VOAL

VOAL

Vijon ‘përplasja’ në Vlorë, Dritan Leli dhe këshilli bashkiak lënë mbledhje në dy data të ndryshme

June 24, 2021

Komentet

Malltezi publikon dokumentin- Preç Zogaj paska prodhuar me shumë spiunime se letërsi

Me një status në Facebook, Jamarbër Malltezi ka postuar një dokument ku duket aktiviteti si spiun i shkrimtarit dhe analistin Preç Zogaj, gjatë regjimit komunist.

Në reagimin e tij, Malltezi shprehet se Preç Zogaj ka ‘prodhuar më shumë spiunlliqe sesa letërsi’, duke iu referuar dokumenteve të Sigurimit të Shtetit.

Sipas Malltezit, bëhet fjalë për ‘3 volume me 141 faqe spiunime’, çka, sipas tij, e vendos Zogajn në një rol tipik të propagandës së kohës.

Berisha: Për Avokatin e Popullit të kërkohet falje, nuk do të shkojmë në Kushtetuese!

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, debatet pa media të zbardhura nga gazetari Osman Stafa, u përqendruan te organizimi i protestës dhe te çështja e Avokatit të Popullit. Sali Berisha kërkoi që deputetët që kanë firmosur të kërkojnë falje publike, ndërsa Flamur Noka dhe Bislimi Ahmetaj u përplasën për përgjegjësitë në strukturat e partisë.

Në lidhje me Avokatin e Popullit sipas raportit të gazetarit Osman Stafa rezulton që Sali Berisha të ketë thënë:

Sali Berisha: Duhet të kërkojmë falje publike secili prej deputetëve që ka firmosur për Avokatin e Popullit dhe Rama le ta gëzojë, siç ka 98% të pushtetit, të shkojë 99%.

Ai ka shtuar gjithashtu si më poshtë:

Berisha: Ta gëzojë. Ne nuk do të merremi as në Gjykatën Kushtetuese. Ky ishte gabim dhe ne duhet ta pranojmë.

PD para katër vitesh kishte paraqitur si kanditat të sajin Ledio Brahën, si kandidat për Avokatin e Popullit që Edi Rama e rrëzoi.

Kësaj here PD kishte gjashtë kandidatë, por në fakt kishte firmosur për kandidatin e Edi Ramës, Endri Shabani./Burimi gsh

Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen si nënkryetar i partisë

Agron Gjekmarkaj i ofron dorëheqjen Berishës pas votimit të Endri Shabanit si Avokat i Popullit…

Agron Gjekmarkaj i ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të Partisë Demokratike kryetarit të saj, Sali Berisha, por ky i fundit raportohet se nuk ia ka pranuar.

Gjekmarkaj ka pranuar se firma e vendosur për kandidaturën e Endri Shabanit për Avokat të Popullit, ka qenë një gabim, dhe në këtë kuadër i ka komunikuar Berishës vendimin për të dhënë dorëheqjen.

Gjatë debatit në mbledhje, Sali Berisha, tha se procesi i firmosjes për Avokatin e Popullit ishte një gabim i rëndë politik.

Berisha ka kërkuar që deputetët që kanë firmosur të dalin publikisht dhe të kërkojnë falje.

“Duhet të kërkojmë falje publike secili prej deputetëve që ka firmosur për Avokatin e Popullit dhe Rama le ta gëzojë, siç ka 98% të pushtetit, të shkojë 99%”, mësohet të ketë deklaruar Berisha.

Në këtë moment ka ndërhyrë Jozefina Topalli, e cila ka kundërshtuar këtë qëndrim: “Jo mor, mos e gëzoftë”.

Ndërsa Berisha ka insistuar se Partia Demokratike nuk do ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

“Ta gëzojë. Ne nuk do merremi as në Gjykatën Kushtetuese. Ky ishte gabim dhe ne duhet ta pranojmë”, është shprehur Berisha gjatë mbledhjes.

