Ekipi i arkeologëve ka identifikuar një mbishkrim të dytë kushtuar Perandorit Justinian dhe bashkëshortes së tij, Teodora në Ulpianë. Këto janë të vetmet dedikime të njohura të Justinianit, perandorit me prejardhje nga ky rajon, shkruan Ministri në detyrë i Kulturës së Kosovës, Hajrulla Çeku në një postim në facebook
Ky është një tjetër zbulim i jashtëzakonshëm në Ulpianë, më pak se 12 kilometra nga qendra e kryeqytetit, Prishtinë.
“Ekipi i arkeologëve ka identifikuar një mbishkrim të dytë kushtuar Perandorit Justinian dhe bashkëshortes së tij,Ekipi i arkeologëve ka identifikuar një mbishkrim të dytë kushtuar Perandorit Justinian dhe bashkëshortes së tij, Teodora.Mbishkrimi i parë përmendte themelimin e qytetit Iustiniana Secunda si qytet Dardan. Ky i dyti tregon ndërtimin e bazilikës episkopale. Këto janë të vetmet dedikime të njohura të Justinianit, perandorit me prejardhje nga ky rajon. Teodora’ shkruhet në postim.
Kthimi në qytetin e lashtë romak
Ulpiana, ishte një nga qytetet më të rëndësishme romanke në Ballkan – pjesë e provincës romake të Dardanisë. Rëndësia historike e këtij qyteti buron nga roli i tij si qendër e administrimit, tregtisë dhe kulturës romake në rajon.
Ai përmban mbetje të ndërtesave të ndryshme romake dhe bizantine, përfshirë tempuj, bazilika, banja dhe mure të qytetit, të njohur edhe si “Justiniana Secunda”.
Bazuar në informacionet që kanë, arkeologët besojnë se perandori Justinian e rindërtoi qytetin e Ulpianës pas një tërmeti shkatërrues dhe përmbytjeje në vitin 518.
Ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë arkeologjike nuk është trajtuar asnjëherë më këtë seriozitet. Hulumtimet arkeologjike në Ulpianë e Dresnik, tanimë po vazhdojnë në prona publike, të cilat u shpronësuan gjatë vitit të kaluar. Po punohet me intensitet në lokalitete arkeologjike, plane të konservimit e menaxhimit, ngritje të kapaciteteve profesionale përmes partneriteve ndërkombëtare, studime e publikime. Arkeologjia vazhdon të na zbulojë historinë tonë. Ne vazhdojmë me përkushtim hulumtimin dhe mbrojtjen e saj’ vijon ministri në postimin e tij.
Kush janë arkeologët?
Një ekip arkeologësh ndërkombëtarë dhe vendas ka katër vjet që punon në gërmimin e një bazilike të periudhës së hershme të krishterë.
Ekipi udhëhiqet nga profesori Christophe Goddard nga Universiteti “Ecole Normale Superieure” në Paris dhe profesori Arben Hajdari nga Universiteti i Prishtinës.
Mozaiku i katit të parë në këtë lokacion u gjet në gusht të vitit 2023 dhe përmban edhe një kushtim të perandorit Justinian. sn