KOSOVE – Franco Foda do të vazhdojë të jetë trajneri i Kosovës të paktën deri në fundin e vitit 2027.
Trajneri gjerman ka pranuar ofertën e bërë nga zyrtarët e Federatës, të cilët e kanë vlerësuar për punën e bërë me ekipin, i cili momentalisht është pjesë e fazës ‘play-off’ të kualifikueseve të Botërori 2026.
59-vjeçari kishte pranuar vetëm pak orë më parë se menaxherët e tij po punonin me drejtuesit e Federatës Kosovare të Futbollit për zgjatjen e akordit.
Sipas marrëveshjes mes palëve, Franco Foda do të qëndrojë në krye të stolit të Kosovës deri në fundin e vitit 2027-të, ndërsa ky afat do të shtyhet automatikisht deri në verën e 2028-ës nëse përfaqësuesja dardane do të arrijë që të kualifikohet në fazën finale të Europianit. Dosja.al