Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës me statusin vëzhgues si Organizatë media pranë KQZ për zgjedhjet politike të 11 majit 2025, denoncon se deri në ora 15.00 të ditës 11 maj 2025 janë 2100 zarfe emigrantësh të kthyer mbrapsht pranë KQZ.
Ato figurojnë se nuk janë tërhequr nga emigrantët që janë regjistruar si votues nga jashtë pranë KQZ
2100 zarfet priten të rriten në numër pasi gjatë ditës së sotme 2 avionë të tjerë DHL me votën e emigranëve do të mbërrijnë në Rinas.
Një prej tyre është nisur nga Greqia e avioni tjetër nga Lajpcingu i cili është vendi i grumbullimit dhe i shpërndarjes së dërgesave të DHL.
Zarfet e kthyera pas për të cilat UGSHPD ka sjellë pamje ekskluzive, pasi skanerizohen nga punonjësit e DH, regjistrohen e protokollohen nga operatorët e KQZ.
Më pas ato kyçen përmes kodeve të caktuara e pozicionohen në një vend të dukshëm brenda Parkut të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar ku është ngritur dhe qendra për votuesit nga jashtë.
Posta private DHL është paguar 3.2 milionë euro për menaxhimin e mbulimin e procesit të votës së diasporës.
Kosto e një zarfi për vajtje ardhje është 37.52 Euro.
Numri i përgjithshëm i votuesve i regjistruar si Diasporë është 245,935, numri i zarfeve të tërhequt nga emigrantët është 227.097 dhe numri i zarfeve të mbërritur në KQZ është 187.916.
