Përfaqësues të Presidencës kërkojnë anulim të vendimit për shfuqizimin e dekretit që anulon zgjedhjet në Tiranë.

 

 

“Kemi kërkuar që të merret në shqyrtim kërkesa për shfuqizim të dekretit dhe të deklaronit moskompetencën. Zgjedhjet në Tiranë u shpenzuan dhe të kthehet kushtetueshmëria e dekretit. Ne po ju paraqesim kërkesën, që të anuloni shfuqizim e dekretit 350, si hap që duhet t’i paraprijë kësaj kërkese.”, tha përfaqësuesja e Presidencës.

Avokati i Erion Veliajt, Ermal Yzeiraj ka parashtruar kërkesat e tij, që kanë të bëjnë me rikthimin në detyrë të kryebashkiakut të shkarkuar. Ai tha se asnjë institucion nuk duhet të ndërhyjë, përfshirë edhe Presidentin.

 

 

“Ne i qëndrojmë parashtrimeve që kemi paraqitur në lidhje me kompetencën e GJK. Ne mendojmë se kjo gjykatë është kompetente për shqyrtimin e kërkesës tonë edhe për aktin e presidentit. Për ne procesi është i ndarë në dy fazë, faza e parë është ajo e propozimit dhe vendimmarrjes që përfundon me vendimin e këshillit të ministrave