14 Gushti është dita e 227 – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 139 ditë.
Ngjarje

1040 – Makbeth vret mbretin Dunkan të Skocisë dhe hypën në fron. Pas 560 vjetësh, Uilliam Shekspiri e dramatizoi këtë ngjarje duke shkruar tragjedinë e tij më të errët dhe më të shkurtër, plot efekte psikologjike kur e keqja zgjidhet si udhë për të përmbushur ambicjet për pushtet.
1791 – Fillon Revolucioni Haitian.
1880 – Gjermani; Përfundon ndërtimi i katedrales së Kelnit; katetralja gotike më e madhja në Evropën veriore – punimet zgjatën 632 vjet.
1893 – Franca bëhet vendi i parë që fillon të regjistrojë automjetet.
1897 – Qyteti Anosimena pushtohet nga trupat franceze nga mbrojtësit nga Menabe në Madagaskar.
1908 – Garimi i parë i bukurisë u mbajt në Folkestone, Angli.
1916 – Rumania i shpall luftë Austro-Hungarisë, duke u bashkuar me Antantën në Luftën e Parë Botërore
1921 – Tannu Tuva, themelohet si shtet plotësisht i pavarur, përmbajtur nga Rusia.
1935 – SHBA: Presidenti Franklin Roozevelt nënshkruan në ligj aktin e sigurimeve shoqërore, duke krijuar një sistem pensionesh.
1936 – Për herë të parë; një lojë basketbolli – në olimpiadën e Berlinit.
1936 – Afroamerikani, Rainey Bethea varet në Owensboro, Kentaki në ekzekutimin e fundit publik në Shtetet e Bashkuara.
1941 – SHBA – Britani; Lufta e Dytë Botërore: Winston Churchill dhe Franklin D. Roosevelt nënshkruajnë Kartën e Atlantikut duke deklaruar qëllimet e pasluftës.
1945 – Presidenti amerikan Harry S Truman njofton se Japonia iu dorëzua aleatëve të Luftës së Dytë Botërore. Mijëra amerikanë dolën nëpër rrugë në të gjithë Shtetet e Bashkuara për të festuar V-J (Fitore ndaj Japonisë). Ratifikimi zyrtar i dorëzimit u bë më 2 shtator në Gjirin e Tokios, në bordin e luftëanijes Missouri.
1947 – Pakistani pavarësohet nga Perandoria Britanike.
1969 – Mbretëria e Bashkuar dislokon trupat në Irlandën Veriore.
1971 – Bahreini pavarësohet nga Britania e Madhe.
1974 – Fillon pushtimi i dytë turk i Qipros; deri 200,000 qipriotë grekë bëhen refugjatë. 6000 u vranë, 1,619 humbën.
1980 – Lech Wałęsa udhëheq grevën në Gdańsk, Poloni.
1994 – Policia franceze kap terroristin marksist Iliç Ramirez Sanchez (nga Venezuela) i njohur si “Carlos Çakalli”- ai u dënua për dhjetra vrasje e grabitje, ndodhet në Francë në burgimin e përjetshëm. Në një fjalim të vitit 2009, presidenti i Venezuelës Hugo Chavez e vlerësoi Karlo Çakallin (bashkëatdhetarin e vet), duke thënë se ai ishte dënuar në mënyrë të padrejtë dhe nuk ishte terrorist, por “luftëtar revolucionar”.
2005 – Helios Airways Flight 522 rrëzohet në veri të Athinës duke lënë të vdekur 121 persona.
Lindje
- 1850 – Ljudevit Rossi, botanist kroat, major në luftë († 1932)
- 1867 – John Galsworthy, letrar anglez, nobelist
- 1945 – Steve Martin, komedian, shkrimtar, producent dhe aktor amerikan
- 1947 – Danielle Steel, noveliste amerikane e librave limonatë
- 1966 – Halle Berry, aktore amerikane
- 1971 – Raoul Bova, aktor italian
- 1983 – Mila Kunis, aktore nga ShBA-të
Vdekje
- 1941 – Paul Sabatier, kimist francez dhe Nobelist (l. 1854)
- 1941 – Sveti Maksimilijan Kolbe, shenjetar katolik (l. 1894)
- 1956 – Bertolt Brecht, letrar gjerman
- 1981 – Karl Böhm, dirigjent austriak
- 1988 – Enzo Ferrari, pilot italian garash, themeluesi i Ferrarit (l. 1898)
- 1994 – Elias Canetti, skrimtar gjerman me prejardhje bullgare
- 1996 – Sergiu Celibidache, dirigjent rumun
- 2007 – Nela Eržišnik, aktore kroate (l. 1922)
Komentet