VOAL- Një ujk që emigroi në Hungari nga Graubünden dyshohet se u vra nga një djalë nëntë vjeçar. Këtë e ka bërë të ditur televizioni shtetëror hungarez MTV.
Të mërkurën, në qytetin Nyiregyhaza, policia arrestoi babanë e djalit dhe një burrë të dytë që ishte me djalin gjatë vrasjes së ujkut. Autoritetet i akuzojnë dy personat për krime kundër mbrojtjes së natyrës dhe për rrezikim të të miturve. Nëntë vjeçari nuk dënohet sipas ligjit hungarez.
Prillin e kaluar, rasti shkaktoi gjithashtu një bujë në mesin e aktivistëve ndërkombëtarë për të drejtat e kafshëve. Mostra “M237”, një mashkull dyvjeçar nga Graubynden, kishte kaluar 1900 kilometra gjatë emigrimit të tij në Hungari nëpërmjet Tirolit të Jugut dhe Austrisë. “M237” përshkoi distancën më të gjatë të regjistruar ndonjëherë për një ujk në Evropë.
Ruajtësit graubyndas të kafshës së egër e kishin pajisur me një transmetues GPS. Por sinjalet ishin zhdukur papritur kur ujku arriti në Hungari. rsie-b