me palaçeta nuk na emocionin aq sa kur zbulohej papritur diçka nga pakujdesia e tyre, kur uleshin, ose ecnin . ( E dhe në plazh na emociononte vetëm fillimi i zhveshjes së vajzave , se, pasi hidhin fundin dhe bluzën , për ne emocionet kishin mbaruar .) –Në trupin e Matildes, kishte thënë një skulptor i ri i qytetit, e kishte parë kur erdhi për të vendosur bustin e heroit, emrin e të cilit mbante shkolla jonë, ka vënë dorë dhe Praksiteli, skulptori i lashtë grek.Këmbët dhe trupi i Matildes vertetojnë atë që themi ne skulptorët: –Skulptura është një harmoni e përsosur e përmasave .Kur vonë në mbrëmje u shtrimë për të fjetur në krevatet tip ushtari, dikush, pa përmëndur emrin e Matildes , bëri një shaka dhe ne qeshëm .–“Të pafsha në ëndërr ! “
-9-
Po sikur të shkojë e t’ i ankohet drejtorit, që i thashë ” Ty të dua !,,” Gjithë atë pasdite e kalova me frikë .Nuk më rrihej në një vënd.Dola në korridor se mos kalonte ajo, dhe do ta kuptoja në ishte zëmëruar apo jo, nga vështrimi i saj.Dhe vërtet pas pak e pashë kur po zbriste shkallët e katit të dytë, aty ishte dhoma e tyre e gjumit, po zbriste e gëzuar, këtë përshtypje me dha fakti se i kapërcente shkallët dhe njerën dorë e mbështeste mbi pjesën e pjerët si të rrumbullaktë të murit të shkallës dhe rrëshqiste me pëllëmbën shaluar në të bardhën e murit.Kjo është e gëzuar , i thashë vetes , ndërsa unë po vdes nga frika.
-10-
Nga magnetofoni i madh ,sa një valixhe ,po dilnin tingujt e një këngë ritmike të cilën e fishkëlleja shpesh, kështu që e dija se kur mbaronte dhe hyra në sallë.Pasi u ula, vështrimet tona u kryqëzuan.Sytë e saj më dhanë të kuptoj se i vinte keq që nuk kisha nxituar pak më shumë.I bëra me shënjë , duke kthyer gishtin tregues për nga vetja, pra të më merrte mua vallzimin tjetër, pasi tani fuqinë do ta kishin femrat.Me dëgjimin e tingujve të parë ajo u ngrit dhe më ftoi në vallzim.Pas pak çiftet u shtuan, kjo e vështirësonte nëndrejtorin që të na ndiqte në vallzim dhe nga buzët dhe mimika të kuptonte se për se flisnim.Unë e dija që nëndrejtori na ndiqte dhe kur duke vallëzuar gjendeshim të zbuluar nga çiftet e tjera ose përballë tij , unë ngrija zërin, bëja morfazma të tilla dhe thoshja fjalë pa kuptim.Pastaj na mbulonin çiftet.Pas pak nëndrejtori doli.Unë e afrova më shumë pranë vetes , gjunjët më hynin midis këmbëve të saj , lart tek kofshët,me njerën dorë i shtrëngoja mesin.Ajo më pa dhe tha duke afruar kokën tek veshi im: ,–Mos , na shohin!Nuk tha ndonjë nga ato fjalët e saj,ky ndryshim në fjalorin e saj më dha guxim.
–Siç duken bathët ,( një shprehje e krahinës së saj kjo) ti nuk do të shkosh në universitet, ata që i kanë në dorë këto punë nuk do të të ndihmojnë, bile do të të prishin punë, ti u ke qëndruar larg, dhe bravo të qoftë.E mban mënd atë fjalën që të thashë kur në pranverë ngjiteshim tek taracat?!.Ajo më buzëqeshi , një buzëqeshje që dallohej vetëm nga afër, se më shumë se me buzë ,ajo qeshi me sy.Më hodhi një vështrim anash .Unë kujtova se do të thoshte se jam dhe vesh llapush.Ç’është e vërteta pas qethjes veshët dukeshin goxha të mëdhenj .Klima politike nga fillimi i pranverës kishte ndryshuar.Nisën të na vinin shpesh në shkollë instruktorë të Rinisë dhe na mbytën me mbledhje.Na dhanë afat për t’ u qethur dhe hequr favoritet, pantallonat kauboj dhe rrypat e gjërë me tokëz, vajzave u thanë për të hequr minifundet dhe dekoldetë.Filluan fletërrufetë ndaj atyre që nuk i kishin zbatuar porositë.
Flamurin e mbante Z.Z.Matilda për çudi , e dhe pse kishte trup të bukur , nuk e ndiqte modën.Shpëtuam dhe nga vizitorët qafleshë dhe ushtarët e Korpusit në të dalë të qytetit.Vijnë për të parë Matildën , thoshin intrigantët.Këtu kishte dhe një të vërtetë.Matilda kishte shumë simpatizantë, pa patur faj për këtë dyndje.
–Ti je budalla mor djalë , pa le që je dhe më i shkurtër , më tha ajo si përgjigje se edhe po të mos shkonte në universitet nuk do të martohej me mua .
E vështrova nga koka gjer tek këmbët, u bëra gati që t’ i afrohesha dhe të mateshim.–Ej, u çmënde?!–Pak , as 2 cm. nuk ma kalon.Do dobësohem , i thashë,do merrem me basket, ti nuk do mbathësh këpucë me taka.I thashë me aq vendosmëri dhe seriozisht këto, sa që ajo bashkë me një buzëqeshje ironike tha:– Jo po do sharrojmë këmbët tani, shaka të bukura po na bën.Në fakt isha gazmori i klasës dhe ajo shpesh qeshte me të thënat e mia.Por nganjëherë e teproja dhe shakatë e mija, ishin shumë pa kripë.Kishte një të qeshur thua se po niste vërshimin një përrua malor në kohën e shkrirjes së dëborës.Të trembte në fillimin e së qeshurës, sikur po hapej gryka e një rezervuari.Disa thoshnin që tek kjo e qeshur bashkë me sinqeritetin dhe pastërtinë e shpirtit ,dallohej dhe një naivitet fëminor.
-11-
Pas vallzimit, ajo e kapur me një shoqe për dore ,doli në korridor .E ndoqa se nga do të shkonin .Me që nuk dëgjova hapa nëpër shkallë, i thashë vetes , shkoi në dhomën e vajzave.
Pas pak dikush doli jashtë.Ishte nëndrejtori, Zija Shkurti. Kur shoqja me të cilën kishte dalë u kthye vetëm, ma mori mendja , ai e ka shkëputur për të folur me të .Megjithëse vonesa nuk ishte as një minut , mua m’ u dukën ato sekonda ,shekuj .Ajo hyri me një çehre të gëzuar,shënjë kjo e naivitetit të saj, nuk mund t’i fshihte ndjenjat.Pasi u ul, që t’ u shpëtonte vështrimeve të mia pyetëse ,gjithë kohës bënte sikur bisedonte me shoqen pranë.
Në vallzimin tjetër kur fuqinë e kishin djemtë unë vrapova i pari dhe ftova shoqen e saj.Ajo, Tilda, nuk e priste këtë dhe u skuq, ndoshta nga që u ndie e ofenduar, ndoshta nga inati.Mëndjen nuk e kisha tek vallzimi.Këtë e kuptoi dhe shoqja e saj.–Ç’ të ka gjetur kështu sonte që kërceke aq i rrëndë?!–,Ç’ të tha ajo kur u kthye nga koridori , se ti gati e përqafove?!
–Do t’ i dalë bursa për në universitet.
Unë gati sa nuk qesha.A, maskarai , thashë me vete , atë që nuk e arriti kaq vite ,do që ta arrijë tani , me që ajo që nesër nuk do të jetë më nxënëse shkolle.I premton një shkëmbim mirësish .Dhe desh më doli me zë një e sharrë vënçe.
12
Mbrëmjes po i vinte fundi.Vajzat përqafoheshin , dilnin në korridor duke qarë.Ishin skena emocionuese.Disa kishin zbritur në koridorin e katit të parë çifte – çifte dhe bisedonin.Ishin çifte sipas qëndrimit nëpër banga .E dhe ajo po bisedonte e gëzuar me shokun e bankës, një djalë i mirë nxënës i shkëlqyer , matematikan i vërtetë , por merhum për aventura.Një ditë i thashë shokut të saj të bankës sa për t’a ngacmuar –Unë një javë ndënja me të në bangë dhe ja hodha nja dy herë dorën, ti katër vjet, dhe nxënës i mirë, që ta kishte nevojën, rrije si tuhaf.Do pendohesh një ditë.Ai vetëm qeshi dhe iku tutje.E dinte që nga njëherë bëhesha dhe pak karagjoz.
-13-
Dëgjova rastësisht se atë mbremje Matilda do të shkonte tek një i veti, i cili punonte si aktor në estradën e qytetit dhe banonte aty familjarisht.E përgjova kur do nisej dhe i dola përpara , jashtë kangjellave, që të mos na dëgjonte njeri ,se e mendova se ajo me të dëgjuar fjalët e mia do të zëmërohej dhe do të thoshte atë:–Ç’ thua kështu or çun! I shpreha gadishmërinë për ta përcjellë.–E përse të më përcjellësh, ta kërkoi kush.?!– Ja ,po errësohet , nata është pa hënë dhe pale kush të del përpara –Të më dalë mua dikush përpara, ?!,Ç’po thua or çun?! Le ta provojë kush po të dojë dhe mjerë ai ç’ka për të hequr, do ta thyej, do ta mbys, mos i gjetsha gjallë të shtëpisë, mos më thënçin bijë e asaj dadeje , por nuk e mbrojta veten deri në frymën e fundit.(Fjalën dede a dade ajo e përdorte shpesh, nuk ishim të sigurt në e kishte fjalën për nënën ,apo gjyshen .)Më vështroi në atë mënyrë sikur të më thoshte: –E dhe ti rri mirë, dhe mos më dil shpesh përpara, se njerëzit nuk janë budallenj.Nuk dua të më prekë askush në dinjitetin tim.–Po unë kam një mendim të …Nuk arrita t’a mbaroj fjalën , ajo më kapi për krahu, ma shtrëngoi aq shumë sa kujtova se ma theu dhe më tha:– I shkreti ti po më dole më përpara kur të jem vetëm!Mbete adoloshent mor i zi.!Pas këtyre që tha unë u trëmba për vete, ç’ m’u desh, më shumë i prisha punë vetes.
–14–
Nga fundi i gushtit në xhamaritë e komitetit ekzekutiv ishin publikuar emrat e fituesve për në shkollat e larta.Kërkoja emrin e Matildës , nuk e pashë gjëkundi,as në emrat e Institutit të Edukimit Fizik.Më erdhi keq, por e dhe më kaploi një ndjenjë shprese, se me që ajo nuk po shkonte në shkollën e lartë, ndoshta i kthehej propozimit tim, të thënë atë ditë pranvere nën lulet qershisë.Kërkoja emra të tjerë shokësh.Ai i librave dhe i gazetave do të studionte për letërsi, mirë ajo pritej, ai shkruante .Kur lexova emrin e Lenës midis emrave ,u zëmërova dhe fola me vete , por pa dashje me zë të lartë:–Zija Shkurti, maskarai !Disa kthyen kokën nga unë.I ligu i botës, shfrytëzim posti.Po kujt ia mbante që ta denonconte nëndrejtorin, ishte shumë i fuqishëm, në parti e në ekzekutiv.Ndjeva një neveri për nëndrejtorin dhe një keqardhje për Tildën .Ajo u rrit në vetëdijen time, nuk iu përkul dëshirave të maskarait , e dhe pse e luajti lojën e keqe deri në shpresën e fundit .
-15-
Pra , Matilda ishte e ndershme.Ishin të kota ato fjalë që ishin përhapur.Dhe me siguri më këto shpifje do të kishte dorë dhe Z.Z, maskarai.Shpifën, kur një ditë ajo kishte marrë leje nga konvikti për të shkuar tek një i afërm i saj, në kthim i del përpara një sportist i klubit të qytetit ,kampion i mundjes greko- romake.E kishin hequr nga ekipi i futbollit si i pa perspektivë .E kishte parë nja dy herë me të kushëririn dhe kështu që iu bind ftesës për një kafe në turizëm.Ai i tha se të kam ndjekur kaq kohë,kam ardhur dhe në ndeshjet e basketbollit , kur luajte disa muaj.Nuk u muar vesh mirë se pse iku Matilda nga ekipi i volejbollit të qytetit .U tha se iku vetë ,se po binte në mësime.Por arsyeja e vërtetë ishte se filluan që ta mërzisnin dhe ata të sporteve, bile dhe nga komiteti i fiskulturës, të cilët me vënd e pa vënd e thërisnin nëpër mbledhje dhe analiza të lëvizjes sportive në rreth ose në takime kombëtare.Por ajo nuk shkonte asgjëkundi.I refuzonte të gjitha ftesat.Siç kishte refuzuar dhe idenë e një instruktori të rinisë së rrethit për ta zgjedhur në forumet e Rinisë –Ç’ ne unë me punët e rinisë në rreth, nuk jam as në forumet e shkollës.Në një numër të gazetës lokale ishte botuar një korrespondencë e shkurtër për spartakiadën e shkollës me emrin e Matildës.E dhe ajo u çudit, kur ai shoku i shkurtër që merrej me gazetat, ia tha .Ndoshta e kishte haruar , pasi shkrimi u botua një javë pas aktivitetit .E kishte çuar vetë në redaksinë e gazetës , jo shumë larg shkollës tonë .As këtë nuk e lanë pa e komentuar , pa e kthyer në thashethem kundër Matildës .Ishin nja dy të shëmtuara që nuk e duronin dot praninë e Tildës në shkollë.Si nuk i gjejnë ndonjë gabim e ta përjashtojnë , thoshnin me njëra tjetrën .Shpifën se gjoja duhet ta kishte dërguar në gazetë instruktori i rinisë, Andrea dhe vuri poshtë emrin e Tildës .–Sepse kini maninë që të gjeni diçka të dyshimtë tek Matilda, tha Klementina.E lexova shkrimin , ishte një korrespondencë e shkurtër për spartakiadën.Ku ka gjë më të thjeshtë. Pastaj Tilda e njeh fjalorin sportiv .Apo nuk të ka një shkrim të bukur! Atij i them shkrim unë, kaligrafi.Cilës gazetë nuk do t’i pëlqente që të merrte shkrime të shkruara qartë.Mbajeni mënd, në se Tilda nuk do shkojë në universitet , ajo do të gjejë punë në ndonjë komitet a seksion si sekretare , përfundoi ajo mendimin e saj.
-16-
