Andrija Drashkoviq (51 veç), i arrestuar në Split, Kroaci, me fletë arrest të Belgjikës për shkak të vrasjes së Enver Hadrit, deri në fund të javës së ardhshme do të ekstradohet në Bruksel.
Avokati i Drashkoviqit ka bërë ankesë për ekstradim të cilën gjykata do ta shqyrtojë brenda 48 orëve. Pas kësaj, më së largu brenda dhjetë ditësh, transmeton Koha.net, Drashkoviq do të duhej të ekstradohej në Belgjikë, ka thënë për “Blicin” e Beogradit zëdhënës i Gjykatës së Splitit Damir Romac.
Drashkoviq më 2 korrik kishte paguar kaucionin 100 mijë euro për mbrojtje në liri dhe njëkohësisht atij i ishte marrë pasaporta.
Endver Hadri, kryetar i “Lëvizjes për të drejta të njeriut”, u vra në vitin 1990 në Bruksel derisa po priste në semafor, kur u ndal një veturë, nga e cila u hap zjarr kundër tij.
Komentet