Ismail Haniyeh u vra nga një mjet shpërthyes që u fut fshehurazi në godinën ku ai po qëndronte brenda në Teheran, sipas New York Times .
Gazeta, duke cituar disa zyrtarë të Lindjes së Mesme, raporton se bomba ishte fshehur “afërsisht dy muaj më parë” në godine, e cila drejtohej dhe mbrohej nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike në Teheranin verior.
Bomba më pas u shpërthye nga distanca pasi u bë e qartë se shefi i Hamasit ishte brenda, sipas burimeve.
Ende nuk dihet se si është vendosur bomba në ambientet e brendshme.
Më herët sot iranianët dolën për të vajtuar liderin e Hamasit në funeralin e tij.
Trupi i tij do të dërgohet më pas në Katar, ku Haniyeh ishte zakonisht i vendosur, për varrim nesër.
Irani dhe Hamasi kanë akuzuar Izraelin për kryerjen e sulmit që vrau Haniyeh disa orë pasi ai mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Iranit në Teheran të mërkurën.
Por zyrtarët izraelitë nuk e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin. sn