Një histori tronditëse publikohet në emisionin “Stop”. Gazetarët e programit kanë marrë rrëfimin e një nëne, e cila u përball me kërkesën e gjyqtarit për raport seksual dhe para, vetëm për të siguruar kujdestarinë e fëmijës së saj.
Në kamerën e fshehtë përfshihen disa gjyqtarë dhe psikologia Elona Meçani, që bën edhe rolin e sekseres. Gruaja, denoncuese tregon gjithë kalvarin që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj.
Gjyqtari i Fierit Roland Hysi i kërkon seks për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jep psikologes 500 euro për Hysin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera në mbyllje të gjyqit.
“Unë kam qenë e martuar, për arsyet tona personale jemi divorcuar në vitin 2012 dhe Gjykata e Rrethit të Fierit ka vendosur që kujdestarinë e vajzës ta ma lërë mua. Për arsyet e mia personale dhe ekonomike, unë jam larguar në Francë dhe vajzën e kam lënë tek prindërit e mi. Në vitin 2018 ish-bashkëshorti im më ka hedhur në gjyq për të më hequr kujdestarinë e vajzës. Avokatja ime ka marrë pjesë në seancën e parë të gjyqit dhe në seancën e dytë kam ardhur unë. Ka qenë data 17 Korrik e gjyqit, gjyqtar ka qenë zoti Roland Hysi. Ka mbaruar seanca e gjyqit, atë ditë është marrë edhe vendimi i vajzës, e cila ka folur me vullnetin e saj të lirë, e pandikuar as nga babai i vet as nga unë dhe vendosi që të rrijë me mua”, tha denoncuesja.
Por pavarësisht vendimit të vajzës për të qëndruar me të ëmën, këtu fillon edhe kaluari i vuajtjeve për nënën.
“Pasi ka mbaruar seanca e gjyqit, tek dera e Gjykatës, ka qenë psikologia Elona Meçani, e cila më ka futur brenda në dhomë dhe më ka thënë se duhet të flas me gjyqtarin. Nuk e kuptova përse duhet të flas me gjyqtarin, sepse unë kur paraqitem në gjyq duhet të paraqes dokumentet, të cilat unë mendoj se i kam të gjitha. Gjyqtari nuk ka folur në prezencën e sekretares, sekretarja ka dalë dhe ky më ka kërkuar takim në një lokal. Unë po bëja 7 vite që jetoja në Francë dhe Fieri ka ndryshuar. Nuk e dija, por nuk ishte marrë vendimi atë ditë, ishte shtyrë për në datë 24. Frika ime ishte që çfarë do të ndodhë, çfarë po bëhet. Për këtë arsye vendosa ta dëgjoj gjyqtarin dhe të dal për të mësuar për çfarë më kërkon ky, por gjithmonë ka qenë ideja që këtu jemi në Shqipëri, do të kërkojë ryshfet. Mua më ka vajtur historia e gjyqit 10 mijë euro. Sa kemi dalë nga gjykata, nuk ka vonuar as një orë, zotëria më ka marrë në telefon dhe më ka kërkuar takim po atë ditë. Më ka kërkuar tek Hotel Fieri. Vajta aty, ishte futur në një sallë që nuk kishte lidhje me kafenë. Ka qenë ora rreth 3:30 pasdite, ishte futur në një sallë vetëm. Aty kam kuptuar se diçka nuk po shkonte. Vajta e papërgatitur, nuk kisha marrë masa që ta incizoja…Jam futur në sallë dhe zoti gjyqtar Roland Hysi më ka kërkuar marrëdhënie seksuale. Më ka vënë para përgjegjësisë, e para nuk i ka pëlqyer ambienti aty, sepse donte një ambient ku të relaksohej, sepse ishte shumë i stresuar sepse zgjidhte hallet e shqiptarëve. Dhe më ka thënë të shkojmë në një ambient më të qetë dhe të përshtatshëm për ne. Duke pasur postin gjyqtar që të më vërë para përgjegjësisë me fëmijën tim, që unë të kam në dorë një letër dhe me një fjalë ‘ti o do bësh ça të them unë, ose unë nuk ta jap këtë letër’.”
Denoncuesja tha se atë ditë ishte ndarë keq me gjyqtarin, të cilin edhe e kishte ofenduar dhe më pas kishte vendosur të kontaktonte emisionin “Stop”.
