Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Senicë në jug të vendit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, flakët kanë djegur disa banesa, ndërsa është shkrumbuar plotësisht edhe Kisha e Shën Dhimitrit, një ndër objektet e kultit më të njohura të zonës.
Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për banorë të lënduar, ndërsa autoritetet vendore dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në terren për të frenuar përhapjen e flakëve. Në operacionin e shuarjes janë angazhuar edhe dy helikopterë të cilët po asistojnë nga ajri, për shkak të terrenit të vështirë dhe përmasave të zjarrit. sn