VOAL – Në 10 qytetarë 9 ndihen të sigurt në Zvicër. Kështu tregon një studim i ETH Zyrih që është publikuar në fundjavë. Është fjala për studimin «Sicherheit 2015».
Shumica e të anketuarve mendonin se ka nevojë në të ardhmen për një gatishmëri të forcave të armatosura zvicerane. Gjithashtu e mbështesin arritjen e marrëveshjeve për bashkëpunim ndërkombëtar.Mundësia është e vogël të ndodhë një kërcënim për Zvicrën, sipas të anketuarve. Në krye të listës së rrezikut, sikur vitin e kaluar, mbetet siguria e të dhënave nga një sulm kibernetik.
Në mënyrë të konsiderueshme më e zymtë dhe e tensionuar për zviceranët, nga ana tjetër, duket situata politike botërore. Më shumë se gjysma e të anketuarve, 55 për qind, ose 14 për qind më shumë se vitin e kaluar, e vlerësojnë si kritike të ardhmen e politikës botërore në pesë vjetët e ardhshëm.
Tri të katërtat e popullsisë zvicerane nuk përjashton mundësinë që në Evropë të shpërthejë një luftë.
Për të realizuar këtë studim janë telefonuar 1200 qytetarë, në të gjitha rajonet e Zvicrës. Anketa është kryer nga instituti kërkimor „Leger”, të cilin e publikon ETH në Zyrih, përkatësisht Qendra për Studime të Sigurisë në ETH.

Komentet