“Atë ditë aty jam ndarë keq me Rolandin, kam ikur, i kam rënë tavolinës me grusht, e kam ofenduar dhe kam dalë. Duke diskutuar me rrethin tim të ngushtë, por jo me familjen sepse kisha frikë, isha në ankth, isha në stres. Kam kontaktuar me emisionin “Stop”. Nuk shkova në polici sepse kisha frikë, nuk kisha besim, sepse mund të shkoja në polici dhe kjo të mbyllej pa pasur asnjë fakt, asnjë provë. Unë doja të çoja drejtësinë në vend. Të nesërmen më është përgjigjur emisioni “Stop”, jam bërë e infiltruara e emisionit “Stop” dhe atëherë ia kam çjerrë maskën Rolandit dhe sekseres së tij, duke qenë se çfarë më kanë kërkuar janë të faktuara me figurë dhe me zë. Më kanë kërkuar ryshfete.”
Në një video të transmetuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin “Stop”, shfaqet edhe psikologia Elona Meçani, e cila bën rolin e sekseres.
Elona Meçani – Pra kjo mund të shkojë edhe në Shtator, këta kanë të drejtën ta shtyjnë. Më kupto, ça të them?
Denoncuesja – Po!
Elona Meçani – Dhe unë të thashë, se unë i kam 2 muhabete me të dhe i di shumë mirë. Dhe unë të thashë që t’i ftoje, thjeshtë si nënë dhe pastaj kafja është tjetër gjë. Nderi, nder është.
Denoncuesja – Ekzakt!
Elona Meçani – Dhe ai ka marre peshën dhe është i kujdesshëm, që t’mos vihet në përgjim. Se do vihet ky Vettingu i famshëm dhe këto gjëra…ajo, që unë them është kjo që, sepse nesër ti mund ta hapësh sërish gjyqin, për ta marrë dhe gjasat që t’i bie Rolandit, janë të mëdha, që të jetë i njëjti gjyqtar. Sugjerimi im është, t’i japësh një kafe. Vendi ku ishit ju…
Denoncuesja – Po!
Elona Meçani – …ka kamera gjithandej.
Denoncuesja – Dakord!
Elona Meçani – Unë do të sugjeroja kështu, jepi një 500 euro!
Denoncuesja – Edhe 1000 (euro) edhe 1500 (euro). Unë vetëm të marr vajzën dhe të iki!
Gjyqtari Hysi takohet me zonjën në fjalë në një lokal të Fierit. Ai merr 500 eurot dhe premtimin për të tjerat. Por “njeriu i drejtësisë” kërkon edhe pak ngrohtësi nga zonja, të cilës i ka shitur fëmijën e saj. Por kalvari nuk mbaron këtu. Zonjës iu desh të hapte një tjetër çështje gjyqësore për të marrë vajzën në Francë, ku jeton edhe vetë. Psikologia Elona Meçani i kërkon 500 euro të tjera për gjyqtarin tjetër, Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat. Gjatë takimit ku jepet shuma, psikologia kërkon edhe pjesë për vete si dhe shumën e mbetur për gjyqtarin e parë.
Gjyqtari Roland Hysi – Tani po prisja dhe….e di, sa u mërzita? Se ti ke vapë, unë jam i lodhur. A e kupton?
Denoncuesja – Ju kuptoj…, ju kuptoj!
Gjyqtari Roland Hysi – Kam që në 6, që…ulu këtu! Një sekondë të lutem! Vetëm mos më shtrëngo! E di sa i lodhur jam…?!
Denoncuesja – Absolutisht! Rri i qetë!
Gjyqtari Roland Hysi – Jo! Të rrish ti e qetë! Po pra, edhe unë zëre se të njoh prej shumë vitesh, por më krijo një komoditet, që dhe unë…,në moment, që kuleta, e di më prish shumë punë, shumë, puna jote është një. Punët e mia janë 100. Të lutem mos m’u mërzit! Më fal!
Denoncuesja – Atëherë, në 24 kemi gjyqin?
Gjyqtari Roland Hysi – Po! Të kuptoj shumë qartë.
Denoncuesja – Vendimi, varet nga ju?
Gjyqtari Roland Hysi – Po nuk diskutohet fare.
Denoncuesja – Mua më ke për çdo gjë!