Ndërkohë, Bislim Ahmetaj duket se ka qenë i revoltuar ndaj sekretarit të partisë, Flamur Noka duke shtuar:
“Mendoj që përgjegjësinë e ka Flamur Noka për gjithë këtë çorganizim të organizuar që ka partia dhe mendoj se do e kemi të vështirë të na vijnë njerëz. Me këtë reagim po neglizhojmë demokratët dhe Avokati i Popullit është përgjegjësi e Nokës. Me Salianjin nuk kam pasur simpati, se jemi përplasur, por sot, me lëvizjet që po bën, i jap të drejtë.”

Ahmetaj ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të vendosur për dorëheqjen e Gjekmarkajt dhe shkarkimin e Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës.

Përplasje me policinë në protestën para Kryeministrisë, Lapaj: Na thoni cilin ligj kemi shkelur?

Ka vijuar me tensione protesta e mbrëmshme e Adriatik Lapajt dhe mbështetësve të Shqipëria Bëhet përpara kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë ndaj protestuesve duke iu kërkuar të lirojnë trotuarin përpara kryeministrisë.


adriatik lapaj

Lapaj ka debatuar me forcat e rendit, duke thënë se ka leje për këtë tubim.

“Na thoni cilin ligj kemi shkelur?”, thotë Lapaj

Ndërkohë policia ka kërkuar heqjen e një gjeneratori për energjinë elektrike, si dhe karrigeve aty pranë.

Protestuesit pretendojnë se janë konform ligjit dhe nuk e kanë shkelur atë, pasi ka të bëjë me një protestë të rregullt. gsh

 

E PLOTË- “Po kanalizojnë zemërimin e njerëzve te ne”- Zbardhen replikat me dyer të mbyllura!

Deputeti i PD: Protestën ta spostojmë të dielën, të mos jetë shëtitje! Noka përplaset ashpër me Salianjin

 

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, debatet pa media të zbardhura nga gazetari Osman Stafa, u përqendruan te organizimi i protestës dhe te çështja e Avokatit të Popullit. Sali Berisha kërkoi që deputetët që kanë firmosur të kërkojnë falje publike, ndërsa Flamur Noka dhe Bislimi Ahmetaj u përplasën për përgjegjësitë në strukturat e partisë.


Ervin Salianji kritikoi vendimmarrjen e drejtuesve dhe theksoi nevojën për të fokusuar energjitë te skandalet e qeverisë Rama-Balluku, ndërsa Bled Himçi dhe Alizoti nënvizuan rëndësinë e ruajtjes së idealeve të PD-së dhe bashkimit të demokratëve për protestën e 22 dhjetorit.

Debati i plotë:

Noka: Pas daljes së mediave, sipas pikës 1 të rendit të ditës, e vetmja pikë në rend dite, fillojnë diskutimet për protestën.

Sali Berisha: Duhet të kërkojmë falje publike secili prej deputetëve që ka firmosur për Avokatin e Popullit dhe Rama le ta gëzojë, siç ka 98% të pushtetit, të shkojë 99%.

Topalli: Jo mor, mos e gëzoftë.

Berisha: Ta gëzojë. Ne nuk do të merremi as në Gjykatën Kushtetuese. Ky ishte gabim dhe ne duhet ta pranojmë.

Bislimi Ahmetaj: Mendoj që përgjegjësinë e ka Flamur Noka për gjithë këtë çorganizim të organizuar që ka partia dhe mendoj se do ta kemi të vështirë të na vijnë njerëz.
Me këtë reagim po neglizhojmë demokratët dhe Avokati i Popullit është përgjegjësi e Nokës. Me Salianjin nuk kam pasur simpati, se jemi përplasur, por sot, me lëvizjet që po bën, i jap të drejtë.

Noka: Në Durrës nuk kanë qenë demokratë. Arlind Boshku dhe Tan Burgia janë zëra të Dyrmishit dhe Ergysit.

Salianji: Janë sekretari i degës dhe kryetari i grupit të këshilltarëve të PD-së. Pse sot, që nuk mendojnë si ju, janë kundër këta?! Po këta emrat e PS-së pse nuk i përmendni ju në publik?

Noka: Në Elbasan njerëzit thonë që po angazhohet Suel Çela për të mos pasur njerëz te foltorja dhe ky është ndikimi yt (Salianjit).

