Austria Airlines, Adria Airlines dhe Croatia Airlines që i mbajnë linjat nga Prishtina në Evropën Perëndimore, e respektojnë dhe e përdorin krahas gjuhës angleze edhe gjuhën shqipe në komunikim me udhëtarët.
Turkish Airlines, megjithëse pjesën dërmuese të udhëtarëve nga Prishtina në Stamboll i ka shqiptarë, kurrë nuk e përdor shqipen në aeroplan, ndërsa u drejtohet udhëtarëve në gjuhën turke e në gjuhën angleze.
Edhe serbët e kompanisë jugosllave JAT kur e mbanin linjën ajrore Prishtinë-Beograd, nuk e thoshin asnjë fjalë shqip, megjithëse pjesën dërmuese të udhëtarëve i kishin shqiptarë. Kompania serbe JAT e theu qafen, u zhvendosën në aeroportin e Tiranës me emrin e ri Air Serbia. Ne Beogradin e zëvendësuam me Stambollin, JAT-in me Turkish Airlensin, serbishten me turqishten, megjithëse serbishten e turqishten kurrë nuk i mësoi popullata jonë. Arsyet besoj i dini.
Por është e pandershme që Turkishi t’ua merr paratë udhëtarëve shqiptarë të Dardanisë dhe të mos ua respektojë gjuhën. Prandaj shteti duhet të ndërhyjë që ta mbrojë gjuhën zyrtare shqipe nga nëpërkëmbja.
Komentet