Gjyqtari Roland Hysi – T’i rikthehemi origjinës! Mua më vijnë të gjithë njerëzit, kur vijnë, vijnë me ….(lekë) …bëje! Mos kujto, se nuk kanë ardhur të më joshin, jo ai, tjetri, tjetri dhe i kam thënë: shoku stop tek mua! Po qe se është kjo historia, m’u mbush mendja, që s’ke të drejtë! Do një cikë djallëzi kjo punë. Në ç’kuptim? Je në momentin, që je në pozita të rënda. Ta them me sinqeritet, që je shkëputur nga fëmija etj, etj… E vetmja grimcë është që fëmija tha, që dua të rri me mamin dhe kjo është e dyshuar. Unë e di se si bëhet. Është shumë delikate, tani shiko, si bëhet: do të rrëzohet kërkesë padia e palës tjetër. Më kupton? Pra pretendimet e tija, që kërkon të marri fëmijën, do të bien dhe unë do të jap një vendim, që të ketë lezet, kur ta lexojnë.
Denoncuesja – Këtu ke 500 euro edhe nuk mbyllet me kaq.
Gjyqtari Roland Hysi – Tani,…ok!
Denoncuesja – Në datë 24 jepet vendimi dhe nuk mbyllet me kaq. Në datë 24 do nisem dhe…
Gjyqtari Roland Hysi – Do jemi bashkë! Dëgjo Landin! Unë nuk do ta bëja, por më ke gjetur vetë sot…
Denoncuesja – Hallall! Dëgjo! Unë i kam nxjerrë me gjak dhe i ke hallall 500 euro!
Gjyqtari Roland Hysi – A më njeh mua? Si, si ke dëgjuar për mua?
Denoncuesja – Unë nuk kam dëgjuar asnjë gjë për ty. Unë sot e njoh zotin gjyqtar.
Gjyqtari Roland Hysi – Atëherë, atëherë dëgjo Landin, se nuk jam nga ata njerëz.., që të peshoj unë ty, a je ti për seks apo jo? Sa femra më vijnë mua…Jo, nuk po ta them, për të të thënë, që s’je në radhë, apo…biseda ishte komplet në këtë kontekst. Unë i shikoj çdo gjë në sallë të gjyqit.
Denoncuesja – Do çohemi?
Gjyqtari Roland Hysi – Ti do më përqafosh mua?
Denoncuesja – Po, normale, po! Ku do ikësh në darkë?
Denoncuesja – Do të marr në telefon!
Gjyqtari Roland Hysi –Do të bësh dashuri me mua?
Denoncuesja – Pse jo?! Të jap edhe shpirtin për vajzën!
Gjyqtari Roland Hysi -Po qe për vajzën, jo! Po qe për qejfin tënd, po! Dëgjo…!
Denoncuesja – Mirupafshim!
Gjyqtari Roland Hysi – Po qe për vajzën, nuk e dua!
Denoncuesja – Ok!
(Gjyqtari i thotë denoncueses ta prekë në organin gjenital dhe ta shtrëngojë fort).
Denoncuesja – Po mos, të lutem…!
Gjyqtari Roland Hysi -Shtrëngoje këtu! Fort! Ndieje fort aty! Fort…, ëëë aty…!
Denoncuesja – Mirupafshim!
Gjyqtari Roland Hysi –Ejjj.., as me një tani! Ok?
Denoncuesja – Jo, jo, jo! Unë dhe ti tani!
Denoncuesja tha për “Stop” se “Pasi mbaroi gjyqi i parë mu desh të hapja gjyqin e dytë. Ka qenë muaji Gusht, mua më është dashur të iki sepse unë jam në marrëdhënie pune. Më përfaqësonte avokatia ime. Ku është hedhur shorti i ka rënë gjyqtarit Taulant Banushi. Më ka kontaktuar automatikisht psikologia, më ka thënë i ka rënë Taulantit gjyqi, por t’i japim 500 euro që çdo gjë të shkojë mirë dhe të mbarojmë punë sa më shpejt. Unë kam qenë në kontakt me emisionin “Stop”, emisioni “Stop” ka marrë përsipër për të paguar 500 eurot.”
Pasi pagoi 500 euro tek Gjyqtari Hysi, denoncueses iu deshën edhe 500 euro të tjera për psikologen dhe gjyqtarin Taulant Banushi.
Elona Meçani – Dëgjo! Ma shpjego, si ishte situata tani?