Salianji: Ende nuk e kam caktuar takimin, por meqë deri sot kam menduar që nuk dua përçarje dhe as dua të flas, po të them që ti duhet të jesh i kujdesshëm, sepse ke qenë i akuzuar para 4 vitesh se mblidhje firmat e seksioneve nën kërcënimin e Suelit. Pastaj, se kush e takon, ju e dini që jua sjell me fakte nëse vazhdoni me këto idiotësi.

Noka: Në Gjirokastër nuk kishe kryesi.

(Salianji lexon të gjithë emrat e kryesisë)

Salianji: Mbi 80% e kryesisë dhe salla plot, por edhe sikur, pse nuk shkon ti, Flamur, apo ndonjë tjetër dhe t’i mbushë sallat?
Avokati i Popullit ishte gabim strategjik. PD duhet të shkonte me një kandidat. E kemi dërguar para 4 vitesh Ledio Brahon kandidat të vetëm dhe e ka rrëzuar Rama. Nuk mund t’u thuash deputetëve “firmosni kë të doni” dhe pastaj të thuash pse na e hodhi Rama. Kjo duket si pazar te njerëzit dhe ti, Flamur, meqë po i del për zot, duhet të japësh dorëheqjen për shkatërrimin e strukturës, organizimit dhe perceptimin që jeni shitur te Rama.

(Ndërhyn Noka…)

Salianji: Mos më ndërhy, se është fjala ime. Mendoj që pas kësaj duhet të vëmë mend. Mos ulemi më me Ramën as te reforma zgjedhore, as te territorialja. Të japim propozimin tonë. I imi është: të hapen listat, të kemi koalicione parazgjedhore dhe të ndryshojë mënyra e votimit për diasporën. Dhe te territorialja të propozojmë bashkitë sipas propozimeve të demokratëve dhe qytetarëve.

Sali Berisha: Hysen Kadiu ka ikur në fushatë në Amerikë. Ia kam premtuar që do të jetë në listë të sigurt, por s’e mbajta dot, por ai iku, ma ka thënë.

Salianji: Ka qenë në fushatë dhe ka foto të tij nëpër zona, duke bërë thirrje për fushatë për të votuar PD-në.

Berisha: Po gënjen, ai s’ka punuar.

Salianji: Edhe falë tij jemi 2800 vota para. Fjalën “gënjen” tërhiqe.

Berisha: Jo, nuk ka qenë.

Salianji: Të respektoj si kryetar partie, por fjalën “gënjen” tërhiqeni ose dal nga mbledhja.

Berisha: Ai më ka dërguar SMS vetë.

Salianji: Mendova që sot duhet të flisnim vetëm për skandalin Rama–Balluku. Sot, me këtë, po zhvendosni vëmendjen. Problemi qenka shqetësimi që kanë demokratët dhe jo vjedhjet e qeverisë. Unë erdha t’i bëjmë gjyqin qeverisë, por nëse doni për demokratët, ja e bëjmë. Do më keni me celular në dorë për të denoncuar këdo që bashkëpunon me qeverinë.

Bled Himçi: Mbi interesat personale nuk mund të shesim idealet e PD-së.
Të bësh profanin duke akuzuar deputetët që kanë bërë gabim se kanë firmosur për Endri Shabanin, kur ti ke qenë iniciatori për mbledhjen e firmave për Endri Shabanin, kjo nuk të nderon dhe nuk ka moral. Mua ma ke kërkuar personalisht ti dhe unë nuk pranova të firmosja. Ua ke kërkuar edhe kolegëve të tjerë dhe ata, në mirëbesim, ta dhanë.
Nuk mund të qëndrojnë në Partinë Demokratike edhe demokrati idealist, edhe pazarexhiu. Nuk mund të qëndrojnë në PD edhe militanti, edhe ai që helmon çdo ditë në media apo rrjete sociale, në emër të faktit që po i dhimbsen demokratët, ndërkohë që kanë punuar hapur në zgjedhjet e 11 majit.

Salianji: As kam qenë në Elbasan këtë periudhë, as kam bërë takim deri tani. Ndërkohë, çfarë të them, të kanë detyruar ta thuash dhe e thua, por kujtohu se po e shoh që as emrin nuk e paske në listë. Qesharak mund të bëhesh edhe me vetëdije.