Mundësi ia shprehu hapur dashurinë dhe vendosmërinë e tij.Matilda e dëgjoi dhe si mbaroi ai ,ia krisi të qeshurit .Kjo bëri që klientët e pakët të kthejnë kokën andej: –Jo mor çun, unë erdha për kafe nga që të kam parë me kushëririn.Ti je piçiruk, rritu dhe pak, i tha Matilda .Si s’ më lanë rehat këta të shkurtërit , mendoi me vete . Kishte dhe të tjera për t’ i thënë, por nuk donte që ta ofendonte më shumë ,veç atyre që i tha .–Mjerë ti po erdhe të më kërkosh më në konvikt ! Por më vonë u pendua që nuk ia tha të gjitha që kishte menduar .Ai përhapi tek shokët dhe nxënës të shkollës se kishte kaluar një mbrëmje të bukur me Matildën.Disave iu kujtua mungesa e Matildes në ngrënien e darkës.Disa nga ne kur e pamë atë mundësin me trup të deformuar dhe kaçurele të harlisura, dhe pak i zeshkët , nuk e besuam se Matilda mund të gabonte me të.(Dy – tre shokë vendosëm që t’i jipnim një mësim të mirë atij mundës shëmtaqit , por u trëmbëm se kështu mund t’i i bënim më shumë dëm Matildës.)Por ai i bëri dëm Tildës.Disa e besuan , ose e përhapnin si të qënë këtë thashethem.Ai që e besoi dhe e përhapte me dinakëri ishte nëndrejtori, ia mori hakën me një shkurtabiq.Por ai donte të mësonte krejt të vërtetën dhe shkoi tek turizmi . Bisedoi me kamarierin .–Nuk e morrëm vesh se përse bisedonin.Kur u futën të dy ne i shkëlëm syrin njeri -tjetrit :– Bravo kokëtulja!Ç’ thëllëzë paska kandisur !Ajo i foli shumë e zëmëruar, na krijoi përshtypjen që po të mos kishte ndodhur kjo në një vënd publik, ajo do ta kishte rrahur .U ngrit e para , pagoi kasatën e vet dhe iku me vrap.Për pak pak desh e shkeli dhe gazi i degës në sheshin e Çerçizit .Nuk shikonte fare se ku ecte, aq e zëmëruar ishte, përfundoi kamarieri .Zija Ziu dëgjonte i pakënaqur kamarierin.Nuk erdhi që të dëgjojë këto që i tha ai.Ai donte fakte në dëm të Matildës.Por nuk e ngau më tej çeshtjen.I trembej Matildës, kishte frikë se mos ankohej në komitet.Zija Ziut i kishte ngecur sharra në gozhdë me këtë vajzë.Beri dhe një përpjekje të fundit .Bisedoi me muzikantin e Pallatit të kulturës në qytet që ta thërriste në grupin artistik .–Nuk e kam dëgjuar asnjëherë , i tha muzikanti–Ajo këndon bukur , gënjeu Zijai, një motër e saj këndoi në Festivalin e 1968-tës.As këtu nuk i ndriti ylli nëndrejtorit.Matilda nuk iu bind.Jam maturante , i kishte thënë ajo.Tani u kujtuat ju për mua.Dhe mendoi të tjera gjëra, të tjera mendime e bënin që të mos pranonte.Sikur nuk e di unë se përse më do në grupin e shkollës.Të shfrytëzosh rastin kur të shkojmë netëve për koncerte, ose kur të shkojmë në Tiranë për të regjistruar ndonjë këngë .Ma pështirose një ditë kur u tregoje një histori atyre të grupit .U thoshje për madhësinë e një gjarpëri dhe duke hapur krahët për t’ u treguar vajzave si zmadhohej ai , ti i godisje në gjoks Dhe ato budallaqet qeshnin, nuk ta kuptonin ligësinë.
-17-
Matilda për dy gjëra nuk kundërshtoi dhe as këmbënguli në të sajën.Kur erdhi puna për spartakiadën, vetëm për këtë Matilda nuk do të bënte naze, sporti ishte jeta e saj, ajo ishte e pranishme në disa lloje sporti.Dilte e para në nja dy gara vrapimi , por sportet ku ajo mblidhte shumë simpatizantë të saj, dhe kjo fjalë duhet marrë në të dy kuptimet,dhe të aftësive sportive por dhe të simpatisë fëmërore, ishin ndeshjet me eliminim të volejbollit.Kur i pasonin mirë topin në afërsi të rrjetës ,ajo ngrihej gati dhe nga goditja e topit në tokë krijohej një zhurmë sikur binte gjylja, dhe aty ngrihej pluhur.Vajzat kundërshtare i shmangnin dhe duart dhe trupin , më mirë një humbje, se sa ndonjë aksident.Dhe shkolla jonë merrte flamurin e Spartakiadës.Në vitin e tretë ata të vendit të dytë u ankuan më lart tek organizatorët ,se gjoja ne kishim në skuadrën evoleibollit një lojtare të federuar në një ekip profesionist.Por kjo nuk u eci, Matilda kishte një vit që ishte larguar nga klubi sportiv i qytetit .Pas një spartakiade kishte botuar një shkrim në gazetën lokale .
-18-
Grupi teatral do të merrte pjesë në Olimpiadën e rrethit.Drejtoria ia ngarkoi. këtë detyrë mësuesit të botanikës, një tiranasi të gjatë , me flokë kaçurrela dhe që vishej me modë.Binin në sy pantallonat e ngushta dhe këpucët me majucë.Poeti i klasës i kishte bërë një bejte , në një varg thoshte , ” Pantallona tetëmbëdhjeçe dhe këpucë si majë rakete” .Ai bëri ca kundërshtime , por më në fund u bind, ishte një rast për të që po të fitonin çmimin e parë , do të shkonin në Tiranë, pra do të rrinte ca ditë në shtëpinë e tij.I kërkoi ndihmë një shoku të tij nga Tirana, i cili ishte emëruar në teatrin profesionist të qytetit.Pjesën e zgjodhi vetë.Do të vinte në skenë dramën ” Studentja e vitit të fundit” , e kishte parë disa herë në Teatrin e të Rinjve kur ishte student.E kishte vënë në skenë Spahivogli.E kishte parë aq herë sa mbante mënd dhe hollësi regjisoriale.Skenografinë e merrte vetë përsipër , Zaten ai për pikturë donte të studionte , por nuk arriti të fitojë në provimin e pranimit.Gjatë provave një vajzë që luante një rol të dytë u shtrua në spital.Duhej një vajzë e gjatë dhe e shkathët.Mësuesi i botanikës bisedoi me drejtorin se e vetmja që mund ta zëvëndesonte , ishte Matilda.E thirën në drejtori dhe pas disa kundërshtimeve ajo pranoi.Disa e lidhën këtë pranim të saj pa shumë të lutura dhe urdhëra, se e kishin vënë re se sa herë ndrroheshin në koridore ata të dy , mësuesi kollitej thatë ,Tilda skuqej në fytyrë dhe largohej me vrap.Ishte një djallëzi e vajzave kjo , ato nuk e duronin dot Matildën , ishte më e bukur se ato.
-19-
I zëmëruar nga që në listën e bursave nuk ishte Matilda u largova që andej gati me vrap.Tek hyrja e hotel ” Zagoria ” pashë Janon dhe më shkoi mëndja që ta vrisja mërzinë me ndonjë gotë dhe me muhabetin e xha Janos , plakun e mënçur e hokatar.Pas gjysëm ore dola i ardhur në qef dhe shkova andej nga Pallati .Sa hyra në hapësirën gurtë të tij ,m’u duk sikur dëgjova të qeshurën e saj .Kishim ardhur gati e gjithë klasa për të parë ” Shtëpia në bulevard”.Nuk më ndihmoi fati që t’i kishim biletat në një rradhë.Ajo ishte në rreshtin pas meje .Unë ktheja kokën herë pas herë pas, e bëja dhe në kohën e shfaqjes .Ajo duroi sa duroi dhe tha me zë të lartë:–Or çun, skena është përpara.U binda , kisha frikë se ndoshta zëmërohej dhe ikte fare.–Kujdes , thiri dikush , në llozh po ndjek shfaqjen Bekim Fehmiu, aktori i madh kosovar i Hollivudit.Unë u fsheha pas supeve të atyre para meje.Diku nga mesi i dramës , pas një.çasti komik ,ajo qeshi me të madhe, ishte ajo e qeshura e saj e zakonëshme, që po të fillonte as nuk e ndalte dot , e as nuk e qetësonte të paktën si volum zëri.Në fakt të gjithë qeshëm me atë batutë.Ndoshta dhe aktori i madh aty lart në lozhë.Disa kthyen kokën andej nga ishim ne, nga u dëgjua e qeshura e madhe.
-20-
Tani ajo ishte në fshatin e saj pas malit.Me siguri që e ka marrë vesh se nuk do të shkonte në universitet.Unë i hipa korierës në axhensi dhe u nisa për në fshat.Ç’ bënte vallë tani ajo, me se merrej?Ndoshta shkonte tek kopshti personal në breg të lumit.Shkonte bashke me të jatin.Ai e donte shumë Matildën. Në shpirtin e tij ai tek Matilda dhe karakteri burrëror i saj , tek guximi, shikonte djalin, një djalë, që perëndia nuk ia dha.Ai u bind se nuk duhet t’ia kishte frikën kësaj vajze në jetë.E bindi një rast .I kishin ardhur në mbremje vonë disa miq.Kur e shoqja i tha se nuk kishte as domate, tranguj dhe marule, ai u bë gati që të nisej për te kopshti në breg të lumit.Matilda nuk e la.–Do shkoj unë, i tha.Mos i lër vetëm miqtë.Ndoshta tani ka shkuar për çaj ose medicinale.I tregonte gjithë mall ato historitë kur shkonte me tëj jëmën për bar dhe çaj në mal .Nga goja e saj dëgjova një ditë një emër të bukur mali, Bisei.
-21-
Fillova punë pas një gjeometri që maste ,a hidhte tokat bujqësore në hartë.Unë mbaja latën .I bindesha atij, lëvize pak e lëvizja, pak më tej , e dhe unë shkoja më tej.Ishte një djalë i ri, i gjatë ,flokvedhë dhe kur çlodheshim fliste veç për femra .Më tha se ishte nga L, pranë qytetit.E quanin Veiz .Mezi priste të vinte e shtuna.Punonim deri në 12 dhe pastaj ai zbriste në lumë për të arritur korierën për në qytet.– Më presin , thoshte me nënkuptim..Flokët e gjatë i dilnin nga kapelja prej kashte .Binin në sy favoritet e gjata .Rrinte me pantallona të shkurtra dhe nga mesi e lart lakuriq.Lëkura i kishte marrë një ngjyrë si të kashtës .–Kënaqen ato me këtë ngjyrë , tha ai duke më shkelur syrin.Ishte nga të pabindurit e fundit për modën .
–22-
Kur mësoi se në cilën shkollë të qytetit kisha bërë të mesmen, tha me një zë të njomur nga emocionet — A, paske mbaruar shkollën e Matildes?!Kjo m’u duk pak e tepruar.Por më pëlqeu, më ngjau se ajo ishte aty pranë meje.
–Ishim shokë klase me Matildën , them.E ke njohur ?
–Ti u çudite kur thashë ” shkolla e Matildes ” , por ne midis nesh kështu i thoshnim.–A zbresim një herë nga shkolla e Matildes.Ç’vajzë ! Të gjithë ata që tregojnë gjoja aventura me Matildën janë përalla, legjenda.Nuk ia ka arritur deri tani asnjë djalë nëne që të mposhtë Tildën.As unë.Pasi fola një ditë me të u binda se Matilda ishte tjetër brumë, jo vetëm se nuk i dola më përpara, por u kam thyer turinjtë atyre që flisnin ndaj saj.Ja me këtë rryp i kam zhdëpur nja dy dhe vuri dorën tek tokëza e verdhë e rrypit të gjërë si balldëm mushke.Fjalët e tij më shumë më bënë të mërzitem.Ato më treguan se ç’ vajzë që e kisha humbur përfundimisht.Dhe më vinte inat se e humba vetë, e humba për disa hollësira dhe sidomos prej mosdurimit tim.
-23–
Disa të afërm në komitet më ndihmuan që të filloj punë në minierën pranë fshatit.Ata ma rregulluan që të isha në sipërfaqe dhe më vonë do të më gjenin ndonjë punë zyre .Kjo më dha një qetësi relative dhe fillova të jetoj me këtë realitet të ri.Dita ditës atmosfera e shkollës po më fashihej.Kjo më bënte mirë .Përqëndrova vëmëndjen tek puna , të lija përshtypje të mira , të fitoja zyrën, se ndryshe më priste galeria.Dhe ishte një kohë e rrezikëshme , pa e kuptuar dhe pa ndonjë shkak të madh mund të bije në burg, mund të të diskretitonin si parazit .Ishte koha pas atij Pleniumi i cili prishi shumë jetë njerëzish.–Janë zëmëruar perënditë në Olimb, më tha një ditë basho Stefani, një plak që ishte kthyer nga kurbeti, i njohur për alegorinë e tij. Dhe po u zëmëruan perënditë aty lart ( e tha këtë jo duke kthyer kokën nga mali përballë, por mënjanimi i kokës tregonte Tiranën) , prit rrufetë e bubullimat .
Kisha filluar që të kujdesesha më shumë për veten , isha shëndoshur pak dhe kjo më bëri më simpatik .Duhet që të ecja me kohën, ndryshe asnjë vajzë nuk do të më hidhte sytë .Dikush më tha se Matilda kishte pyetur për mua .Kjo më gëzoi dhe më bëri më optimist .Duhet që të gëzohesha vetëm me kujtimin se kisha shoqe një vajzë si ajo.
-24-
Teksa mendoja këto, i hodha dhe një herë sytë nga shiriti me fotografi.Ajo në atë moment ishte para meje.Nuk guxoja që ta shtypja atë katror.Po sikur të mos më pranojë ?, mendova gjithë shqetësim.Po sikur të më pranojë dhe pastaj të më bëjë bllok, dhe për pasojë nuk do të shoh dhe aq sa shoh tani.Pastaj do të mërzitem , do të çmendem.Sa e kanë pësuar kështu.Megjithatë e shtypa katrorin .E dhe sot, pas kaq vitesh ,ajo nuk më bëri mik.Por unë e shoh , e shoh me sytë e zëmrës.”Mund të mos e duash dikë, por nuk mund ta ndalosh të të dojë.”Nuk e mbaj mënd se në cilën prozë të Kadaresë e kam lexuar këtë.Dhe unë këtë rrugë zgjodha.Të kënaqem me pak.Tani jam bërë gjysh, natyrisht dhe ajo, dhe e kanë rradhën nipërit e mbesat që të merren me miqësitë virtuale.Ne jetojmë me kujtimet.I thashë këto që të mbetet diçka e shkruar për Matildën , vajzën legjendare të klasës sonë, siç e cilësoi një shkrimtar i njohur i qytetit tonë jugor.Kjo më kujtoi një tregim të Kadaresë ” Që të mbetet diçka nga Suzana” .