Kushërira e denoncueses -Tani,unë e kisha keqkuptuar, sepse kam menduar, mos duhej t’ia jepja vetë atij personit në dorë. Edhe ishte, isha shumë…
Elona Meçani – Tani, çfarë të dha ekzakt?
Kushërira e denoncueses – Më ka dhënë për ty edhe…,e di vetë tha, kush është një Roland Hysi dhe Taulant, për Taulantin. Taulant Banushin.
Elona Meçani – E di, e di! S’është nevoja! Do shkojmë diku, mos rrimë në mes të rrugës! Ok! Po për atë tjetër?
Kushërira e denoncueses – Për atë tjetrën, më tha do e marr vetë Elonën në telefon edhe dooo…,kam edhe për atë burrin, edhe për atë vetë!
Elona Meçani – Ok! Hajde, hajde pak këtu!
Kushërira e denoncueses -Tani numëroji një çikë, që të jem e sigurt, aman, se sss…
Kushërira e denoncueses – Në rregull?
Elona Meçani – Këto janë vetëm për ne?
Kushërira e denoncueses – Këto janë vetëm për ju! Për ju dhe Taulantin! 500 për ju dhe Taulantin.
Elona Meçani – Ok! Në rregull! Mos përmend emra, se…!
Kushërira e denoncueses – Besoj, të jemi në rregull, se…
Elona Meçani – Po, po! Shumë në rregull! Për këtë pjesë, për pjesën tjetër, pastaj.
Kushërira e denoncueses – Të merr vetë ajo dhe të thotë vetë në telefon!
Po e ndaj me ju këtë bisedë dhe shpërfaqje kujtimesh me Veton Surroin.
Ju siguroi se është kënaqësi të bisedosh njëherësh
me Vetonin si gazetar,
me Vetonin si veprimtar dhe
me Vetonin si protagonist ngjarjesh historike e dramatike bashkë.
Kjo bisedë është vetëm një faqe që përmbledh ëndërrat, përpjekjet, zhgënjimet… dhe shpresat e një brezi me fat, sepse shumica e tij e panë Kosovën e lirë.
Por kënaqësinë që ia solli Liria brezit tonë, shpesh’herë e sërpikun dhimbja e pikëllimi për ata që nuk e patën këtë fat,
sepse në rrugën e mundimshme drejt Lirisë ranë e u vranë për të jetuar gjithmonë në altarin dhe në kujtesën e një kombi.
Të gjithë ata që më sulmojnë në publik si anti-UÇK, duhet të maten fort mirë, sepse mund t’ju dalë që historia t’ju tregojë që kur unë kam kontribuar në luftën çlirimtare si person dhe si strukturë, disa të tjerë ende kanë qenë duke pi qumësht.
Policia e Shtetit vijon të mbajë të rrethuar ambientet e News24. Dhjetëra uniforma prej 2 orësh mbajnë të bllokuar hyrjet për në redaksi, siç duket edhe nga pamjet.
Për më tepër, policia ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike, duke paralizuar aktivitetin normal të medias dhe duke penguar në mënyrë flagrante ushtrimin e lirë të punës së gazetarëve.
Ky veprim rikthen edhe njëherë momentet kritike për lirinë e shtypit në vend. BW
Kush jemi ne? Më 6 Qershor 2021, 12 profesionistë të medias shqiptare me banim në Zvicër, Itali, Francë, Kroaci, Kanada dhe SHBA ishin nismëtarë për të formuar shoqatën tonë si një organizatë jofitimprurëse për lirinë e fjalës dhe shtypin e lirë. UGSHPD u themelua më 8 Korrik, 2021.
Qëllimet tona:
-Të ndihmojmë debatin publik për të vërtetën duke synuar një shkallë të lartë profesionalizmi në gazetari përmes një etike të lartë dhe standardeve profesionale. -Të promovojmë gazetarinë në gjuhën shqipe kudo ku jetojnë shqiptarë.
-Të mbrojmë interesat profesioniste të anëtarëve të saj, të krijojë dhe të mbajë marrëdhënie me autoritetet, organizatat homologe të vendeve ku jetojnë e veprojnë anëtarët, në mënyrë që të lehtësojë veprimtarinë profesioniste të gazetarëve të diasporës shqiptare kudo në botë.
-Të mbështesim dhe të promovojë drejtësinë sociale duke denoncuar rastet e racizmit, intolerancës, paragjykimeve e diskriminimeve ndaj minoriteteve.
