MOSKË – Politikani rus Vladimir Zhirinovski i kërkon Vladimir Putinit të hedhë një bombë bërthamore në Stamboll, qytetin më të madh të Turqisë dhe një nga metropolet më të mëdha botërore.
Në një intervistë në Radio Moska, Zhirinovski e ka konsideruar përgjigjen më të mirë ndaj rrëzimit të avionit rus SU-24 zhdukjen e Stambollit bashkë me popullsinë e tij nga faqja e dheut.
“Mjafton një bombë bërthamore dhe do të hidhej në erë Stambolli me banorët e tij dhe me gjithë ngushticën e Bosforit,” tha Vladimir Zhirinovski gjatë intervistës.
Komentet