Kryeredaktorja e gazetës ‘Zeri’, Arbana Xharra e cila po përcjell nga afër zhvillimet në Vatikan, me anë të një statusi në rrjetin e saj social ‘Facebook’ ka deklaruar se në Romë sot sheh vetëm flamuj shqiptarë.
Xharra në këtë status thotë se të gjitha kulturat, identitetet dhe politika janë shndërruar në frymën e epokës së re.
Statusi i plotë i Xharrës:
Sot këtu në Romë sheh flamuj shqiptarë, kosovarë; sheh njerëz me emra myslimanë, katolikë, e më së shumti me emra shqip; sheh popuj e kultura nga e gjithë bota. Sot këtu në Romë gjitha këto dallime kulturash, identitetesh, politikash janë shndërruar në një lumë që edhe për shumë kohë do të duhej ta vadisin frymën e epokës: kur shenjtërohet një shqiptare nuk bashkohen vetëm ata ndër veti por edhe e gjithë bota. A ka ditë më të madhe se kjo sot? Ndoshta për tjerët po, por për ne Roma sot duket si një vendim i ri për të kaluar nga modusi i vetëmbrojtjes dhe mbijetimit në atë të frymëzimit të botës me të mirat tona.

Komentet