Anëtarët e Bordit të UGSHPD
Skënder Buçpapaj President
Alba Kepi-Sekretare e Përgjithshme
Artan Kutra- zv/president
Rafaela Prifti-Zëdhënëse
Genc Burimi-Auditor
Elida Buçpapaj- Arkëtare
Ardian Murraj- Komisioni i Etikës
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Erisa Xhixho në “Ftesë në studio” Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës në statusin e vëzhguesit pranë KQZ si organizatë media, ka nisur një cikël bisedash me liderë të forcave politike në Shqipëri, nën titullin “7 pyetje”.
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare, diaspora shqiptare ka të drejtën e votës për të zgjedhur deputetët e ardhshëm në legjislaturën e XI të Kuvendit të Shqipërisë. Në fokusin e zgjedhjeve politike të 11 majit 2025, UGSHPD sinjalizon me preokupim se prej vitit 2015 asnjë proces zgjedhor në Shqipëri nuk i ka përmbushur standardet perëndimore të zgjedhjeve.
I themeluar dhe i regjistruar në Bernë të Zvicrës në vitin 2021, UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), i përfaqësuar nga profesionistë të medias shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, Itali, Francë dhe SHBA, të përkushtuar për lirinë e fjalës, shtypit të pavarur, mbrojtës të së vërtetës që sigurojnë komunikimin e informacionit publik me standardet profesionale të gazetarisë. Mbi këto qëllime dhe të ardhmes pluraliste të politikës shqiptare ky union përmes anëtarëve të saj
Ju fton të na ndiqni.
Aleanca “Shqipëria Madhështore”, veçanërisht Partia e Lirisë, vjen në këto zgjedhje politike me plot të rinj e të reja të talentuar. Sa e ndjeni ju peshën e këtyre momenteve historike vendimtare? Cili do ishte ligji i parë që do kërkonit në Kuvend në rast fitoreje? C’ndodh nëse Ilir Meta zgjidhet deputet por i pamundësohet betimi deri në humbje të mandatit? Zonja Xhixho, së pari, ju faleminderit që pranuat ftesën tonë. Po ndaj me ju një shqetësim shumë legjitim kur kam parasysh se kryeministri është mjeshtër i madh për tjetërsimin e votës përmes shkeljes së ligjit diktuar nga ai që ka nën urdhra gjithë shtyllat e shtetit. Si do ta mbroni votën kur gjendeni përballë një perfeksionisti kleptokrat që përdor të gjitha mjetet për të qëndruar në pushtet, që një foto me Obamën ia paguajnë 80 mijë $, që komprometon ish shefin e FBI-së, që përpara kamerave i bën thirrje policisë së shtetit të bëjë fushatë për PS, pronën e tij, që e ka shpërfytyruar se nuk ka lënë asnjë nga socialistët e njohur, që regjistrohet me zë duke kompromentuar zyrtarë të organeve ligj zbatuese të manipulojnë votën e sovranit permes blerjes, intimidimit etj. që e përdor drejtësinë si mjet për të eliminuar kundërshtaret politikë. Nuk po e zgjas më se lista vijon. Problemi është si do të mbroni votën? Partia juaj, Parti e Lirisë qe është parti e qendrës se majtë është serish në koalicion për këto zgjedhje me Partinë Demokratike, parti e djathte. Përveç temave të përbashkëta a ka pika në programin tuaj qe ju dallojnë nga aleat si PD? Cili është vendi dhe roli i Partisë së Lirisë në ASHM për zgjedhjet e 2025? Reforma në drejtësi e korrupsioni janë dy fushat më preokupuese për Shqipërinë. Sistemi socialist vuri në masë arrestimi dy liderë te forcave kryesore opozitare. Cili është programi i PL për efikasitetin e pavarësinë e drejtësisë në Shqipëri? Ku sipas forcës politike që ju përfaqësoni duhet ndërhyrë në mënyrë emergjente?
Funerali i Papa Françeskut ka nisur me një antifon – një këngë të shkurtër muzikore – dhe psalm. Ashtu si shumica e shërbimit sot, teksti është në latinisht.
“Requiem aeternam dona ei, Domine, et lux perpetua luceat ei”, kënduan kori dhe kongregacioni. (Pushim i përjetshëm jepi atij, o Zot, dhe le të shkëlqejë mbi të drita e përjetshme.)
