Të Hënën, me 27 Korrik 2015,ne Oren 6 P.M, dita e lindjes e Prof. Arshi Pipës (27 Korrik 1920) Federata Pan-Shqiptare e Amerikës ”VATRA” do të nderojë Prof. Arshi Pipën me një veprimtari përkujtimore dhe vleërsuese për jetën dhe Veprën e Prof. Arshi Pipës, ku do të mbajnë kumtesa studiues të diasporës shqiptare në Amerikë:
1- Ish Drejtori i Divizionit të Euroazisë në Zërin e Amerikës , gazetari Frank Shkreli do të mbajë kumtësën: ”ARSHI PIPA: MENDIME TË HEDHURA ME RASTIN E 95-VJETORIT TË LINDJES”.
2- Poeti, Studiuesi, ish editori i Diellit, Anton Cefa, do të sjellë kumtesën:” Arshi Pipa, kundërshtar i çdo konformizmi dhe cdo diktature, në 95-vjetorin e lindjes”.
3- Studiuesi, ish gazetari i Zërit të Amerikës, Idriz Lamaj, do të sjellë transkriptimin e letrave të cigareve, përmes të cilave u zhburgos, ”Libri i burgut” i Arshi Pipës. Po ashtu ai do të sjellë zërin e Arshi Pipës përmes Zërit të Amerikës. Do të kemi mundësi që të shohim letra origjinale, video etj.
4- Profesori Mithat Gashi do të sjellë kumtesën: “Nji veshtrim i kontributit te Arshi Pipes si kritik letrar, poet, dhe analist politik.”
5- Gazetari i Zerit te Amerikes Astrit Lulushi sjell studimin: ”Montale, Dante dhe Arshi Pipa”.
6- Fragment nga Dokumentari: ”Arshi Pipa në Shqipëri”, vetërrëfimi.
Moderator i veprimtarisë përkujtimore do të jetë Editori i Diellit, Dalip Greca.
Takimi përkujtimor është i hapur për publikun.
Komentet