Varri i nёmur- Tregim nga ARTUR SPANJOLLI

 

1
Shtatvogёl, me hapat si era, ajo zbriti nga shkallёt e avjonit pa mundim. Nana, mbёshtjellё me napёn e bardhё me tre rriga blu horizontale, tejet e kёrrusur dhe me shputat e hapura nё ajёr nga ku varej rruzarja, i hidhte hapat si njё patё e plakur. Nga e djathta, ja shtrёngonte fort krahun njё murgeshё tjetёr, mё e re dhe e gjatё, pjestare e urdhёrit tё saj. Po ta shihje kalimthi, Nana kishte tiparet e njё fshatarje, me lёkurёn plot rrudha, trupin e imёt, dhe me ecjen prej mёrgimtarje tё pёrjetshme. Por sapo ja shihje sytё, sapo fillonte e fliste, nga qenja e saj disi e konsumuar nga mosha, buronte njё forcё, njё dritё dhe njё energji aq e mrekullueshme, e pashtershme, sa njeriu habitej krejt. Ishte njё krijesё vёrtetё unike, por edhe disi e çuditshme. “Ndoshta na e ndryshon fizionominё e trupit mendimi?!” citohej nёpёr libra. Ja tek ajo, ndihej veç mirёsia, optimizmi, shpresa. Kёmbёt, mbathur me sandalet e urdhёrit tё saj, tё cilat i mblidheshin me sarin plot rrudha tё bardha, si dimiq, ajo i tёrhiqte mbi asfalt mё me hov. Tani, dukshёm e emocjonuar, hidhte sytё andej kёndej, dhe buzёqeshja mes rrudhave nё fytyrё i dukej mё e bukur. Kishte njё mallёngjim tё çuditshёm, tё panjohur, pёrzier me kurjozitet dhe njё ndjesi mrekullie, e cila po e kaplonte krejt. “Mё nё fund” mendonte. “Zot i madh tё qofshim falё, e bёre tё mundur kthimin tim nё dheun e mёmёs!”