Berisha: Takimet i kam konsideruar private.

Salianji: Nëse në takime private mblidhni aq shumë njerëz, vetëm mirë i bëni PD-së. Të dalë secili të mbledhë aq njerëz në çdo zonë dhe ne i mbushim sheshet.

Alizoti: Jemi në një situatë të vështirë. Shqiptarët janë të mërzitur me Ramën dhe Ballukun për vjedhjet e tyre të mëdha. Mediat e pushtetit, me këtë mbledhje, duan të kanalizojnë zemërimin e njerëzve tek ne. Nuk duhet ta lejojmë këtë, duhet t’u tregojmë të gjithëve që jemi bashkë. Kjo është e vetmja shpresë për shqiptarët.

Këlliçi: Sa i takon protestës, mendoj se duhet të kemi të qartë çfarë do bëjmë: cili është plani A, cili është plani B dhe cili është plani C. Ne duhet të vijojmë aksionin tonë me këtë protestë të fuqishme, të egër, dhe duhet të punojmë që në shesh të jenë sa më shumë njerëz. Pra, 22 dhjetori nuk duhet të jetë shëtitje. Dua të bëj edhe një propozim: 22-shi është e hënë, mos duhet ta çojmë të dielën?

Berisha: Edhe sikur 300 të jenë, ne do t’u përgjigjemi. Nuk ka rëndësi pjesëmarrja.

gsh

Adriatik Lapaj: Ju pres në 17.00 te Kryeministria!

Korent nuk na dhanë edhe pse kemi 6 ditë që dërgojmë shkresa te Bashkia Tiranë.
Bëra thirrje për ndihmë qytetare për të na sjellë dikush gjenerator. Dritan Toci u nis nga Londra dhe erdhi e bleu dhe e solli.
Zemra mal!
Ju pres në 17.00 te Kryeministria!

Kushtetuesja e riktheu në detyrë Ballukun

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë efektet e vendimit të GJKKO-së, duke i hapur rrugë rikthimit në detyrë të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga kryeministri Edi Rama,  i cili refuzon ta shkarkojë të besuarën e tij

Në mbledhjen e sotme, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi paraprakisht kërkesën e kryeministrit Edi Rama. Rama kërkoi që të zgjidhej mosmarrëveshja e kompetencave midis ekzekutivit dhe GJKKO-së, duke argumentuar se gjykata nuk kishte të drejtë të pezullonte një ministër, pasi anëtari i qeverisë gëzon imunitetin e deputetit.

Me shumicë votash ( 5 me 3), Kushtetuesja vendosi:

Të kalojë çështjen për shqyrtim në seancë plenare publike, për shkak të interesit të lartë publik;

Të pezullojë zbatimin e vendimeve të GJKKO-së, duke i mundësuar Ballukut rikthimin në detyrë;

Të thërrasë si palë të interesuara SPAK-un, Gjykatën e Posaçme, Kuvendin dhe Presidentin e Republikës.

Ndërkohë, Kushtetuesja nuk pranoi kërkesat e partisë “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar” dhe të organizatës “Lëvizja për Mbrojtjen e të Drejtave Universale” për t’u përfshirë në proces, duke theksuar se nuk kanë interes kushtetues në këtë mosmarrëveshje.

Çfarë ndodh më tej

Seanca plenare publike është caktuar për 22 janar 2026, ora 10:00, ku pritet të shqyrtohet përfundimisht kërkesa e qeverisë dhe të vendoset nëse vendimi i GJKKO-së do të shfuqizohet plotësisht apo jo.

Megjithatë, masa e ndalimit të daljes jashtë shtetit për Belinda Ballukun mbetet në fuqi, pasi ajo nuk është pjesë e ankimit të qeverisë në Gjykatën Kushtetuese.

Pse u pezullua Balluku

Më 20 nëntor, GJKKO vendosi pezullimin e Ballukut nga detyra, duke e marrë të pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogarasë dhe duke e hetuar gjithashtu për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. Sipas SPAK, në të dy rastet dyshohet se fituesit janë paracaktuar dhe se janë kryer shkelje të procedurave të prokurimit publik.

