300 lekë të vjetra është kosto e punës dhee metoda e zgjedhur nga DHL për të paguar operatorët e punësuar part time për menaxhimin e procesit të përgatisjes së zarfeve me skedat e votimit për votuesit shqiptarë jashtë kufirit.
Kjo metodë pagesë është përdorur gjatë fazës së parë të dërgimit të zarfeve në adresat e emigrantëve shqiptarë nëpër botë.
Për cdo zarf që mbyllej e dixhitalizohej me barkodin përkatës operatori merrrte 300 lekë të vjetra.
Sa më shumë zarfe të kryente aq më shumë mund të paguhej në ditë.
Ky proces nuk është se ishte pak i rëndësishëm, përkundrazi barkode duhet të përqasej me emrin e emigrantit të regjistruar si votues nga jashtë.
Burime të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës informojnë se fillimisht ky proces nisi të kryhej me kujdes me kohën e duhur që të përputhej nominativi i emigrantit me barkodin e dixhitalizuar mbi zarf.
Por më pas afati kohor i limituar e dëshira për t’u paguar sa më mirë, çoi që shpesh mjaftonte vetëm skanerizimi i barkodit pa u kontrolluar përputhshmëria me emrin e emigrantit.
Burime për vëzhguesit e UGSHPD që ndjekin me vëmendje këtë proces, thonë se ka pasur operatorë që kanë arritur mbi 100 mijë lekë të vjetra në ditë.
Ky proces më shumë se sa një metodikë e kujdeshsme përpunimi korrekt i zarfeve të adresuara në diasporë i ngan një metodologjie pune prodhuese me normë, ku sa më shumë prodhon aq më shumë paguhesh.
Shqetësimi tjetër që ngrejnë Gazetarët Shqiptarë Profesionistë të Diasporë është se sa ëshë respektuar ligji i punësimit për operatorët e punësuar part time nga posta private.
UGSHPD vijon të ndjekë më vëmendje këtë proces e pritshmëria ndaj forcave politike ndaj këtyre problematikave është zhgënjyese.
Janë mbi 240 mijë votues me postë nga Diaspora vota e të cilëve do ishte e mjaftueshme për disa vende deputetësh në Parlament.