Kolegji i Kardinalëve po del nga bazilika në Sheshin e Shën Pjetrit.
Ata po ecin sipas radhës së vjetërsisë, të paraprirë nga një Libër i zbukuruar i Ungjijve dhe do të puthin altarin përpara se të shkojnë në vendet e tyre.
Personi i fundit që do të hyjë në shesh do të jetë festuesi, Kardinali Giovanni Re.
Kori i Kapelës Sistine – grupi prestigjioz prej 20 burrash dhe 30 a më shumë djemsh që janë kori personal i Papës – thekson Psalmin 64: “Te decet himnus, Deus, në Sion; et tibi reddetur votum në Jerusalem”. ( Të takon lavdërimi në Sion, o Perëndi. Ne i përmbushim betimet tona në Jeruzalem .)bw
Unioni i Gazetarëve Profesionistë Shqiptarë të Diasporës – UGSHPD – në statusin e vêzhguesit pranë KQZ si organizatê media, ka nisur një cikël bisedash me liderë të forcave politike në Shqipëri, nën titullin “7 pyetje”.
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare, diaspora shqiptare ka të drejtën e votës për të zgjedhur deputetët e ardhshëm në legjislaturën e XI të Kuvendit të Shqipërisë.
Në fokusin e zgjedhjeve politike të 11 majit 2025, UGShPD sinjalizon me preokupim se prej vitit 2015 asnjë proces zgjedhor në Shqipëri nuk i ka përmbushur standardet perëndimore të
zgjedhjeve.
I themeluar dhe i regjistruar në Bernë të Zvicrës në vitin 2021, UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), i përfaqësuar nga profesionistë të medias shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, Itali, Francë dhe SHBA, të përkushtuar për lirinë e fjalës, shtypit të pavarur, mbrojtës të së vërtetës që sigurojnë komunikimin e informacionit publik me standardet profesionale të gazetarisë. Mbi këto qëllime dhe të ardhmes pluraliste të politikës shqiptare ky union përmes anëtarëve të saj Ju fton të na ndiqni.
Intervista e parë u zhvillua me kryetarin e Partisë Republikane zotin Fatmir Mehdiu i cili iu përgjigj 7 pyetjeve të UGSHPD.
Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën në qendër të Beogradit kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij, e fundit në një seri protestash kundër korrupsionit që kanë tronditur kontrollin e tij të fortë 13-vjeçar mbi pushtetin.
Protesta është planifikuar për në orën 16:00 para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë.
Tashmë mund të thuhet se kjo është një nga demonstratat më të mëdha, nëse jo më të mëdhatë, antiqeveritare në dekadat e fundit, raportojnë mediat serbe.
Ndonëse protesta pritet të jetë si prova më e madhe e pushtetit të tij, Vuçic u shoreh dje se “nuk ka frikë nga asgjë” dhe se nuk do të lejojë që protestat në rrugë të ndryshojnë qeverinë.
“Nuk do të ketë qeveri tranzitore sa të jem gjallë. Unë nuk pajtohem me shantazhe dhe presione, unë jam president i Serbisë dhe nuk do të lejoj që rruga të përcaktojë rregullat në këtë vend”, tha ai.
Qindra oficerë policie të pajisur plotësisht u vendosën në dhe përreth Parkut Pioneer, të rrethuar nga traktorë. bw
I pyetur nga Çim Peka nëse ishte kontaktuar nga Edi Rama për të drejtuar fushatën e tij, pasi siç tha moderatori, kryeministri shqiptar është nga më të pasurit në Europë, njeriu që do drejtojë fushatën e Berishës tha se nuk ishte kontaktuar nga Rama drejtpërdrejt, por gjithësesi, unë nuk punoj për komunistët.
Pjesë nga intervista:
Çim Peka: Chris, kryeministri shqiptar është një persona mjaft i pasur. Shpenzimet e tij janë marramendëse. Ndoshta ai bën jetën e luksit më brilante të çdo lideri në Europë, se në Shqipëri po e po. A ju ka kontaktuar? Në rast se do ju kontaktonte një kryeministër kaq i pasur që nuk ka llogaridhënie, nuk e fsheh luksin e tij, çfarë do bënit?