Tek ecte, imcake dhe energjike, kjo grua e vogёl, pёr shkak tё moshёs sё thyer, dukej si tё kish hyrё nё ujё. Ndёrsa bёnte pёrpara, ajo buzёqeshte dhe shtrёngonte duar duke i bekuar ato. Duar, tё cilat me admirim dhe padurim i zgjateshin nga tё gjitha anёt. Nga sytё e saj fare tё vegjёl, mbushur me mosbesim, ajo mё nё fund po shkelte dheun e ёndёrruar, tani i dilte njё pёrndritje feste, hareje, lumni pa fund. Sikur ato sy tё ishin dy diej tё fuqishёm shprese, ngadhnjimi. “Mё nё fund!” mёrmёriste akoma dhe ngazёllimi e kaplonte krejt. Po i hidhte kёmbёt mbi njё dhè pёr tё cilin, kёmba e saj qё prej 50 vjetёsh ish zhuritur ta shkilte. Por s kishte qenё e mundur. Aty e kishin mbyllur jetёn, nёna dhe motra e saj, shumё vite mё parё, dhe ajo s kish patur mundёsi as t’i qёndronte afёr, as t’i pёrqafonte pёr tё fundit herё.

Mbas shumё vizitash, simbas protokollit, ajo shkoi tek vila e bllokut. Vejusha, sё bashku me tё bijёn e kishin ftuar pёr njё vizitё jo zyrtare. I pritёn tek salla e madhe ku i bёnё rrespektin e duhur sё bashku me tё gjithё grupin qё e shoqёronte. Pinё çaj me qetёsi, duke folur mbi gruan nё botё nё pёrgjithёsi, pastaj, ato u mbyllёn tek studjoja e madhe, pa dёshmitarё. Ç folёn, ç diskutuan aty kokё mё kokё, nuk u bё kurrё e ditur. Tani rrinin tё dyja, njёra pёrballё tjetrёs. Si dy botё krejt tё kundёrta. Nga njёra anё Nana, veshur me sajin e pamёkatshёm tё bardhё me tre vijat blu. E vockёl, e imёt, por me njё dritё shprese dhe fuqi shpirti krejt tё pamposhtur. Ndёrsa nga ana tjetёr: vejusha e dobёsuar, me zёrin e hollё, tё mprehtё, nga ku poshtё syzeve tё trasha, shquheshin ca sy tё errёt, krejt tё shqetёsuar. Sy me cene, tё cilat sikur rrinin pezull mbi gjithçka. Ajo veç fliste, ndёrsa Nana e dёgjonte nё heshtje, me vёshtrimin mbi qilim. Qilimi kishte ornamente gjeometrike tё zeza, tё cilёt herё ngjanin si vetёtima qielli, dhe herё si firma urdhёresash famёzeza. Pastaj, tek e dёgjonte me kujdes, ajo shihte pёrreth bibliotekёn, kornizat, orenditё e zbukurimit. Ishte e qeshur, plot dritё bekimi dhe pranё saj ndjeheshe mirё. Vejusha fliste me njё ton konfidencjal, sikur ta njihte prej shumё kohёsh, por ajo, sa mё shumё shprehej, aq mё shumё i shtohej tronditja. Njё tronditje plot ankth dhe turbullirё, tё cilёn e shprehnin mirё, jo vetёm lёvizjet e pakontrolluara tё duarve, shqetёsimi i syve, por sidomos zёri i saj i hollё, fare i paqetё. Ç po i rrёfente ashtu me aq kёmbёngulje, tani fare pranё sikur tё ishte duke lёnё amanetet e fundit? Dukej si njё garё kundra kohёs. Tutje, tik toku i orёs, e ndante kohёn me njё peshё lavjerrёsi fare tё rёndё. Dukej si tingull kёmbane qё bie para gjёmёs sё zezё.

Pёrtej derёs sё kyçur, rrinte grupi i tё ftuarve.

Ishte njё shpurё e madhe, mes murgeshave tё urdhёrit tё Nanёs sё mirё, pёrfaqёsuesve tё shtetit, dhe pjestarёve tё parisё sё njё populli tё vogёl, mbyllur qё prej gati pesё dekadash. Diku, tashmё nёn dhé, nana dhe motra e saj, kthyer nё pluhur, tretur prej pritjes dhe marazit, e prisnin qё nga pёrtej jeta. Po tani?! Ç bisedonin kokё mё kokё, dy qenje aq tё kundёrta. Njёra me sytё nga Qielli, ndёrsa tjetra, vejusha e pёrgjegjёsit tё aq shumё mёnzyrave. “Nёse don tё jeshё perfekt duaje dhe fale armikun tёnd. Fali tё gjitha ç ke dhe eja mё ndiq!” recitonte Ungjilli. Ç bёnin aty ato dy gra tё moshuara? Kishin gjak arbёri ndёr deje, po krejt nё kundёrshti me njёra tjetrёn. Njёra darviniste e tёrbuar, me njё refuzim total, gati neveritёs mbi broçkullat e pёrtej jetёs, dhe tjetra, e cila pёr 60 vjet, ishte bёrё flamurtare e njё ideali tё madh humanist. Nё emёr tё Krishtit, t’i shёrbente qenjeve mё tё vobegta, tё pёrulura tё botёs.

Mё nё fund dera ishte hapur. Kur shpura hyri, ato buzёqeshnin, por sytё i digjeshin nga kurjoziteti pёr tё kuptuar diçka mё shumё. Vejusha dukej e tronditur. Me sytё e mjergulluar nga njё ankth i thellё, ajo tani mundohej tё buzёqeshte, por gjithçka pёrreth mbetej e rёndё dhe e turbullt. Ndёrsa nga sytё e Nanёs sё vockёl, vazhdonin tё dilnin xixёllima optimiste. Tani buzёqeshte dhe lёvizte kokёn lehtas. Bashkё me rrudhat qё i fillonin nga cepat e jashtёm tё syve, i zbrisnin poshtё nёpёr faqe, gati deri tek mjekrra edhe ca vezullime drite tё çuditshme. Ç’ kishin thёnё, ç kishin komunikuar? Kish qenё njё çёshtje tepёr konfidencjale. Aq e fshehtё sa edhe sekretari nuk ishte vёnё nё dijeni. “Djalli dhe engjёlli!” sikur u dёgjua njё si pёshpёrimё e mbytur diku. Ca kthyen kokёn, si tё kuptonin mё mirё se nga erdhёn fjalёt, por nё çast, gjithçka ishte mbytur nga zёrat, tё kolliturat e thata, nga zhurma e kёpucёve mbi dysheme, fёshfёrimat e teshave. “Kush foli? Kush e hapi gojёn?!” Dhe mё nё fund, zhurma e duartrokitjeve e cila mbyti gjithçka.

Vejusha, edhe pse krejt e turbulluar, kishte ngjeshur maskёn e njё buzёqeshje korteze. “A je e zonja t’a fshehёsh turbullirёn me buzёqeshje?!” i thonte shpesh vetes. Pastaj, veshur me kostumin e zi si njё cohё mortore, ajo mori njё tufё lulesh dhe ja dhuroi shenjtores veshur me tё bardha. A do tё ishin vallё, lulet e funeralit mbas njё helmimi tё mundshёm? “Vёri mbi varrin e nёnёs!” i tha vejusha. Dhe bashkё me to, i fali edhe njё qilim tё vogёl. “Do t’ja dhuroj Papёs!” ishte pёrgjigja e Nanёs me tё njёjtёn buzёqeshje tё dlirё, besimplote. “Kam ardhё me pёllumbin e paqes!” dukej sikur thonin sytё e saj, “dritё, pёrdёllim dhe falje kam nё shpirt!”

Ngjau krejt e kundёrta. Gruaja e vogёl, ashtu e kёrrusur, me sytё mbi qilim, kurrizdalё, veshur krejt me tё bardha, u shoqёrua jashtё nga vejusha. E bekoi me njё mёrmёrimё fjalёsh tё pakuptueshme, pastaj me tufёn e luleve nё krah, doli jashtё e ndjekur nga shpura.

“Do tё shkojё tek Varrezat e Kombit!” u mёrmёrit mes shpurёs dhe Nana u ngjit nё makinё. “Tek Varrezat e Dёshmorёve?! Shpura ishte krejt e habitur. Kundra çdo llogjike, nё vend qё ajo tё vizitonte njё orё e mё parё varrin e nёnёs dhe motrёs tek varrezat e qytetit, po ikte nё kodёr ku nderoheshin heronjtё e mёmёdheut?!

Ishte ditё e bukur, me njё diell gushti qё digjte nё çaçkё dhe nga afshi e bёnte ajrin shkrumb e hi. Kur doli nga taksija, njё zonjё e gjatё, elegante, veshur me njё bluzё najoloni rozё dhe njё fund tё gjatё i zgjati dorёn pёr ta shoqёruar. Vajza, e cila i kishte flokё tё zeza, tё gjata dhe me onde, po e ndihmonte tek endej nёn diellin pёrzhitёs tё atij gushti mesdhetarё. Nana po ecte drejt qendrёs. Ndodhi tek po pёrkёdhelte me duar gjethet e dafinёs sё njё kurore, e cila ishte vendosur poshtё monumentit Nёnё Shqipёri. Fare papritur, me hap tё qetё i ishte afruar njё djalё rreth tё njёzet e pestave. Njё polic, ishte munduar ta ndalonte por ai, kish shkuar tashmё drejt shenjtores dhe mbasi e kish pёrshёndetur, i kish pёshpёritur diçka nё vesh. “Largohu nga Nana!” ishte dёgjuar zёri i njё polici tjetёr, i cili po i hakёrrehej vullnetit tё djalit. Por Nana, i kish buzёqeshur punonjёsit tё shёrbimit, kish ngritur dorёn si pёr t’i lёnё tё kuptonte qё vizitatori nuk po e shqetёsonte dhe kishte ndalur fill. Tani rrinte me veshёt e mprehur pёr tё dёgjuar djaloshin.

“Kam qenё me rojet tek varri i prijsit!” tha ai me ngut. “Ndaj tё pёrgjёrohem!” vazhdoi. “Lutu fort, fort pash at Zot, se gjanat qё kan dgju e kan pa atje, veç natёs s’vorrit do ja rrёfejnё!” Nana, pёr njё çast, siç ishte me veshin afёr gojёs sё tё panjohurit, ngriti kokёn. Tani ishte vrenjtur krejt nё fytyrё. “Ç kanё parё mor bir?!” ja ktheu.

Djali tani filloi tё ndjehej i turbulluar. Hija e monumentit madhёshtorё i ndante ato si mё dyshё. Nga njёri krah, nё hije, rrinte djali, dhe nga krahu tjetёr, nё diell, rrinte nё kёmbё Nana. Djali mori kurajo rishtaz.

