Zyrtarët në Prishtinë “paraqiten si viktima të mëdha, kurse me delegacioni serb në Bruksel as që deshën të flasin rreth kësaj”
BEOGRAD – I pyetur në lidhje me reagimet e Prishtinës zyrtare, Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve, për mos pranimin e Kosovës në UNESCO, të cilët shprehën pakënaqësi me vendimin, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiçi tha se ai nuk ishte i zhgënjyer me rezultatin, por ishte i zhgënjyer me procedurat.
“Më vjen keq që ata janë gjithë kaq të zhgënjyer, unë nuk jam, të paktën jo me rezultatin. Unë jam i zhgënjyer nga fakti se ata të gjithë hynë në këtë procedurë pa pyetur Serbinë, pa njoftuar Serbinë dhe ata prisnin rezultat tjetër. Këto ofshama dhe vajtime që vijnë nga Prishtina, unë nuk do ti komentoj”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se tani zyrtarët në Prishtinë “paraqiten si viktima të mëdha, kurse me delegacioni serb në Bruksel as që deshën të flasin rreth kësaj”.
“Kemi qenë të kërcënuar që do të flasin se gënjejmë, që kemi hapur tema të tilla, kështu që tani, pasi ishin të sigurt se do t’na turpërojnë sërish dhe përsëri ta shkelin Serbinë, pasi nuk ndodhi kjo, çfarë tani, duhet të luajnë rolin e viktimës”, tha Vuçiç.
Ai përsëriti se Serbia po përbuzet, por këtyre përbuzjeve nuk do ti përgjigjet, dhe se për qeverinë të cilën e drejton është e rëndësishme që të vazhdojnë dialogun në Bruksel.
“Ajo që po shohim se disa zyrtarë evropian vajtojnë, çfarë t’ju bëjë, kjo është politika e tyre, ata e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, ata po veprojnë në përputhje me politikat e tyre, dhe Serbia po vepron në përputhje me politikën e saj. Nuk e ka njohur dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, përfundoi Vuçiç. aa
Komentet