Sot në mëngjes, në zemër të Tiranës, policia rrethoi godinën e News24. Pa paralajmërim, sinjali u pre me forcë. Gazetarët u ndaluan të hynin. Populli u la pa zërin më të madh e më të besueshëm të lajmit. Nuk është një ndërhyrje teknike. Është një goditje në zemër të së drejtës kushtetuese për t’u informuar. Një precedent i zi, që mbyll gojët kritike dhe shtrëngon grushtin mbi fjalën e lirë. Për Reporterët pa Kufij: e vendosët Shqipërinë mbi Kosovën në indeksin e lirisë së shtypit. Me ç’arsyetim? A nuk shihni shuarjen e lirisë para syve tuaj, apo jeni prekur nga të njëjtat duar që e shkelin? Qeveria e Edi Ramës i detyrohet popullit një përgjigje. Por bota duhet të vendosë: a do ta pranojë mbytjen e shtypit të lirë në tokën evropiane?