Sa ka shkuar numri i votave të emigrantëve mbërritur pranë KQZ?
Unioni i Gazetarëve Profesionistë Shqiptarë të Diasporës me statusin e vëzhguesit pranë KQZ, si organizatë media për zgjedhjet politike të 11 majit 2025, informon se sot më 10 maj 2025 në Qendrën e KQZ, për Votuesit nga jashtë, e pozicionuar pranë parkut të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, kanë mbërritur 8000 zarfe vota të diasporës.
Numri i përgjithshëm i zarfeve të mbërritura ka shkuar më 181.609 nga 245.935 të dërguar e 227.097 zarfe të marra nga zgjedhësit nga jashtë.
UGSHPD informon se gjatë ditës së nesërme 11 maj 2025, në Qendrën e KQZ, për votuesit nga jashtë, priten të mbërrijnë dy automjete të DHL, me zarfet e votës së diasporës.
Afati i fundit i mbërritjes së tyre është ora 19.00 data 11 maj,
Procesi i umërimit të votës së diasporës do të nis në të njëjtin moment kur nis dhe procesi i kutive të votimit të qarqeve përkatëse për votuesit shqiptarë.
Deri sot zarfe të mbërritura në KQZ, sipas shteteve janë: