Mikut tim Namik Selmani në datëlindjen e tij
Je bilbil i alfabetit që shkëlqen në libra e abetare
I dua vargjet e tua me shkronja e rima
vargjet tona nuk zverdhen në vite si gjethe dardhe.
Ato shkrijnë borën e bardhë e mundin vetëtima
.
Me vargun mjeshtëror zgjon para nesh Universin
Zgjon nga gjumi diellin dhe hënën në çast
Sjell pranë parajsën e sikur prek mëngjesin
Duke shkruar për krenarinë shqiptare .
.
Në këtë nëntor me ty doja ta pija kafe
Në mes fleteve e shkronjave ti thur enciklopedi.
Në datëlindjen tënde dua të shkrij male
Në yjet e Kumtrit të ngrej një univëers të ri
.
Duart e zemrat bashkë t’i shtërngojmë
e të kesh përherë frymëzim dhe shëndet
Kemi nevojë të tjerë gëzime të jetojmë
Jo vetëm për datëlindje nëntori, i miri poet.
.
E dua minierën e ujëvarën e vargut, o fjalëartë
Tej ajo shoh anekënd gjeografinë shqiptare
Sa kemi mall të rrimë sy më sy bashkë
të bëhemi lavërtarë të shqipes krenare
.
Të dehemi nga mendja jote sa një vullkan
Me ide të reja për jetë, art e letërsi!
Ta bejmë një koktej begatie si kurrë më parë
Kemi nevojë të thurim përditë urimin më të ri.
.
Kemi nevojë edhe për shumë këshilla
Në rrugën e gjatë ku gjallon mençuria.
18 nëntor 2023