Gazetari Almer Toksa ishte mbrëmjen e sotme në “Log”, teksa foli për dosjen Balluku. Toska theksoi se është i pari që e ka ndjekur çështjen e zv.kryeministres.
Toska u shpreh se Rama i frikësohet zëvendëses së saj, prandaj nuk po e shkarkon.
Sakaq, gazetari shton se së shpejti pritet që fleta e arrestit për Ballukun të mbërrijë në parlament, i cili duhet të lëshojë deputeten socialiste.
Almer Toska: Jam i pari që e kam ndjekur çështjen Balluku një vit më parë. Janë sekuestruar 6 telefona, 3 të Berberit, një e sekretares. një e drejtorësh së financave. Ka fakte dhe një burim i pashtershëm se ç’ndodh. Aktualisht BB është si rasti ku po sfidohet drejtësia. Edi Rama është kapur peng nga Belinda Balluku. Belinda Balluku njihet si bobe, si trime. Edi Rama është njeri që ka frikë nga njerëz që kanë prapavijë që kanë nota të botës së errët. Mban lidhje të ngushta me botën e krimit, me bisedat me shefin e policisë në Dibër. I trembet Belinda Ballukut. Ka dhe ajo ato sekretet që e mban në kontroll Ramën. Pse SPAK vepron me dy standarde. E mori një zv.ministre për një arkë peshku e arreston, nuk arreston BB.
Tuneli është pa hekur, është rrezik, është thirrur mbikqyrës grek tha Berberi më tha të bashkëpunojë me kompaninë e Valter Begaj. Altin Dumani duhet të tregojë është i varur apo i pavarur nga politika. Belinda Balluku është duke çmontuar çdo provë që atë e rrezikon dhe e bën të shkojë drejt arrestit.
Fleta e arrestit për Belinda Ballukun do shkojë shumë shpejt në parlament. janë dy dosje që po hetohen sot, aksi rrugor Ersekë-Korçë dhe Milot-Rrëshen.