VOAL – VATIKAN, 26 TETOR – Sinodi mbi Familjen u përmbyll me hapjen ndaj të divorcuarve të rimartuar dhe me një delegim të komptenecave tek baza, duke dëshmuar se me Papa Françeskun Sinodi “po bëhet më i rëndësishëm”, sipas komenteve të mediave, shkruan Voice Of Albanians – voal.ch. Ipeshkvinjve iu jepet më shumë liri për të lëvizur brenda doktrinës. Do të vlerësojnë ata për çdo rast rrjedhën shpirtërore të secili besimtar të rimartuar dhe për ta ripranuar në sakramente.
Ndikimet e tekstit do të jenë më të mëdha “në Kishat kombëtare më të ndjeshme ndaj tematikave të të divorcuarve të rimatuar dhe mes tyre do të jetë edhe Kisha Zvicerane, komentojnë mendiat. “Sigurisht se disa ipeshkvi do ta përdorin plotësisht këtë hapësirë manovrimi.” ats

Komentet