Është ndarë nga jeta pedagogia veterane e pianos Elsa Veizi e cila ia kushtoi jetën mësimdhënies. Lajmin e hidhur e dha i biri, pianisti Endri Nini përmes rrjetit social si më poshtë:
“U rritëm bukur bashkë mami! Nuk reshte së dhuruari dashuri dhe forcë pa fund, gjëra për të cilat nuk do të mundem të të falenderoj sa të kem jetë. E di që njeriut nuk i është dhënë mundësia të zgjedhi se cilët janë ata të cilët e sjellin në jetë, se po të ishte kështu, do të kisha zgjedhur njëmijë herë të isha djali yt. Edhe pse dhimbjen e ndarjes prej teje do ta përjetoja po njëmijë herë!
Do më marri malli mam!
Varrimi bëhet nesër, datë 7.11.2024, ora 14:00 në “Sharrë”.
Ceremonia mortore do të zhvillohet në ambientet e “Funeral Home ALBA 2000” tek rruga e Durrësit, Ish Ambasada Jugosllave.
Vizitat priten ditët e Premte, të Shtunë dhe të Dielë, 10:00-13:00 dhe 17:00-20:00 po në të njejtin vend.”