Në të dy rastet, sipas hetimeve të SPAK, dyshohet se procedurat e tenderimit janë manipuluar për të favorizuar kompani të caktuara, të cilat janë shpallur fituese pavarësisht se nuk plotësonin kriteret ligjore dhe teknike.

Në tenderin e Tunelit të Llogarasë, prokuroria po verifikon mënyrën si janë dhënë kontratat dhe rolin e ministrisë në procesin e vlerësimit të ofertave, ndërsa në Lotin 4 të Unazës së Madhe hetimet kanë zbuluar komunikime të drejtpërdrejta mes Ballukut dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, për përcaktimin paraprak të fituesve.

Sipas dosjes hetimore, ministrja dhe vartësit e saj kanë ndërhyrë në procesin e prokurimit, duke orientuar kompanitë që do të bashkoheshin në ofertë, duke toleruar në dokumentacion dhe duke parandaluar konkurrencën e vërtetë në tendera me vlerë dhjetëra miliona euro.

Rama, “avokati” më i zëshëm i Belinda Ballukut

Që nga dita kur SPAK njoftoi pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, kryeministri Edi Rama është shndërruar në mbrojtësin më të fortë dhe më publik të saj.

Në çdo dalje, ai e ka trajtuar rastin jo si një çështje individuale, por si një përplasje mes ekzekutivit dhe sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar vendimin e SPAK “antikushtetues”, “absurd” dhe “politikisht i motivuar”.

Rama ka refuzuar ta shkarkojë Ballukun, duke deklaruar se “nuk mund të pranojë që një vendim i një gjykate t’i diktojë qeverisë se kush duhet të jetë ministër”.

Gjykata Kushtetuese vendosi sot që të kalojë për shqyrtim ankimimin e qeverisë për pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i ministres dhe zëvendës kryeministres, e marrë e pandehur për tunelin e Llogarasë si edhe nën hetim edhe për Lotin 4 të Unazës së Madhe.

 

Pasi shiti bileta deri në mëngjes, Air Albania anulon sërish fluturimet, nuk pranon falimentin

Në faqen e Air Albania, tashmë tregohet që nuk ka fluturime deri ditën e hënë, dhe ato pritet të rifillojnë sërish të martën pasdite më 16 dhjetor.

 

Ndërsa pritej që Air Albania të rifillonte sot fluturimet drejt Stambollit, pasi deri në mëngjesin e të premtes ishte e mundur të blije bileta online, afër mesditës ato janë anuluar sërish.

Në faqen e Air Albania, tashmë tregohet që nuk ka fluturime deri ditën e hënë, dhe ato pritet të rifillojnë sërish të martën pasdite në datën 16 dhjetor. Burimet pranë kompanisë thanë se shoqëria nuk ka falimentuar, por po punon që të zgjidhë problemet dhe të rifillojë fluturimet, ndonëse fillimisht ishte planifikuar që ato të rinisnin sot.

Kjo është e disata herë në harkun kohor të dy javëve që kompania anulon fluturimet, por megjithatë ka vijuar që të shesë bileta.

Agjencitë e udhëtimit thonë që tashmë ata kanë frikë nga anulimet dhe nuk po blejnë më bileta me Air Albania për në Stamboll, ndërsa udhëtimet tranzit me Turkish Airlines po bëhen përmes aeroporteve të Podgoricës ose Prishtinës.

Air Albania përballonte një fluks të lartë të udhëtimeve drejt Stambollit me dy deri në tre fluturime në ditë, si për lidhje direkte për ata që udhëtojnë për tregti, turizëm e të tjera, ashtu dhe për faktin që aeroporti më i madh i Europës është një nyje e rëndësishme e tranzitit me gjithë botën.

Sipas të dhënave zyrtare nga Tirana International Airport, për vitin 2024 nga dhe drejt Stambollit nga Rinasi udhëtuan rreth 408 mijë pasagjerë, duke qenë destinacioni i gjashtë me trafikun më të lartë, pas Milano+Bergamo, Londrës, Romës, Bolonjës, Treviso, Piza.

