Edicioni i 46-të i festivalit përfundoi të dielën pas tre ditësh – u propozuan më shumë se 140 aktivitete, duke përfshirë lexime, diskutime, debate… dhe shfaqjen e finales së Eurovizionit.
VOAL- Edicioni i 46-të i Ditëve Letrare të Solothurnit përfundoi të dielën me një pjesëmarrje prej 18,500 vizitorësh gjatë tre ditëve të festivalit, bëhet e ditur në një lajm të ATS, transmetuar nga RSI. Fitorja e Nemo në Eurovision, bëhet e ditur, nuk kaloi pa u vënë re: organizatorët kishin planifikuar një shfaqje publike mbrëmjen e djeshme, e cila tërhoqi shumë të rinj dhe familje.
Midis të premtes dhe të dielës kishte 141 takime dhe 74 të ftuar, sipas njoftimit. Leximet, diskutimet dhe debatet u dominuan nga ngjarjet aktuale dhe sfidat politike, ekologjike dhe teknologjike. Bashkëdrejtorët e Ditëve Letrare, Rico Engesser dhe Nathalie Widmer, thanë se ishin të kënaqur me edicionin e dytë nën udhëheqjen e tyre.