U zgjova kёtё mёngjes me mendimin tёnd
si vazhdё e vagonave qё lokomotiva i tёrheq
mes jetёs dhe gjumit kur mendja ende disi e fjetur
hija jote qё mё ndjek besnike dhe e pamundur, s je
formё, as fytyrё, as zё, as tingull, as ngjyrё, s je
fjalё, as mike qё shfaqesh me njё mesazh, me njё telefonatё,
s je figurё me mish dhe me shpirt, s je as nostalgji,
e viteve qё shkuan, s dua t’ja di ç je, ndoshta
deshira e thellё e njeriut tё duhet nga dikush,
po, tani mё duan edhe fort fare, s jam mё djali i poshtёruar,
i injoruar, refuzimi tragjik i adoleshentit qё gjurmё i ka lёnё,
ndoshta mё ndjek fshehurazi nё rrjet,
ku i dihet? Rrugёt e Zotit janё tё pafunda
ndoshta mё ndjek fshehurazi dhe vё buzёt nё gaz. I shkreti
djalё thua, nuk e superoi kurrё traumёn. Po. Sot u
zgjova me mendimin tёnd çuditshёm, drejt
asgjёsё shkonte treni i dёshirave, e di rrugёn pёr tek ti,
por nuk kam kurajo tё vij. Kam frikё se t’i futesh njё ёndёrre
nё kёmbё ёshtё tё ecёsh si Dante nё ferr!
Nga zhgёnjimi do tё shkёrrmoqet krejt ёndёrra, ndaj
e ushqej kёshtu vetveten me hirin e zjarrit tё ndezur nё gji.
Ku i dihet, ndoshta jetojmё gjatё dhe kam fat, si
personazh i kohrave tё kolerёs, ku i dihet?! Pritja
ёshtё njё art, mё i stёrrlashtё se njeriu vetё! Ndoshta
ti shtrembёron turitё. S di se ç mendon, kur njё i largёt,
i panjohur, tё mendon kaq egёr, kaq, fort, kaq dёshpёrueshem,
se di ç mendon! Ndoshta eshte triumf thjeshtё fakti
qё ende kam zjarr nё gji, pёr diçka qё kurrё nuk shuhet
si flakё e njё kortometrazhi qё vazhdueshёm rrjedhshmёrinё
e tij nё ekran s’e ndal. Sot u zgjova me mendimin tёnd
ёshtё triumf qё ti diku egziston, dhe e njeh tё vёrtetёn e shpirtit tim,
prushin e sekretit tim, kaq me mjafton!!!