Problemet me operatorin kanë filluar në mes të nëntorit, pasi Turkish Airlines ka njoftuar se ka vendosur të shesë gjithë pjesën e saj prej 49% në Air Albania. Prej dy javësh nuk është e mundur që biletat përmes Turkish Airlines (për udhëtimet tranzit), ndërsa biletat nga Tirana në Stamboll priten nga vetë nga Air Albania. Por edhe kur priten ato vetëm po anulohen dhe nuk ka asnjë informacion për mbrojtjen e të drejtave të pasagjerëve, që duhet të marrin rimbursim, edhe pse Air Albania ishte një nismë shtetërore dhe qeveria zotëron përmes kompanisë shtetërore Albcontrol 10% të aksioneve.

Në vitin 2023 “Air Albania”, ishte operatori i dytë më i madh në vend, me 7% të tregut. Por, në vitin 2024 zbriti në vend të tretë, me një peshë prej 3.4% sipas numrit të pasagjerëve. Dominimi më i lartë i kompanisë u shënua në 2021-n, ku arriti të marrë 18% të tregut.

Më pas, konkurrenca e “Wizz Air” dhe “Ryanair” ndikoi në aktivitetin e këtij operatori në destinacionet përveç Stambollit.
Kompania nuk ka dorëzuar asnjëherë bilanc. Sipas të dhënave nga Tatimet, qarkullimi vjetor i kompanisë ishte rreth 3.8 miliardë lekë në vitin 2021, për të arritur në rreth 5 miliardë lekë në vitin 2022 dhe 5.5 miliardë lekë në vitin 2023.

Në vitin 2024, të ardhurat janë rreth 4 miliardë lekë, sipas të dhënave indirekte nga Tatimet. Kompania ka rezultuar historikisht me humbje të larta, duke e kthyer atë sot në një shoqëri praktikisht të falimentuar./ Monitor

Ai quhet Skerdilajd Llagami! Ra dëshmor në Maqedoni, në moshën 32 vjeçare! Nga Marin Mema

Fëmija në fotografi me këta sy të bukur e buzeqeshje engjëllore… ka lindur në vitin 1969 në njě familje tiranase! ❤️

Ai quhet Skerdilajd Llagami!

U rendit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK),

më pas në vitin 2000 në Luginë…

dhe në 2001 në Maqedoni!

Ra dëshmor në Maqedoni, në moshën 32 vjeçare!

Lavdi Komandant “Shpendit”!

Screenshot

Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja: 69 votat e PS kundër meje tregojnë frikën e Ramës. PD dhe Berisha shkelën kontributin tim

Mbrëmjen e djeshme Kuvendi zgjodhi Endri Shabanin si Avokati i ri i Popullit.

Adriana Kalaja, kandidatja qê siguroi më shumê vota nga PD, ka reaguar me një status nê rrjetet sociale, ku shkruan se kontributi i saj u shkel si nga PD ashtu edhe nga kreu Sali Berisha.

Faktin që kryeministri shkoi dje në seancê për votimin, Kalaja tha se ishte pêr shkak se “kishte frikë mos rridhte një votë” në favor të saj.

“Unë nuk kam fuqinë e banditit Kryeministër, megjithëse ai tregoi frikën ndaj meje, por dosja McGonigal, grabitja e pronës së Surrelit dhe Irenës me 300 mbiemra, i janë dërguar Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe Ambasadës së SHBA-ve”, shkruan ajo.

Reagimi i plotë:

Fitorja ime e rradhës……

Fakti që Kreu i Organizatës Kriminale, ngrihet e shkon në Kuvend për të çuar deri hë fund “marëveshjen” me PD dhe opozitën, nga frika se mund t’i rridhte 1 votë pro meje, është fitorja ime e rradhës.

Nga ana tjetër, 69 vota kundër të banditëve të tij me urdhër, tregon frikën e tij jo ndaj meje, por ndaj emrit dhe kontributit tim, kontribut në fakt që e shkeli si Partia Demokratike ashtu edhe Z. Berisha, përsa kohë pranoi marëveshjen me sorosistin Shabani.

