Bashkë me administratën e Bashkisë Tiranë, këtë pasdite përpara SPAK-ut janë bashkuar edhe ‘artistët dumlalistë’, të cilët i kanë dalë në mbrojtje hajduti Erion Veliaj, pasi ky i fundit i ka paguar ndër vite me para nga taksat e qytetarëve.
Nga videot e ardhura në redaksinë e SYRI-t, dallohen disa prej këngëtarëve si Çiljeta Çilaga, Roland Hysi i grupit muzikor West Side Family etj., të cilët kanë përfituar projekte fiktive në shumë të konsiderueshme, duke shpërdoruar paratë e taksapaguesve të Tiranës.
Mesa duket, ky shënon një tjetër skandal, ku Veliaj i ka bërë mirë llogaritë me ta. Pasi i paguante me paratë e qytetarëve, tani i nxjerr përpara SPAK dhe GJKKO për t’i dalë në mbrotje një kryehajduti si Veliaj.