Ukraina ka njoftuar për vënien nën kontroll të 100 vendbanimeve ruse dhe 1,294 kilometra katrorë të territorit rus (500 milje katrorë).
Inkursioni në rajonin e Kurskut filloi tre javë më parë – ndërsa javën e kaluar, Presidenti Zelensky tha se Ukraina kontrollonte më shumë se 1250 km katror të territorit rus.
Komandanti i përgjithshëm i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi thotë gjithashtu se Ukraina ka kapur 594 ushtarë rusë.
Më herët, Rusia nisi një valë tjetër sulmesh në Ukrainë, me katër persona të vrarë, një ditë pas një prej sulmeve ajrore më të mëdha të luftës.
Mëngjesin e kësaj të marte, të paktën katër persona mbetën të vrarë në Ukrainë pas një valë tjetër sulmesh nga Rusia.
Shpërthime u raportuan në rajone anembanë vendit, duke përfshirë në Kiev dhe në Sumy./ BBC. sn