VOAL- Në Graubünden, 46 këlyshë ujku nga 11 tufa lindën gjatë verës. Kështu thuhet në raportin e Zyrës së Gjuetisë dhe Peshkimit në Rhaetian, të publikuar sot (e hënë). Në territoret e kantonit jetojnë 12 tufa me ujq, pra të gjitha janë riprodhuar, përveç njërës (tufës së Calderas).
Raportet pastaj merr me të sapolindurit e çdo tufe. Sa iu përket dy tufave të Zvicrës italiane, raportohet se në Moesola (komuna dhe Mesocco-s nga rajoni i Rheinwald) fotokamera ka fiksuar në qershor dy prindër dhe dy këlyshë para disa javësh. Në fillim të shtatorit, një ujkonjë me pesë këlyshë është parë në të njëjtin territor. Në tufën e Valle Morobbia, që është formuar verüen e vititi 2015 mes Tiçino e Mesolçinës, janë parë një ujk dhe një ujonjë. “Prandaj ka mundësi që edhe këtu të ketë ndodhur riprodhimi”, thuhet në raport.
226 grabitje në tre muaj, dy ujqër të vrarë
Ndërmjet korrikut dhe shtatorit, u raportuan 226 grabitje të kafshëve shtëpiake, duke përfshirë 224 dele dhe dhi (27 të plagosur) dhe 2 gjedhe. Me këto shifra, që nga fillimi i vitit, numri i viktimave të ngordhura shtëpiake ka shkuar në 264, ndërsa 34 janë plagosur.
Pas sulmeve, Kantoni paraqiti 6 kërkesa për asgjësim për tufat Valgronda, Moesola, Beverin, Stagias, Vorab dhe Lenzerhorn. Nga katër aplikimet e miratuara, dy janë kryer deri tani.rsi-eb