Kush vuan nga lartësitë duhet të rrijë larg, por ata që pëlqejnë aventurën nuk mund të humbin një nga spektaklet më të pabesueshme në Alpe.
Pilatus, mali i Lucernës, është një nga vendet më legjendare të Zvicrës qendrore dhe edhe një nga vendet më të bukur, sepse çdo tre ditë ofron një panoramë të 73 majave alpine.
Pilatus quhet edhe treni që të çon në majat e maleve të Lucernes. Ideatori për ngjitjen e maleve ishte inxhinjeri Eduard Locher në shekullin e XIX dhe shumë njerëz e quajtën të çmendur, duke parë relievin e thepisur dhe defektet që mund të kishte mjeti në ato vende. Ideja e çmendur u bë realitet me inaugurimin në 1899, të linjës hekurudhore, të gjatë 4618m, që të çonte nga Alpnachstad në Pilatus Kulm. Linja u përdor nga një tren me avull deri në 1937.
Kjo vepër u ndërtuar në 400 ditë nga 600 njerëz. Ajo që sot mbetet një nga vendet më të thepisura në botë është konsideruar një kryevepër inxhinjerike.
Kur është dimër turistët përdorin teleferikët për të parë diellin ose majat e maleve ose për të bërë sporte dimërore.




Komentet