“Gjatё natёs Nanё, ndёrsa vigjёlohej nё skaj tё varrit, gjithçka dukej e qetё. Por, or Zot!” tha ai. Tani u kёrrus dhe ja rrёfeu nё vesh fare ultas. “Sapo vinte ora dy, toka fillonte tё dridhej! Dёgjoheshin britma, klithma, çjerrje pa fund qё vinin nga thellёsitё e dheut. 20 ushtarё kanё pёrfunduan nё çmendi. E tmerrshme, e tmerrshme! Ndaj, lutu! Lutu fort tek ai vorr oj Nanё e mirё!”

Shenjtorja, i ngriti kryet dhe e vёshtroi me kujdes. “Kjoft bekue Jezu Krishti!” i pёshpёriti.

Tani i kishte sytё krejt serjozё. Djali, pak nga pak tani po pikaste se si nё fytyrёn e saj, njё mjergull e errёt po ja ngryste vetullat. Ajo picёrroi sytё, ngriti krahun dhe e ciku djalin tek bёrryli me njё dashuri tё veçantё. “Tё ruajt Zoti!” i tha. Pastaj uli rishtaz kryet dhe ashtu e kёrrusur, nё heshtje, me pёllёmbёt e lidhura me njёra tjetrёn, nisi tё ecё. Shoqёruesit e dinin se ku duhej ta dёrgonin. Tek vorri mё problematik dhe i pёrfolur gjatё atyre 4 viteve.

U nis drejt e pёr atje me qёllimin qё t’i vinte buqetёn. Kaloi dy ushtarёt e vendrojes, katrorin e luleve tё zjarrit, shkeli mbi mermerin e bardhё pёr fund, u pёrkul, pastaj vendosi mbi tё lulet. Mё nё fund, pa bёrё zё, u ul dhe filloi tё lutej tek krytё e mermerit. Njё heshtje e çuditshme, kishte pllakosur gjithkund. Pranё mermerit tё kuq, krejt e kёrrusur, me pёllёmbёt e puthitura dhe gishtat qё preknin buzёt e thata, ajo lutej. Rruzarja i varej nё shuplakё. Pak mё tutje, rrinte nё heshtje grupi qё e shoqёronte. Akoma mё tutje, si i djegur krejt nga dielli i gushtit, ngrihej madhёshtorё monumenti prej graniti. Ndёrsa po tё ngriheshe nё fluturim, shiheshin rradhёt pa fund tё mermereve. Ishin tё rёnёt pёr kombin.

Vazhdonin ta ndiqnin me mosbesim. Nana e mirё po lutej tek varri i njeriut qё aq shumё vuajtje i kishte sjellё asaj. Njё i pafe. Nana po e falte?! Ajo po i lutej Zotit tё saj pёr shpirtin e tij. Pёr shpirtin e njё krijese qё i kishte shkaktuar aq shumё dhimbje, aq shumё derte nё popull. Pёr njё njeri qё kishte dhёnё urdhёrin e tmerrshёm tё shembjes sё Kishave? Nana vazhdonte tё mёrmёriste pёrshpirtjen pёr faljen e tij? “Duajeni armikun tuaj. Falni, binduni, bekoni!” Pak mё tutje, fytyra e vejushёs veshur nё tё zeza, poshtё syzeve tё errta, sikur po tronditej gjithnjё edhe mё shumё. Ajo ishte zverdhur krejt. I bёhej, sikur tё gjithё demonёt e fund dheut, nё çast po dilnin nga zgafellat e zjarrit dhe po i futeshin nё trup. Duart i fёrgёllonin, kish filluat tё zbehej. Nuk po e duronte mё peshёn e atyre momenteve tё rёnda. “Oh ç po mё ndodh? Ç po mё ndodh?!” Pёshpёriste tani dhe nёse nuk u shemb pёr dhe, kjo ngjau fare rastёsisht. Njё shoqёrues e mbajti fort pёr krahu. Nana, kur u ngrit ja nuhati turbullimin.

“Burri juaj!” i tha, pasi mbaroi lutjen. “Ёshtё munduar pёr tё bёrё diçka tё mirё pёr popullin shqiptarё! Ndaj mos u ligshto!” Pastaj me njё dashuri prej nёne tё mirё, ja shtrёngoi fort dorёn vejushёs. I fliste duke e parё drejt nё sy. Ajo vazhdonte t’ia mbante dorёn fort tё shtrёnguar. Por vejusha, vazhdonte tё ishte e tronditur nё shpirt. Sikur nё atё çast, t’i shfaqeshin para syve mijra tё vrarё, tё pushkatuar, tё torturuar, tё cilёt, mbasi kishin dalё nga humbnellat, tani t’i rёndonin mbi krye. Si tё ishin gurё varri mbi ndёrgjegjen e saj. Ku ishte? Nga po fluturonte? Ç ju kujtua qё po dridhej ashtu?

 

 

 

2
“Unё jam ai qё dikur isha yt shoq! Dёnuar tё endem pёr ca kohё mbi dhe! Ti s’ mё njeh, se dhimbja kёtu ku rrij tё shfytyron krejt!” Nё ёndёrr, ai i kishte sytё e zgurdulluar, leshrat e shpurpurisur dhe plot gjak, ballin e kishte plot llagna balte dhe kur fliste, buzёt, ndёrsa merrnin forma tё ndryshme pёr tё artikuluar zanoret dhe bashkёtingёlloret, shprehnin njё dhimbje tё thellё. Ishte mё i fryrё dhe zёrin e kishte ndryshe. Mё kumbues, jo mё prej babaxhani. Njё zё i tronditur prej njeriu qё nuk gjen prehё. Dhёmbёt i dilnin si tё njё bishe tё egёrsuar. Kur vejusha zgjohej, i kumbonin ende fjalёt e tij nё vesh. “Nuk kam paqe nuk kam. As trupi s mё tretet. Oh mallkuar ora kur linda! Vijnё nga tё gjitha skajet, nё heshtje, me sytё bosh, ma bёjnё me gisht. Oh kjo peshё çmendurake gishtash plumbi, zeherr ma bёjnё shpirtin, mё dhemb fort kafka. Nga leshrat e tyre pikon gjak, veshjet i kanё plot llanga balte dhe gjaku tё tharё. Dikush mban kokёn e vet mbi duar, njё tjetёr tregon plagёt ku e kanё shpuar plumbat. Njё i tretё mё zgjat litarin. Kjo erё e fortё gjaku dhe baruti! Nuk ka drithёrimё mё tё pashpresё se vetmia kёtu poshtё, ku humbja e bёri poetin tё qaj pa skaj, pa ngushёllim. Atёherё nis e tmerrohem, dheu dridhet, gurёt lёvizin me oshёtimё, ulёras aq fort me njё zё tё frikshёm qё nuk ёshtё i imi, dhe dhimbja nё trup mё e egёr mё bёhet. Fare e padurueshme! Oh kllapi ёndёrre qё veç zgjatesh pa fund, pёrtёrihesh me urdhёr nga lart. Vuaj, vuaj fort! Bёj diçka! Bёje pёr mua, diçka! Ndiz njё qiri a thirr njeri qё tё lutet! Atje, ku shkatёrrova, mundohuni tё ndёrtoni. Kёtu qenkёrka tmerr!” Gjithmonё, kur ai shqiptonte fjalёt e fundit, i zgurdullonte aq shumё sytё, sa pёrreth bebeve tё errёta, kokёrdhokёt fillonin tё kullonin gjak. Ajo ulёrinte fort: “Dritё, dritё!” Dridhej frikshёm. Shёrbyesja, e cila e dinte, ngrihej dhe shkonte me vrap. Vejusha, mbasi qetёsohej nga ёndёrra, pinte njё gotё me lёng kamomili, pastaj fiksonte me sy xhamin e errёt tё televizorit tё fikur. Heshtja e natёs me tik takun e orёs ia shtonte turbullirёn. Pastaj tmerri i shuhej pak nga pak, deri sa qetёsohej krejt, por nuk e kishte mё kurajon tё shtrihej rishtaz. Vajza e cila ndёrkohё njoftohej, e pyeste me vёshtrim. Tjetra, me sytё ende tё frikёsuara, ja kthente: “I njёjti makth!” Bebet e syve tё saj ishin krejt bosh dhe akull.

Ishte njё ёndёrr e keqe, e cila nuk e linte tё flinte tё qetё qё prej shumё kohёsh. Sa mё shumё ajo mundohej ta lagonte nga vetja, çuditёrisht, aq mё shumё ajo i avitej si bisha nё mjergull. “Gjithçka, ёshtё pjellё e trurit tim!” thonte me vete kur bёhej esёll. Jo vetёm qё nuk besonte nё supersticjone tё kёtilla, por gjithashtu habitej. Nё jetёn e pёrditёshme nuk ndihej nё faj. Shpesh, tek pinte çaj me vajzёn nё sallon, apo me shoqet e vjetra tё njё ideali, ajo mundohej tё mbronte me bindje se ç kish bёrё nё jetё, e kishte bёrё me ndershmёri dhe mirёbesim. “Armiqtё e popullit kemi vrarё!” i thonte sё bijёs kur biseda acarohej. Ky besim i tepruar qё kishte vepruar si duhej, jo vetёm e bёnte qё mos tё ndihej nё faj, por gjithashtu, ja hidhte poshtё tezёn e frikshme se gjithё ai gjak i derdhur, peshonte mbi duart e saj zhytur nё tё deri nё bёrryl. “Ishim tё detyruar t’i vrisnim!” Ja kthente sё bijёs ndёrsa rrufiste çajin e nxehtё. “Pse ç mendon ti? Se po tё fitonte B. K-ja, apo po tё kthehej Mbreti, ato nuk do tё na hiqnin vallё qafe ne tё tjerёve? Po i hyre asaj rruge o do vrasёsh o do tё vrasin.”

