Një gjeneral i lartë rus është vrarë gjatë një sulmi me raketë në Ukrainë, raporton BBC.
Gjeneral lejtnant Oleg Tsokov vdiq gjatë një sulmi në një hotel ku strehoheshin komandantët ushtarakë rusë në Berdyansk të Ukrainës.
Ministria e Mbrojtjes ruse nuk e ka konfirmuar lajmin, por mediat ruse po e raportojnë gjerësisht.
Prezantuesja ruse, Olga Skabeyeva tha se ai u vra me një raketë britanike ‘Storm Shadow’.
Gjenerali rus ishte rikthyer në Ukrainë pasi ishte plagosur rëndë më herët gjatë konfliktit. Ai ishte goditur në shtator të vitit të kaluar në zonën e Svatoves në Ukrainë.
Ka raportime se hoteli që u godit me raketë nga ukrainasit është rrafshuar plotësisht.
Qeveria britanike ka dhuruar një numër raketash ‘Storm Shadow’ në Ukrainë. Këto raketa kanë një rreze prej 240 kilometrash dhe janë shumë më precize se raketat që përdoreshin më parë nga Kievi.