Miku im më lajmëron në FB: një qytetar i Prishtinës vjet e rrëzoi murin ndarës të një dhome të apartamentit pa e marrë më parë lejen e Komunës së Prishtinës. Inspektorët me të drejtë ia ndërprenë punën. Për këtë shkelje ligji doli publikisht edhe kryetari i komunës Ahmeti. Më shumë se një vjet qytetari dha e mori me administratën e komunës e me gjyqe. Nuk e dinte miku im si mori fund vajtje-ardhja e qytetarit që e rrëzoi murin e banesës së vet pa lejen e komunës. Ndërkaq, inspektorët e Prishtinës me kryetarin e Komunës nuk e panë dhe nuk e ndaluan ndërtimin e dy xhamive në dy lagjet elitare të kryeqytetit. Apo mbase e panë, por ryshfeti ua mbylli gojën e sytë.
Njëra xhami ilegale është duke u ndërtuar në maje të kodrës, në cep të auto udhës Prishtinë-Shkup që ta shohin e tërë bota, sepse aty e ka vështirë të falet dikush, ashtu si e patën ndërtuar arabët xhaminë në Sllatinë, në cep të rrugës për në aeroportin e Prishtinës, që ta shoh Perëndimi me të zbritur nga aeroplani.
Shteti dardan që ta mbulonte turpin, atëbotë e devijoi rrugën për në aeroport, duke iu shmangur xhamisë arabe. Kështu xhamia politike e humbi qëllimin e ndërtimit, ata që vijnë me aeroplanë nga bota nuk e shohin fare. A do ta devijojë prapë rrugën shteti që t’i shmanget xhamisë ilegale në auto udhën Prishtinë- Shkup, apo më e arsyeshme është ta heq nga rruga?
Ryshfet i madh është dhënë për këto dy xhami, me tha i sigurt në vete miku im.
Jeni ndër zërat më të fuqishëm ndaj çështjes kombëtare. Derisa shkenca gjithkund ecën me vrull ne kemi njerëz që udhëheqin shtetin duke ndërruar votat për pushtet me ndërtim xhamish. Ku është prokuroria që nuk ndërmerr asgjë, heshtja do me thënë se pajtohesh me dorën e krimit.