Me kalimin e muajve, stinёve, ёndёrra e keqe, nё vend qё tё tretej, ishte bёrё gjithnjё edhe mё çjerrёse. Aq e padurueshme ishte bёrё gjendja, sa vejusha kishte raste kur trembej, ndaj s kishte as guximin qё tё mbyllte sytё dhe tё flinte nё gjumё. Ndaj ishte mёsuar tashmё ta mbante dritёn gjithmonё ndezur. “Eja fli me mua tek apartamenti im!” i thonte vajza. “Pse torturohesh kёshtu?!” Asaj nuk i mbushej mendja. “Nuk dua tё lё kёtё shtrat ku kam qenё e lumtur!” ia kthente. Ndёrsa kur mbetej vetёm, kishte raste kur e kapte tmerri. “Kam frikё, kam frikё!” pёshpёriste dhe dridhej. “Kush ma ka vrarё gjumin, kush?!” Kishte filluar tё kish frikё ajo, tё cilёs nuk i ishte dridhur zёri pёr gati 50 vjet?! Ç kish ngjarё? Kish filluar tё frikёsohej ajo, e lindur mes malesh?! Por ja qё nё udhёtimin mё tё panjohur qё bёjmё çdo natё, e cila ёshtё edhe vdekja e çdonjёrit, aty, nuk mund t’a ndihmonte askush. Ishte menduar gjatё, se ç mund tё bёnte. Pastaj edhe pse nuk besonte nё broçkullat e pёrtej jetёs, kish marrё letёr dhe penё dhe i kishte shkruar shenjtores. Kish qenё njё letёr konfidencjale, e sinqertё, e thjeshtё, ku ajo i kёrkonte falje pёr zemёrgurёsinё e prijёsit dhe e ftonte duke iu lutur pёr njё shёrbim. Kёrkesa, edhe pse nuk ishte shprehur nё asnjё vend qartazi, ajo ndihej nё çdo rrjesht, nё çdo frazё, nё çdo paragraf tё saj. Letra kish qenё njё alarm i brendёshёm, njё dёshirё pёr paqje. Ajo ish nisur nga ndonjё skutё e ndёrgjegjes sё saj tё dobёsuar. “Unё jam darviniste!” vazhdonte tё thonte me sytё plot bindje kur diskutohej pёr pёrtejjetёn. Por ato sy aq tё tmerrshёm, tё errёt, tё zymtё, plot faje qё fshiheshin pas syzeve, kur shihej nё pasqyrё, ja trondisin akoma edhe mё keq ndёrgjegjen!

Ndodhitё e makthit, ia kishte rrёfyer doktorrit tё saj. Ky i fundit kruante kokёn dhe i bezdisur rrudhte fytyrёn. “Mos don edhe ti tё ndjekёsh fatin e tradhёtarёve?!” dukej sikur i thonin sytё e saj tё zymtё, si puse zgafellash plot peshё. Doktorri niste t’i fliste mbi kaprriçot e nёndёrgjegjes, duke cituar si Jungun, a Frojdin.

“Nuk ja dalloj kurrё qartё tiparet!” e sqaronte ajo. “por megjithatё, e di. Ёshtё ai!”

Doktorri, herё herё binte nё tё thella. Ndizte njё cigare dhe mundohej tё buzёqeshte.

“Po pastaj, ç ndodh?!”

Ajo ja shpjegonte varjantet e ёndёrrёs. Gjёja qё e turbullonte mё shumё ishte dhimbja e thellё dhe i shprehnin sytё dhe tingulli i tij i zёrit. “Ju e dini doktorr” rrёfente ajo. “Se sa tё forta dhe tё qarta janё emocjonet nёpёr ёndёrra!”

“Shoqe!” e pёrfundonte bisedёn doktorri. “Ju jeni grua e fortё. S kanё ç’tju bёjnё makthet e gjumit! Truri thjeshtё shkarkon dёshirat dhe frikёra tё ndrydhura!” Pastaj ai, me shkrimin e tij si kёmbё pule, e mbushte rrecetёn me barёra qetёsuese. “Ka raste!” rrёfehej ajo. “Kur kam frikё edhe tё flё. Ato sy aq tё zgurdulluar mё trondisin krejt!” Kur fliste, e mbante vёshtrimin ngulur diku nё mur. Sikur tё shihte njё hije. “Çudi!” shtonte pastaj fare e bindur. “Veç mirё i kemi bёrё kёtij populli! Jemi bёrё copash pёr tё. Im shoq, herё herё, flinte veç pak orё, pёr tё zgjidhur hallet e qeverisё!” Kish bёrё si kish bёrё pёr disa kohё. Pastaj kish mbёrritur proçestverbali me dёshmitё e rojeve tё nderit qё kryenin shёrbimin tek varri i tё ndjerit. Kjo ja kishte shtuar ankthin. Varri ruhej edhe natёn. Kredhur nё zyrёn e saj vetmitare, tek i lexonte, ato faqe dёshmishё pa fund, ajo luftonte qё mos tё tronditej akoma edhe mё keq. “Brroçkulla psikopatёsh!” mёrmёriste. “Po pse ore, veç tё çmendur paskan zgjedhur tё ruajnё atё varr?!” Lidhur me kёtё çёshtje, ishte ankuar nё telefon me trashёgimtarin e ligjshёm. Ky i fundit, i butё dhe dinak, jo vetёm qё nuk ja ushqente idetё e saj, por gjente gjithmonё formёn si e si ta mbyllte. Pastaj e zbuste bisedёn, duke kaluar nё çёshtje tё tjera tё shtetit.

Nё tё vёrtetё, fill, mbas lutjes sё Nanёs sё mirё, vejusha e kish ndjerё veten fare tё qetё. Nuk besonte nё brroçkulla tё tilla. “Unё do vdes darviniste!” i kishte thёnё shenjtores, ndёrsa hanin drekё tek vila nr 31 e bllokut. Ishte gushti i vitit 1989. “Ani moj nanё, si tё duash ti!” ja kish kthyer shenjtorja. Nuk besonte pra, por çuditёrisht, kish filluar vёrtetё tё ndjehej mirё dhe tё bёnte gjumё mё tё qetё. E kish provuar atё ndjesi lehtёsimi mbasi i kishte dhёnё dorёn, fill mbas lutjes sё saj nё kodёr. Shenjtorja veshur me tё bardha, mbas lutjes e kishte bёrё mrekullinё. Vejusha s kish arritur ta kuptonte arsyen. “Truri ёshtё njё organ i çuditshёm!” i kishte vetёtirё kjo ide, ndёrsa hante mishin e pulёs nё furrё dhe pinte pak verё tё kuqe. Prej vitesh tashmё jetonte nё shtёpinё e madhe prej vejushe, edhe pse, me grusht tё hekurt, ajo ende udhёhiqte pasardhёsin Qulls, siç e quante ajo. Ngjante si Ledi Makbeth i telefonatave prapa shpine. Ç kishte ndodhur vallё? Ç tё kishte qenё ai lehtёsim nё shpirt, ai çlirim i padukshёm, sikur nё çast, prangat e tmerrshme tё njё vuajtje pa kuptim ta kishin liruar. Prej vitesh ajo nuk kish ndier mё njё paqje tё tillё. Njё si bekim orёsh po e kaplonte gjithkund, sidomos, kur zhytej nё detin e tallazitur tё gjumit. “Mrekulli?!” Ç ishte kjo fjalё? Fjalё kob. Fjalё gjёmё.

Ajo qё kish filluar tё jepte shenja shqetёsimi dhe tmerri kish qenё, pёrkundrazi, vetё Nana e mirё. Mbas lutjes tek mermeri i nxehur, sapo ishte orvatur tё ngrihej, e kishte ndjerё se gjunjёt po i priteshin. Kish provuar njё si humbje, njё si turbullim tё çuditshёm, sikur dikush, nё çast, tё kishte vendosur t ja hiqte si me dorё bekimin e shpirtit dhe tё trupit dhe t’ja zёvendёsonte me frikёn dhe shqetёsimin. “Shkelmi i qoftёlargut!” i kish vetёtirё nё mendje. Nuk e kishte dhёnё veten. Ashtu, duke ecur verbtazi, i kishte futur krahun shoqёrueses sё saj. Ndjehej krejt e çoroditur dhe e trullosur. Gjaku i shkiste me furi nё trupin e lodhur nga vitet. I merrej fryma. Ku iku forca, besimi, energjia e mistershme? Ku u zhduk mbёshtetja e patundur tek e padukshmja hyjnore? Tani, po hidhte hapat me zor. Sapo kishte hipur nё taksi, i kishte kёrkuar murgeshave ta dёrgonin fill qё tё pushonte. Ishte mbyllur nё dhomёn e saj, kishte nxjerrё trupin e bekuar tё Krishtit, Ostjan e bekuar nga Pàpa, dhe e kishte kryer po vetё Meshёn e Shenjtё. Edhe pas meshёs, situata nuk ishte pёrmirsuar. Krejt e çoroditur, pёrpara njё ikone tё Krishtit, kish filluar tё fliste me Zotin e saj. “Nёse ke vendosur tё mё largosh nga kjo jetё. Le tё bёhet vullneti yt!” kishte mёrmёritur dhe ndjente qё diçka nuk po shkonte siç duhej. Tani dridhej, po i merrej fryma, zemra kish filluar t’i rrihte me tё shpejtё, ishte çuditёrisht e tronditur nga diçka qё as vetё nuk e dinte se ç ishte. Mё kot ishte munduar tё flinte. Sapo e zinte gjumi, njё ankth i tmerrshёm e ngrinte vringthi dhe mbasi dridhej krejt, ndjente t’i dhimbte i gjithё mishi. “Oh ferr!” kishte psherёtirё. “Ç po mё ndodh?!” Nuk e dinte. Me alarm, kishte dalё nga paradhoma dhe kishte kёrkuar ndihmё tek murgeshat e tjera duke i rёnё murit me grusht. Ashtu shtat imёt dhe e palodhur, tek mundohej tё hapte derёn, e kishte parё mё nё fund.

Ishte duke fjetur e shihte ёndёrr, apo po e jetonte? Ai ishte tani aty. Qe krejt i tmerrshёm. Ashtu siç e kishte pёrshkruar nёpёr libra, siç e kishin imagjinuar artistёt. “Ik!” i kishte klithur. “Sa herё tё vish, po aq herё do tё tё mohoj!” I kishte sytё krejt tё kuq. Dy zjarre tё cilёt nuk frymёzonin paqen, besimin dhe ngazёllimin hyjnor, por kallnin nё shpirt tmerrin, panikun dhe frikёn mё tё ankthshme. “Nuk kanё mirёsi kёta sy!” kish menduar. Pastaj ishte bёrё dritё nё mendjen e saj. “Kot nuk ke ardhur,” mendoi. “Njё arsye e ke!” Nga anёt e kokёs, krijesёs sё frikshme tani po i dilnin dy brirё tё zinj. Dhёmbёt i kishte tё verdhё, tё mprehtё, lёkurёn plot copёtime prej kafshe tё çuditshme, dhe nga goja, i vinte njё erё e rёndё squfuri. Tani Nana, e vogёl dhe e pafuqishme, tek mundohej tё hapte derёn e mbyllur nga brenda, kishte mbetur si e ngrirё me sytё ngulur tek ai.

Larg nga sytё e mi!” i tha. “Ti e din qё nuk jam e jotja!”

Tjetri, pak nga pak po merrte shprehjen e butё tё njё krijese mё pak tё shtirshme. Po shndёrrohej nё njё fytyrё tё dashur, gati tё dhembshur, njё krijese paqedashёse. Sytё nuk i kishte mё plot zjarr tё shqetёsuar, por me njё dritё tё ftohtё simpatie, gati dёshire tё ёmbёl pёr ta ndihmuar. “Unё kam rrespekt pёr ty!” dukej sikur i thonte.

