Po zhvillohet protesta e radhës e mbajtur nga opozita dhe qytetarët para ambjeteve të bashkisë së Tiranës.
Prej kohësh opozita, proteston para bashkisë, ku kërkojnë dorëheqjen dhe arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj të cilin e akuzojnë si të përfshirë në aferën ”5D” si dhe tek inceneratori i Tiranës.
Në fjalën e tij, aktori Mehdi Malkaj u shpreh se populli shqiptar duhet ta shohi Shqipërinë me sytë e tij, jo me të udhëheqësit, pasi gjithçka këtu ka marrë fund.
Fjala e plotë:
Ju lutem popullit shqiptar, ta shikojë Shqipërinë me sytë e tij, jo me të udheheqësit.
Nuk bëhemi kurrë fasadë, të shikojmë Shqipërinë dhe të mos kemi turp deri tani, se kemi kohë për ta rregulluar.