Një mjelmë në breg të liqenit
me kokën e futur mes krahëve
flinte e përkëdhelur nga një rreze dielli.
Rosat e egra zhurmonin pas krahëve të mi,
ndërsa patat e egra morën fluturim
për t`u kthyer përsëri.
E zgjova se doja t’i mburresha,
se në jetë s’kam vrarë asnjë zog,
se nuk kam penguar askënd në fluturim,
Ia fsheha,
se zogjtë janë ende të trëmbur
dhe nuk i zënë besë njeriu
në vendin tim.
Se atje brohoriten vrasësit,
u thuhet të lumtë pushka,
se një vrasës me pagesë bën para me thasë,
Ndërsa poeti shkruan vargje falas
dhe dikur për ca vargjet ka ndodhur
jetën të humbasë.
Qytetërimet
s’dallohen vetëm nga veprat e artit,
sa xhentil je para një femre,
sa beson në zot.
Ato përherë testohen,
se ç’raporte ke ti me zogjtë.
Ndaj engjëjt shfaqen si pëllumba,
ne zogun e kemi mbi flamur,
sikurse përcillte mallin e kurbetlinjëve,
Edhe konstruktorët e avionëve
zogun morën si shembull
për t’u bërë zot i hapësirave,
sikurse orakujt zbulonin tek krahët e zogjve
mesazhet e hyjnive.
.
Fatbardh Amursi