Bashkimi Evropian duket se e ka marrë me mjaft seriozitet fjalën e Presidentit të SHBA, Donald Trump, kur tha që NATO duhet të ndërhyjë në rastet kur avionët rusë shkelin hapësirat ajroje deri në shkatërrimin e tyre.
“Mundësia e rrëzimit të një avioni luftarak që ndërhyn në hapësirën ajrore të NATO-s është në tryezë”, tha Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në një intervistë për CNN.
“Pikëpamja ime është se ne duhet të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”, tha ajo. “Kjo do të thotë që nëse ka një ndërhyrje në hapësirën tonë ajrore, pas një paralajmërimi, pasi të jetë shumë i qartë, padyshim që mundësia e rrëzimit të një avioni luftarak që ndërhyn në hapësirën tonë ajrore është në tryezë” – përfundoi presidentja e KE-së. bw