VOAL- Ministri i Jashtëm kinez, Qin Gang, është liruar nga detyrat e tij, njoftuan mediat shtetërore në Pekin të martën. Qin, i cili nuk ishte shfaqur në publik për më shumë se një muaj, u zëvendësua – pa dhënë asnjë arsye – nga paraardhësi dhe eprori i tij Wang Yi, zyrtari më i lartë diplomatik i Partisë Komuniste të Kinës.
Në detyrë që nga fundi i dhjetorit, Qin Jang, me orarin e tij zakonisht të ngjeshur, nuk është parë që nga 25 qershori kur u takua me homologun e tij vietnamez në Pekin. Që atëherë, ai ka humbur disa takime diplomatike, duke përfshirë një takim të rëndësishëm të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Indonezi në fillim të korrikut.
Një mungesë që ka gjeneruar shumë thashetheme në rrjetet sociale, ka nxitur diskutime mes kinezëve dhe ka rritur presionin ndaj autoriteteve, të cilët i kanë shmangur shumë pyetjeve mbi këtë temë. Ministria e Jashtme kineze më pas e justifikoi mungesën e Qin Gang me “arsye shëndetësore”, përpara se të murosej në heshtje virtuale.