Desha plot gjëra të beja kët’ vit
sa shumë kisha menduar..
të ikja, udhëtoja e shihja,
stinët tek ndërroheshin pa kuptuar
Gjithshka rrethuar prej kohës që ikën
dikush nga vetmia s’po ndjehet si duhet
diku dashuria u këput papritur
pendimi dikë ka kapluar..
Një mik udhëtimin kët’ vit e ndërpreu
vargjeve për t’u kujtuar
një qarje fëmije jetën përshëndeti
duke m’ë mallëngjyer
Unë sytë i mbylla ndaj rrugëve pa krye
e mendjen fillimeve të reja ja lashë
për gjithshka kët’ vit mund’ t’kem gabuar
jo pak u preka, mendimeve rashë
Po e mbyll ky vit portën e kohës
e unë MIRËSISË do vazhdoj t’i besoj
dëborën e parë këtu e pres
do e pres dëborën, nuk do harroj!!
Dhjetor, 2022
Inis A. Jorgo
Komentet