Mbrëmjen e sotme po mbahen homazhe për vdekjen e padrejtë të 42 vjeçarit, Eglantin Progës, i cili ndërroi jetë për shkak të dhunës së ushtruar nga Denis Meçe.
Homazhet po zhvillohen në vendngjarje të krimit, në lagjen nr.2 të Pogradecit, tek rrethrrotullimi pranë vendit të njohur si “Axhensia” nga banorët.
Përveçse familjarët e viktimës, pjesëmarrës janë dhe disa banorë të cilët janë të prekur nga kjo ngjarje e rëndë.
I ati i Egli Progës, ka dhënë një prononcim shumë të shkurtër për mediat, i cili po kërkon drejtësi për djalin e tij.
“Vetëm drejtësi, vetëm drejtësi! Të dali e vërteta, kaq”, shprehet babai i Egli Proges. gsh