Qytetarja e Vlorës Katina Thanasi ka qenë 70 vjeçe kur Rama u bë kryeministër dhe ringjalli tek vlonjatët edhe Ismail Bej Qemalin, thuhej në bisedat që ushqenin ndryshimin dhe zhvillimin e qytetit jugor të Shqipërisë.
Tani pas tre mandateve zonja Thanasi 82 vjeçare dhe gati 22 vite diferencë me kryeministrin, rend në sheshin thuajse bosh përpara Bashkisë duke thirrur “Edi…Edi… Mos ik Edi…”.
Thirrje me gulçe shkaktuar nga shtyrja e truprojave, pasi në atë pik-vape të mesditës me grykën e tharë nga mungesa e ujit dhe tymi ne atmosfere i plehrave qe Vlora djeg çdo behar, ajo duhej të vraponte e të thërriste njëkohësisht për t’i tërhequr vëmendjen kreut të qeverisë se mbase po ta dëgjonte do t’ia kish zgjidhur disi shqetësimin që kishte mbi dy vite që ajo ankohej.
Falë YouTube-it dhe jo edicioneve të lajmeve duke e rikthyer shikimin e ngjarjes, dinamika e zhvillimit të skenave në më pak se 100 metra të krijonte mospërfilljen dypalëshe.
I pari ishte ai qe kryeministri as shihte dhe as dëgjonte për interesin e tij, por edhe qytetarja Thanasi që nuk ishte e vetme në atë lloj zgjidhje situate për t’u dëgjuar nga ana kryeministrit.
Truprojat dhe punonjës të administratës u bënë pengues edhe për dy qytetare të tjera të moshuara që i kishin zënë “pusi” kryeministrit. Ishte ndoshta kjo shmangie dhe shtytje që e bënë 82 vjeçaren të thërriste e në atë mënyrë dhe të bëhej e dëgjueshme nga distanca për kryeministrin.
“Çfarë ke ?! çfarë ke… çfarë ke që bërtet”- ishte reagimi I kreut te shteti.
Për një qytetare diku tjetër nga ekrani përgjigja u kuptua.
Ky njeri ka nisur “Fushatën e re te lirimit të hapësirave publike”, me aksionin politiko administrativ që ka ndërmarrë pas zgjedhjeve që ende nuk e kanë dhënë rezultatin përfundimtar. Kjo gjithnjë e më shpesh po i bashkëngjitet pandershmërisë së garës dhe farsës* zgjedhore duke prodhuar pas tyre një shtet mashtrues dhe komik, një shtet absurd i cili i bën veprimet hapur dhe nuk arrin të mbulohet dot as nga mediat pranë qeverisë.
Farsa si zhanër i teatrit ka dalë vetë me gjithë përmbajtjen në rrugë.
Ka nisur prej sheshit të Vlorës, aty ku pak më tutje ndodhet edhe muralja e “Parodistëve të Vlorës” me diçiturën; “Me ju qeshëm Ndaj ju deshëm”.
Një farsë që po Vazhdon me Fierin, Durrësin dhe ka mbërritur në Theth si shfaqje politike e stinës dhe e turizmit.
______________
*Farsa – është një punim artistik një zhanër i dramës komike, i satirës, i situatave absurde, i humorit me gjeste fizike, ku personazhet ekzagjerohen natyrshëm nga përmbajta që përfaqësojnë. Herë-herë edhe një marrëzi argëtuese me realitet të hidhur që mund të përshkruajë gjithashtu veç absurditetit, boshllëkun dhe pasinqeritetin.
7 Korrik, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Komentet