DIHAMA
Dihama te vinte nëndheshëm
Si frymë e përplasur
lum i asdisur ne rrjeta
Dhe ngacmoje shpirtin
humbell ishe
Mos përendi
Dhe me dyshim
prangat e asdisura
Çdo çast ne qet’si.
Fryma qe merrje
Dihatje e mbi
Me qendisma loje
duvakun e zi.
Mos te lutem mos
Havari e kaos…
II.
Te hetoja orgazmën tende
ergjele e egër
Kur te bekonte tradh’tia
Me thoshe ne tel
Veç eja te shpija
Veç eja te shpija
Pjeshka e jote
Ish vjel nga komshija…
III.
Malet kanë ngjyrë
Udha tejqyerë
Ne vetull’ pasqyra
T’ nxjerr yndyrë
Bryma thanë
Mënxyrë.
PREHISTORI
S’ka rëndesi si vete
As i ngrirë lumi
Dhe me tej mbi tokë
Mbesin tumatë
Qe deh’n nga zurnatë.
Qillnajet vetëtima
Kaposhit i zvog’lohet
Vrima.
SOLUCION
As pak përzirja s’ishte
As tretja e një trajtshme
Gjithmonë mbeti tepsija
Veç pitja
Ishte shumë e vonë
Ai qe e kërkoi
Heshti e gjithkush
I besoj …
Bulec 10.9 . 2018
Komentet