Kryeqyteti hungarez ishte vendi i Memorandumit të Budapestit të vitit 1994, në të cilin Ukraina hoqi dorë nga mijëra armë bërthamore që kishte trashëguar pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, në këmbim të garancive se Rusia do të respektonte integritetin territorial të Ukrainës.
SHBA- Pasi Presidenti Donald Trump deklaroi për një tjetër takim tjetër me Presidentin rus, Vladimir Putin, këtë herë në Budapest, revista HuffPost kontaktoi zëdhënësit e tij më të lartë në Shtëpinë e Bardhë me një pyetje të qartë: Pse Budapesti? Por përgjigja e Shtëpisë së Bardhë ishte e çuditshme dhe ka shkaktuar bujë mediatike.
HuffPost e pyeti Shtëpinë e Bardhë: Kush e zgjodhi Budapestin?
Në përgjigje, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u përgjigj disa minuta më vonë me: “Mamaja jote e bëri.”
Ndërsa Drejtori i Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Steven Cheung, pas një minute shtoi diçka shumë më koncize: “Nëna jote”.
Pasi HuffPost e pyeti Leavitt nëse mendonte se përgjigjja e saj ishte qesharake, ajo u përgjigj: “Më duket qesharake që ti e konsideron veten një revistë. Je një tip i majtë ekstrem që askush nuk e merr seriozisht, përfshirë kolegët e tu në media, thjesht nuk ta thonë këtë në fytyrë. Ndalo së më dërguari pyetjet e tua të pandershme, të anshme dhe budallallëqe.”
Kryeqyteti hungarez ishte vendi i Memorandumit të Budapestit të vitit 1994, në të cilin Ukraina hoqi dorë nga mijëra armë bërthamore që kishte trashëguar pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, në këmbim të garancive se Rusia do të respektonte integritetin territorial të Ukrainës.
Putini e shkeli atë premtim me pushtimin dhe aneksimin e Krimesë në vitin 2014, me ofensivën e tij ushtarake dhjetëvjeçare në rajonin e Donbasit dhe më pas me pushtimin e tij të plotë në vitin 2022. Ai vazhdon të vrasë civilë ukrainas në shtëpitë e tyre edhe sot e kësaj dite me sulme të rregullta me dronë dhe raketa./Dosja.al