LaCivita: Ai nuk më ka kontaktuar ndonjëherë. Dhe unë nuk punoj për komunistët. Apo për produkte të komunizmit. Megjithatë ngjashmëritë ndërmjet garës këtu në Shqipëri dhe garës në Shtetet e Bashkuara, janë fakti se opozita politike ndaj partisë në pushtet, në mënyrë të padrejtë, është përndjekur dhe është ndjekur penalisht ose janë ngritur dyshime ndaj saj dhe ne kemi mundësi të përforcojmë t’i rijetëzojmë demokracinë. Dhe të kemi nga pas edhe një Amerikë të fuqishme, e cila punon me Donald Trump-in. Dhe prandaj njerëzit duhet të zgjedhin këtë si model, si shembull dhe të votojnë për të ardhmen, dhe vota për të ardhmen është vota për Berishën dhe opozitën.
Çim Peka: Ju nuk punoni për komunistët, por miku im Rich Grenell, Ivanka Trump, Jared Kushner, janë takuar disa herë me kryeministrin, ata kanë ardhur për të bërë biznes në Shqipëri, që është gjëja më normale, por kryeministri Rama është munduar ta shesë si blerje influence në Shtëpinë e Bardhë. Çfarë mendimi keni që familja e presidentit po bën biznes në një vend ku drejtohet nga komunistët dhe trafikantët?
LaCivita: Nuk mund të flas për këtë çështje sepse nuk jam i përfshirë në aspektet e biznesit, se çfarë bëjnë disa anëtarë të familjes…megjithatë e kuptoj se çfarëdolloj biznesi në Shqipëri është në të mirë të popullit shqiptar, çfarëdolloj zhvillimi, tani apo në të ardhmen, patjetër që do të sjellë fitime për njerëzit. Megjithatë ajo që është me rëndësi është fakti që gjithçka të organizohet me transparencë, në mënyrë të drejtë, të kuptohet se në çfarë forme funksionojnë. Megjithatë është e vështirë mendoj që që njerëzit të kenë besim te qeveria e tyre në qoftë se opozita fute në burg dhe i ndalohet të marrë pjesë në zgjedhje…dhe kjo është një prej arsyeve pse ne duhet t’i ndryshojmë gjërat.
Kryetari i partisë Demokratike ka ndarë në faqen e tij në facebook një montazh video ku jepen shumë qartë sjelljet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj shqiptarvëe.
Eshte koha për ndryshim thuhet në fund të kësaj videoje, ku bëhet thirrje për protestën e neserme të opozitës shqiptare.
“Nesër, në ora 17:00, e gjithë Shqipëria në protestë”, shkruan Berisha në postimin e tij në rrjetet sociale.
Aktori i njohur Mehdi Malkaj, i është bashkuar protestës së opozitës këtë të premte, para Bashkisë së Tiranës.
Duke i bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës, ai thotë se qeveria e Ramës e ka bërë atdheun të ndrysur.
“Ju zonja dhe zotërinj që jeni nëpër makina, po të jeni vërtet qytetarë të mirë i fikni makinat dhe bashkoheni me ne. Ne nuk protestojmë vetëm per veten, por për të gjithë. E keni vënë re që kemi një atdhe të ndryshur? E dini pse është bërë atdheu i ndrysur? Sepse ky qelbësira i ka braktisur, i ka zhdukur të gjithë rininë, s’ka si të jetë atdheu i gëzuar. I ka zhdukur.
E keni vënë re që atdheu është i rrudhur? Pse është i rrudhur? Sepse ky i ka shitur copë-copë atdheun, s’ka si të jetë i tëri. I rrudhur do të jetë. Çfarë do të bëjmë zonja dhe zotërinj? Çfarë do të bëjmë? Rinia, ajo që ka mbetur këtu. Çfarë do të bëjmë? do të rrimë, do të bëjmë sehir, të shohim si copëtohet atdheu?
Shit detin, jepi detin Greqisë, 12 milje det. Jemi këtij tjetrit, Trump, një ishull të tërë, sikur të kenë vdekur Shqiptarët.
Unë nuk besoj që jam shqiptari më i mirë, por besoj që jam shqiptar i mirë, këtë nuk e diskutoj. Dhe unë e dua atdheun tim dhe do flas për atdheun tim. O qelbësira, që jeni mbyllur atje nëpër zyra. Dilni këtu, ballafaqohuni. Na mbushni mendjen që ju e keni mirë dhe ne jemi gabim. Ju martë mortja ju martë, të gjithëve!”, tha aktori Malkaj. sn
Komentet