VOAL- Një nga prioritetet e mia kryesore do të jetë hetimi i plotë i vjedhjes së ikonografisë, thekson në vijim të fushatës për kryetar bashkie të Beratit kandidati i pavarur Pavlo Shkarpa, duke u përqëndruar tek një plagë e rëndë në realitetin e krijuar gjatë qeverisjes 26 vjeçare socialiste:
Nëse unë do të jem Kryetar i Bashkisë së Beratit, një nga prioritetet e mia kryesore do të jetë hetimi i plotë i vjedhjes së ikonografisë. Këto ikona janë relike të vyera për qytetin tonë, vepra të krijuara me dashuri dhe përkushtim nga populli beratase ndër shekuj, që përbëjnë krenarinë dhe identitetin tonë kulturor.
Berati është një qytet-muze, një pasuri botërore që meriton të mbrohet dhe të vlerësohet. Prandaj, unë do të ndërmarr nisma konkrete për:
•Hetimin e inventarëve dhe përgjegjësive të institucioneve që kanë administruar këto vlera të paçmuara;
•Kthimin e Muzeut Ikonografik të Beratit, që të bëhet një qendër krenarie për qytetarët dhe një dritare e hapur për botën, drejt historisë sonë të lavdishme.
Berati është një trashëgimi që nuk duhet të vidhet, por të ruhet. Dhe këtë detyrë do ta marr me përgjegjësi të plotë, në emër të qytetit, historisë dhe brezave që vijnë.
Voto