Ironia e fatit është se janë po kaq vota, sa u zgjodh ushtarja e Ulsiut Arta Marku, Prokurore e Pushtetit të Padrejtësisë.

Ndërkohë, dua të shpreh gjithë mirënjohjen time të pafundme, për mbështetjen e jashtëzakonshme të Popullit. i cili me “referendum” më zgjodhi Avokat të Tij.

Me gjithë se sot jam jashtë funksioneve të mia në PD, zotohem se do vijoj të jem Avokat I Popullit dhe se do e çoj deri në fund betejën time ndaj narko regjimit.

PS: Unë nuk kam fuqinë e banditit Kryeministër, megjithëse ai tregoi frikën ndaj meje, por dosja McGonigal, grabitja e pronës së Surrelit dhe Irenës me 300 mbiemra, i janë dërguar Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe Ambasadës së SHBA-ve. bw

“Duhet një alternativë”, Salianji pas takimit me demokratë në Gjirokastër: Vendit i duhet rotacion dhe normalitet!

Ervin Salianji ka reaguar me anë të një mesazhi pas takimit që pati me demokratë të PD në Gjirokastër.

REAGIMI
Takim i jashtëzakonshëm me demokratët e Gjirokastrës.✌️

Shqipëria e sotme ka një pritshmëri të qartë: të shohë Partinë Demokratike që shkon drejt së ardhmes, që ofron energji të re, ide të reja dhe garanci për fitore.
Vendit i duhet rotacion, i duhet shpresë, i duhet normalitet!

Partia Demokratike ka fuqinë për të bërë realitet këtë pritshmëri. Mirëpo për këtë duhet ndryshim!

Shqipëria pret një alternativë të besueshme, moderne, të hapur, fituese.
Dhe koha për ta ndërtuar këtë është tani. Partia Demokratike ka detyrimin të bëhet forcë fituese.

Mirënjohje nga thellësia e zemrës për shumicën dërrmuese të kryesisë e drejtuesve të strukturës që ishin aty dhe për çdo demokrat të Gjirokastrës!❤️

bw

Me rastin e 35 vjetorit të 8 dhe 11 dhjetorit 1990 Sali Berisha tek Syri dhe Opinion përsërit: Isha i privilegjuar i regjimit komunist

Voal.ch- “Nuk kam menduar asnjëherë arratisjen edhe kur kam qenë jashtë Shqipërisë në udhëtime.

Familja ime nuk ka qenë e persekutuar dhe unë e ndjeja veten të privilegjuar të regjimit”, deklaroi Sali Berisha tek Syri TV më 8 dhjetor 2025 dhe Opinion tek Fevziu më 11 dhjetor 2025 me rastin e 35 vjetorit të 8 dhjetorit 1990 që daton lëvizjen studentore dhe 11 dhjetorit 1990 që daton krijimin e PD.

Një deklarim që Berisha e bën për herë të parë.

Ai pranoi se Sigurimi i Shtetit ndërhyri dhe futi segmente në PD, por nuk ia doli ta zotëronte atë. Sali Berisha tha se, pavarësisht dilemës që pati për të hyrë në politikë në ato ditë apo për t’u rikthyer në profesion, ai nuk është bërë pishman që zgjodhi politikën. Edhe pse këtë vit, sipas tij, motivi që zgjodhi politikën në atë vit të largët ’90 ishte Kosova.

Tek Fevziu Berisha kujtoi si me nostagji pedagogun e arteve që iu afrua lëvizjes, duke nënkuptuar Edi Ramën, ndaj të cilit pastaj nisi akuzat.

Më 1990 kreun e lëvizjes e morën njerëz me profil të njëjtë si të Berishës, që kishin qenë të privilegjuarit e regjimit komunist, duke u dalluar Azem Hajdari.

Berisha u pranua nga populli duke qenë mjek.

Gjithësesi lidërshipi i atëhershëm i opozitës, dukej i projektuar në zyrat e Komitetit Qendror të Partisë së Punës, si superstrukturë që qendron edhe sot e kësaj dite, pasi të gjithë e kanë një lidhje të vjetër me bodrumet e PPSH dhe Sigurimit te Shtetit.

 


Send this to a friend