Presidenti ukrainas bën thirrje për armëpushim nga nesër për të “siguruar bazën e nevojshme për diplomaci”
VOAL- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi të enjten se ka ndërmend të takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin në Turqi. Ky i fundit kishte propozuar një takim në Stamboll për bisedime “të drejtpërdrejta” dhe “të pakushtëzuara” midis Moskës dhe Kievit.
Nga ana e tij, Zelensky përsëriti në rrjetin social X: “Ne presim një armëpushim të plotë dhe të qëndrueshëm nga nesër, për të siguruar bazën e nevojshme për diplomacinë.
Putin nuk e përjashtoi mundësinë e diskutimit të një armëpushimi gjatë bisedimeve, por theksoi se bisedime të tilla duhet të përqendrohen në “shkaqet e thella të konfliktit”.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kishte kërkuar Ukrainës dhe Rusisë të takoheshin.