“Ndoshta keni tё drejtё, por tani ёshtё çasti im!” ja ktheu ai. Foli me njё pёrkujdesje, me njё adhurim gati tё pabesueshёm. Aq i dhembshur dhe delikat shёmbёllente tani, sa do t’ja kishte mbushur mendjen edhe mё dinakut. Asaj iu duk mё i trishtё dhe i vetmuar se kurrё.
“Unё ndihmova njё tё gjorё qё po hiqte picirin e zi me gjumin. Ajo e kishte vrarё gjumin. Ja pse iu luta aq fort! tani lёrmё. Ti e din qё s ke ku tё mё kapёsh?”
“S kam ku tё tё kap? Unё kam rrespekt pёr ty, Nana e vogёl dhe e madhe. Çmime, ndere, 407 struktura bamirsie nё 80 vende tё botёs, 3000 murgesha nёn urdhёrin themeluar nga ju, parà pa fund…..transacjone, operacjone bankash….oh…l’affaire du siècle!” Ai fliste tani me ironi, gati me sarkazёm, por puthitur me sarkazmёn e tij, çuditёrisht kishte edhe njё buzёqeshje tё sinqertё, gati gati babaxhane.
“Ti e din qё kam ca miq atje Sipёr, tё cilёt mё vijnё gjithmonё nё ndihmё, mjafton tё pёrsёris Ave Marijat! Lёrmё tё qetё.”
Ai ndёrsa po transformohej rishtaz, kish filluar tё qeshte. Sytё i kishte tё bukur, trupin e kishte plot shkёlqim, me lёkurёn e lёmestё si modele kopertinash, flokёt e zinj tё adhurueshёm, buzёt i kishte gjak, plot mish me njё cipё epshi e cila do tё çmendtte çdo vajzё. Tani zёrin e kishte tё tingullt, mashkullorё dhe karizmatik.

“Nana e vogёl dhe e madhe!” ja pat ai. “Nana e tё vobegtve, e lebrozve, e tё mjerёve. Mё thuaj, pёrse vitet e fundit nuk e ndjen mё frymёn e Hyjit atje sipёr, pёrse? Ç shkruan tek ato ditaret sekrete? Kush ёshtё frika jote? Kujt i trembesh? Pёrse zjarri i shenjtё ta ka braktisur vatrёn e shpirtit? Ti e ndjeje atё fort…..A thua tё ka braktisur Ai. Hyji yt?”
“Hyjit unё i shёrbej qё prej 60 vjetёsh, dhe do t’i shёrbej sa tё kemё jetё. Kot e ke!”
“E nise mirё, por pastaj kjo dhembshuria jote u kthye nё biznes. Ja pse ai Sipёr, tё cilit edhe unё i trembem, nuk tё ndjek mё me frymёn e tij!”
“Larg meje, i mallkuar!” Nana e vogёl, u rrёzua nё dysheme. Dhoma ishte ende e heshtur. Pёrtej derёs, murgeshat e tjera, krejt tё shqetёsuara, mbasi ishin ngritur me alarm nga dhoma afёr, tani, mundoheshin tё hapnin derёn, e cila rrinte mbyllur nga brenda. Arritёn ta hapnin dhe e gjetёn Nanёn e vogёl, shtrirё pёr tokё, tek pёrpёlitej nga dhimbjet e gjoksit. Nё spital mbasi i dhanё asistencёn e duhur, kardiologu mё i mirё i vendit i foli veças vizitorёve tё huaj qё e shoqёronin. “Nana ka patur ca probleme me zemrёn!” i tha. “Por tani ёshtё jashtё rrezikut!”

 

 

