Në këtë serial të ri komik të quajtur “Vatra e Nocrrokut,” turma prej tetë vetash po përpiqet të ngrejë gradacelën më të lartë të ëndrrave, duke kërkuar miliona për një godinë… që ekziston vetëm mbi re. Lideri, i cili po e merr misionin me seriozitetin e një regjisori të kinostudios “Shqipëria e Re,” ka nisur një fushatë që përbëhet nga premtime aq të mëdha, saqë edhe bankat në Wall Street janë në shok.
Në gazetën e njohur “Dielli i Zi” një burim anonim njofton për donacione të majme: një zotëri nga Shqipëria premton 1 milion dollarë – virtuale, natyrisht; një zonjë nga Queens jep bujarisht 2,000 dollarë për projektin e “nocrrokut,” ndërsa nga Michigan-i, Florida, Bostoni, e deri në Upstate NY, do të shfaqen edhe aktorë e njohur, të cilët garojnë për vendin e parë në maratonën e miliona-dollarëve.
Gazetari që nxorri lajmin në gazetën “Dielli i Zi” është tipik matrapaz, nga ata te viteve 93-94 te valuta ne qender te Tranes, ku matrapazët luanin me 3 karta dhe iu merrnin lekët fshatarëve. Loja e nocrrokut tani është Live në rrjetet sociale interrnet, ku çdo ditë shtohen milionat e dollarve imagjinar. Njëri jep një milion, tjetra 2 mijë dollar, tjetri dy milion, një tjetër plot 4 milion dollarë!
Por për ta bërë sa më magjepsëse këtë estradë, askush nuk fton vatranët për të diskutuar këtë fenomen që po ndodh! Ndaj, lideri i vetëshpallur ka vendosur që t’i zbukurojë vetë faqet e gazetës “Dielli Zi” me emrat e dhuruesve të mistershëm dhe premtime marramendëse.
Në fund, ajo që mbetet nga ky mal premtimesh është nocrroku, dhe një Vatrë mbi re.