Poezitë e krijuesit dhe të dënuarit politik nga diktatura komuniste Ymer Adem Llugaliu, postmortem i boton ,,Voal.ch’’i poetëve dhe botuesve të mirënjohur Skënder dhe
Elida Buçpapaj
–
VITI PA PRANVERË
.
Hapni rrugë,
po kalon viti i papranverë!
Ka shkel nëpër shkrepa,
ka kapërcye prrocka,
prroje, humnera…
.
Trotuareve troket,
por zemra nuk trazon.
Jo se nuk don,
por se nuk ka të drejtë.
S’më duhet buzëqeshja,
që krahnorin ma flakron,
por më duhet puthja,
që ballin ma freskon.
.
Farë e dhimbjes,
e ndrymja dashuni,
si venë shumëvjeçare
shijen pse e shton?
Krahnorin ma ndez,
zemren ma çpon,
ndjenjës m’i jep krah,
gjykimin ma zvarrit
e hapin ma ngatrron.
.
Mirditë – Rrëshen,1975