3
Djali i panjohur, ish ushtari i gardёs, i cili javё mё parё kishte folur me Nanёn veshur me tё bardha, tani, shtyrё nga njё kurjozitet i madh, edhe pse ngjarjet kishin rrjedhur ndryshe, donte tё dinte se ç ndodhte akoma atje sipёr. Kish vendosur tё shkonte dhe ta konstatonte vetё atje nё kodёr, ku kohё mё parё, kishin ndodhur gjёra tё çuditshme. Akoma, simbas protokollit shtetёrorё, dy ushtarё vazhdonin tё rrinin truprojё. Djali i takoi tek zbrisnin nga kodra, fill mbas shёrbimit. Me to ishte edhe oficeri qё i shoqёronte. “Nuk ndodh asgjё!” i kishte rrёfyer ai. I shoqёronte me automjetin ushtarak. Djali i panjohur e kishte tё vёshtirё t’a besonte.
“Flet kёshtu sepse s jeni ju ai qё rrin atje natёn!” kishte replikuar.
“Jo mor djalё, po ju a pёrsёris. Nuk ndodh mё asgjё! Ja pyeti vetё” shtoi oficeri dhe u drejtua nga dy ushtarёt. Dy çunakёt qё rrinin natёn truproje pohuan me kokё.
“Nuk ndodh asgjё!” tha njёri nga rojet.
“Ore shoku oficer. Atje ishte tmerr!” ja kish kthyer ende.
“Po, kam dёgjuar. Por nuk ndodh mё asgjё!”
Fill mbas rёnjes sё sistemit, djaloshit nuk i ishte duruar. I kish parё vetё procest verbalet, tё cilёt konstatonin qё gjithçka ishte e qetё atje sipёr. Asnjё trafik hijesh, as britma, as zhurma, as tronditje.
“Ç punё e mbrapshtё!” kishte menduar djaloshi.
Por ja qё sistemi kishte ndryshuar, ai kishte krijuar familje, por ajo eksperiencё personale, nuk i hiqej qё nuk i hiqej nga mendja. “Ç misjon ters i kishte rёnё pёr hise shokёve tё tij!” mendonte tek pinte njё dopje fёrrnet, fare i vetёm. “Tё bёsh roje nate tek njё varr?! Dhe ç varr? Jo njё do si do, por ai i prijsit! Ç punё e mbrapshtё?!” mendonte. Fjalёt e fundit, mbushur me mosbesim, trishtim dhe njё tmerr tё fshehtё, ai gati sa nuk i shqiptonte duke i materializuar rrokjet.
Tё gjithё shokёt e togёs sё tij, gjatё atyre 13 muajve kishin lojtur nga mёndja. Ishin çmёndur, apo i kishin çmёndur? Njё herё, njё ish oficer, i ishte betuar se ato vёrtetё ishin çmёndur vetё. Atё, qё ato e dёshmonin si ngjarje tё vёrtetё, mjekёt psikiatёr, nёpёr verbalet e tyre zyrtare, e kishin nёnvizuar si lajthitje truri. “Dёgjojnё zёra!” kishin shkruar anash çdo deponimi. Ushtarёt, i nisnin nё fshehtёsi dhe i mbyllnin nё psikiatri. “Pёr vizita!” thonin. “Hetime!” Tek reparti i tyre binte shpesh njё heshtje plot frikё dhe tmerr. Nё çmendi, me siguri, me pretekstin e dhёnjes sё ilaçeve, kushedi ç gjёlpёra i kishin bёrё? Ndoshta, pak nga pak, ato ishin çmendur vёrtetё. “Si mund t’i linin tё lirё?” Si mund tё bridhnin nёpёr qytet ca ushtarё, tё cilёt mund tё hapnin fjalёn e turpshme qё dheu ku preheshin eshtrat e prijsit, mbas orёs dy tё natёs deri nё tre, dridhej frikshёm. Dhe nga zgafellat e nёntokёs, dёgjoheshin britma, çjerrje, klithma hadi?
Fenomene tё tilla kishin ndodhur edhe mё parё. Kishin qenё 32, ushtarёt nga toga e Drojёs, qё çuditёrisht, duke tentuar tё shembnin atё ç kish mbetur ende nё kёmbё nga Kisha e shenjtё e Laçit, tё 32 ushtarёt, ishin paralizuar nga vithet e poshtё. Kjo kishte ndodhur nё vitin 1981. 14 vjet, mbas mandatit famёkeq tё shembjes sё Godinave tё shenjta nё mbarё vendin. Dhe sa e sa histori tё tjera. Djali i panjohur, tek pinte gotёn e fёrrnetit me cigare, ulur nё njё klub tё periferisё, kish menduar se si njё zёnkё me njё rekrut shkodran e kishte shpёtuar nga shёrbimi natёn tek varri i prijsit. Si rrjedhojё edhe nga transferimi nё pavjonin psiqiatrik. “Edhe unё do ta kisha ngrёnё. Do tё mё çmendnin me hir a me pahir!” mendonte nё heshtje tek thithte fort tymin e duhanit Partizan. Fёrrneti, ia kishte marrё paksa mёndjen.
Atё natё, kur i kish takuar atij tё kryente shёrbimin tek varri i udhёheqёsit, binte shi me rrёmbim. Ishte dimёr dhe bёnte ftohtё. “Detyra ёshtё detyrё!” mendonte. Shumica e togёs e konsideronte njё nder tё madh pёr atdheun tё kryente shёrbimin tek kryet e mermerta tё varrit tё prijsit. Ky nder i veçantё, i lejohej veç ushtarёve tё zgjedhur. Ardhur nga familje dёshmorёsh apo komunistёsh devotё tё partisё. Pёr kёtё detyrё kaq tё lartё dhe fisnike, bёheshin zgjedhje dhe seleksjonime paraprake nga mё tё imtat. Ishin njё togё me 30 ushtarё. Ato, sё bashku me ushtarёt e gardёs, ishin nga mё tё privilegjuarit. Por ja qё djemtё kishin filluar tё silleshin çuditshёm. Shkonin atje mbi kodёr gjithё zell, por ktheheshin tё tronditur, sikur tё kishin parё me sy vetё qoftёlargun.
Para se t’i binte shorti atij, kishin pёrcjellё tek pavjoni psiqiatrik shtatё nga shokёt e tij. Nё fillim i kish rёnё pёr hise Pal-it, nga Kukёsi. Familje dёshmori. Pali ishte qeros dhe veshllapush. Kishte tek sytё njё vezullim prej ёndёrre. Ishte i bёshёm dhe vёrtetё djalё trim, por ja qё edhe ai lozi nga fiqiri. U çmend apo e çmendёn, nuk u morr vesh.
I riu vazhdonte tё rrinte ulur tek kafeneja. Tek mendonte kёto gjёra, e thithte fort cigaren e ndezur dhe kishte porositur dopjen e dytё tё fёrrnetit. Nuk do ta harronte kurrё tronditjen e ushtarit Pal, mёngjesin e kthimit nga shёrbimi. Rrinte si i shushatur, me sytё e zgurdulluar, krejt i trembur dhe nuk fliste. Mё pas, tek e pyesnin se ç’i kishte ngjarё, ai, fare papritur, kish filluar tё ulёriste dhe tё tregonte me gisht nga kodra e rrёpirtё e Varrezave tё Dёshmorёve. “Kurrё. Kurrё mё!” Ore po ç ka? Çfarё e gjeti tё ziun? Ç tmerr do tё ketё parё atje, nё natёn pus, pa hёnё, plot shi, erё dhe tё ftohtё akull? Mё nё fund, oficeri e mori veç tek zyra e vet. “Mos mё dёrgo mё. Atje toka dridhet!” i kish rrёfyer. “Dёgjohen klithma, britma plot vaj, ndaj ёshtё e pamundur tё kryhet shёrbimi!” Oficeri e kish parё me mosbesim. “Ke luajtur mendsh! As mos e ço ndёr mend. Ai shёrbim ёshtё rrespekti mё i madh qё i bёhet ushtarit” shtonte oficeri. Pastaj, pa e menduar dy herё kish bёrё numrin e pavjonit psiqiatrik. Turp kush e merrte vesh. Ishte njё rrёfim skandaloz. Palin e morёn me ambulancё dhe nuk u kthye mё nё repart. “Ore jam mirё!” klithte siç tregonin, “veç se jam trembur shumё nga shёrbimi atje!”. “E shikoni? Flet pa mend!” konsultoheshin psikiatrёt. E mbanin tё lidhur. Pastaj mjekёt hidhnin mbi fletё tё bardha spitali, verbalet mjekёsore. Oficerёt qё i lexonin, bindeshin se ishte çmendur. Gjithçka qё i interesuari e rrёfente si tё vёrtetё, ato e interpretonin si provё tё çmendurisё sё tij. “More, ju oficera! Pёrse nuk e provoni tё rrini vetё atje tёrё natёn? Ta shikoni se ç tmerr i vёrtetё ёshtё?” Ato nuk pёrgjigjeshin.
Filluan ta besonin edhe tё tjerёt. “Na u çmend Pali,” mёrmёrisnin me keqardhje. Por ndёrsa shihnin njёri tjetrin, tek sytё e tyre, lindte pyetja e frikshme: Kush do tё ishte i dyti? Natёn e dytё nuk kish ndodhur asgjё. As tё tretёn. Pёr njё javё rrjeshtё s ndodhi asgjё. Javёn e re, i kish rёnё pёr hise ta kryente shёrbimin atje, ushtarit nga Rrushkulli: Nush Dervishi. Ky kish bёrё diçka vёrtetё tё padёgjuar kurrё. Rreth orёs dy, sapo toka kish filluar tё dridhej, krejt i tmerruar, ja kishte mbathur me vrap tёrposhtё dukё lёnё pushkёn dhe municjonet mbi varrin e nёmur, i cili vazhdonte tё dridhej kobshёm. “Oh tmerr. Mёnxyrё e zezё!” klithte fort tek i binte me grushta derёs sё repartit. Ushtarёt, zgjuar rrёmbimthi, e kishin parё me sytё e zgurdulluar. Kёtij tё gjorit, ja bёnё gjylpёrёn fatale qё nё kazermё.
I gjithё shtabi u mblodh me urgjencё. Fjala mori dhenё. Turp e faqja e zezё. Askush nuk duhej ta dinte. “Do ta qetёsojmё!” shpreheshin doktorrёt thirrur me ngut. Por mbasi e kishin qetёsuar, e ngarkuan mbi njё zis tё zi dhe pjestarёt e togёs nuk e panё mё. I treti qё u çmend kish qenё shoku i tij i krevatit dy katёsh: Nadir Mula. Nadiri ishte djali mё i zgjuar dhe mё me kёmbёt mbi tokё nga tё gjithё tё tjerёt nё repart. Ai, jo vetёm qё nuk e ushqente veten me dёngla tё tilla, por sa herё qё ata shiheshin me njёri tjetrin me njё tmerr tё fshehtё, ai buzёqeshte dhe me shpoti, zёulёt por krejt i bindur shpallte: “Sa me zor po pres qё tё mё vij rradha mua!” Ky ishte edhe mё trimi. Mёngjesin e ditёs tjetёr, kur u kthye, nё fillim nuk e kish dhёnё veten. Veç se sillej çuditshёm. Ishte bёrё i zymtё dhe hermetik, sikur ta kishin mbyllur nё njё sarkofag. “Dukesh sikur tё janё mbytur gjemitё!” ia pat dikush tek hanin mёngjes tek menca e repartit specjal. Nuk i ishte pёrgjigjur. Por sa mё shumё kalonin orёt, aq mё shumё ai ishte nxirё, fryrё nё fytyrё. Mё nё fund e kishte plasur marazin me njё ulёrimё ngjethёse. “Atje jo!” kish klithur. “Kam parё tmerr!”
“Ashtu ёёёё?! Ke parё tmerr?!” ja kish kthyer pёrgjigjen oficeri plot me njё ironi agresive. Ishte bёrё gati t’i binte numrit tё pavjonit 17mbёdhjetё. “Edhe ti ashtu e mendonke, si tё tjerёt?! Na qёnka e tmerrshme tё vigjёlohen eshtrat e burri mё i madh qё ka nxjerrё ky komb?! A e din se pёr kёto fjalё mund tё kalbesh nё burg?!” Atyre u kish ngrirё gjaku. Fytyrat i kishin fare tё zbehta. Tё tmerruar, tani e shihnin si njё mallkim, kujt qё do t’i binte shorti tё vigjёlonte natёn tek varri i nёmur.
Mё pas, kishin pёrfundur nё çmendi katёr djem tё tjerё: Mandi, Martini, Xhorxhi dhe Sadiku. Mёngjesin kur atij i doli emri pёr shёrbim nate, ishte zbehur krejt. Ç do t’i ngjante atje? Simbas protokollit, do t’a dёrgonin atje me xhipsin e garnizonit, do ta linin aty, vetёm, nё kёmbё, gjithё natёn. Nga frika, po e humbte toruan. Njё fytyrё i vinte, njё tjetёr i ikte. Mbante mend, kish filluar tё dridhej. Ç tё bёnte? “Mё erdhi fundi!” kish menduar me tmerr. Shokёt e shihnin me keqardhje, me dhembshuri, si tё ishte njё viktimё e dёnuar me vdekje. Po atё mbasdite e kish sajuar proçkёn gjeniale. Ishte grindur keqas me njё ushtar tё ri nga Shkodra. Aq shumё ishin rrahur sa pёr ndёshkim i kishin mbyllur qё tё dy nё biruca tё ndryshme. “Mё mirё nё birucё!” mendonte, “se sa roje atje ku toka shkundet kobshёm dhe dёgjohen klithma zgafellash!” Ja kёshtu, kujtonte, kish shpёtuar dhe ja kish hedhur. Si dёnim, nga pjesё e gardёs: ajka e ushtrisё, krejt i privilegjuar; kish pёrfunduar i ndёshkuar tek grada e fundit e sistemit ushtarak nё atdhe. Nё atё tё xhenjos. Ushtarё, tё cilёt, i dёrgonin tё ndёrtonin bunkerё pa fund nё fushat plot lluc dhe ledh tё atdheut tё dashur.
Artur Spanjolli

LERENI NJERIUN TË QAJË!- Cikël poetik nga TAHIR BEZHANI

LERENI NJERIUN TË QAJË!

Kur njeriun e prek dhimbja në palcë
E zjarri djeg damarëve të zemrës
Shqetësimet lëvrojnë gjymtyrëve të trupit
Vetëm mjegull shikon, dridhje ndien
E prushi brenda ndizet e fiket si vetëtimë
Pastaj shikon zharavën e shkriftë
Si lëmashk loti, si rrëshirë…

Lëreni të çajë me lotin që shpërthen zemrës
Të zbrazet ajo kupë dhimbje si helmi
Një botë tjetër ka secili njeri
Shkarkesa ndihmon dhimbjen, shpirtin
E pastron zemrën përmes lëngut të syve
Andaj, lëreni njeriun të qajë
Dhimbja për njeriun të jep nder
Të bënë krenar….

Gjakovë,07.12.2024

 

 

 

KUR TË VDES…

Kur të vdes
Do jetë ditë me diell,
Me lule maji e aromë
Nga pak erë do fryjë
Do pikla shiu rrokullisen shpateve

Ejani në lamtumiren e fundit
Shikojeni atë ngjyrë të zverdhur pa frikë
Ndryshon ylberi jetës, venitje pëson
Kujdes, mos qani me lot
Mos i tremni zogjtë përreth
Cicërimën e ëmbël ta ndjej
Nëse zemra vetvetiu ju dridhet
Dënesni në heshtje, përtypni dhimbjen
Ç’malluni me kujtimet ashtu siç dini…

Me kryeneçësinë time të paepur
Së fundmi pajtohuni
Mos ejani të pispillosur,
Me kollare, të parfumosur..

Hidhërohet lapsi mes gishtërinjve
Nxihet fleta e bardhë…

Kur të vdes,
Në varrim të vijnë skamnorë
Me rroba të vjetra e faqebardhë
Me arna të shqepur, këmbëzbathur
Ata dinë të lexojnë letrën e jetës
Ata qajnë, vajtojnë siç u dikton zemra
I dua e më duan…

M’i njohin dhimbjet e fshehura në shpirt
Ua kam puthur gjithmonë këmbë e duar
Sakramenton askush sikur ata nuk ma lexon
Më larg ushton dhimbja
Se trillimet e kota….

Gjakovë,07.12.2024

 

 

 

 

 

RRUGA IME….

Mbaj mend saktë rrugën e gjatë
E dij se ecja ngadalë e herë edhe me vrap
Ndalesha akullimit rrugor
E rrëshqisja padashje
Më shtynin edhe nga pas….

Tatëpjetave mbushesha fryme, të pëlcas
Humnerave u ikja e në to rashë
Për flokë si rrënjë lisi më tërhoqën
Volli frymëmarrja ime gjatë
Kryqëzoreve të rrugëve lëndova këmbët
Gishtërinjtë e këmbëve i thërrmova gjembave
Gjurmët e lëndimeve buzëqeshin me kohën
O Zot, kah shkoj kjo qenie?!…

Herët provova edhe valët e detit
Pa më mësuar askush të notoja
Më hidhen anash valët
Fati e deshi të shpëtoja

Miqtë imituan varrimin tim në rërë
Vendosen gur te koka e te këmbët
Kinse po qajnë, sa shumë buzëqeshnin
Ndien dhimbje për emrin tim të vogël,
Pa testament…

Rrugëtimi im i gjatë
Emër i fshehur n’guaska
Dhimbje e pashkruar kurrë
Dje e as sot…..

Dhjetor,2024


Send this to a friend