Ka vendosur të rritet AI
AI, i madhi i vëllezërve
të shesë nga kutia gri
fëmininë vjedhur nga varfëria
Më flet me sy ky vogëlush
tavolinës time kur i afrohet
me kutinë krahëve të parritura
kohën kërkon AI t’a mundë!
Mezi i hedhin një shikim
Atij, të bukurit që s’qesh kurrë
Si mundet kjo akullsi cinike
Kur fëminia tradhëtohet kështu ?
Nën ylberin pa ngjyra të ditë-mbrëmjes
Pa kthim ecën AI drejt burrërisë
Në duel me varferinë e lodhshme
I tradhëtuar nga ditët e fëminisë
Unë ja njoh ”lutjen” krenare
ATIJ me dhimbjen e një të rrituri
A thua do gjindet ndonjëherë fuqia
Të ndjejmë dëshirat e një të mituri…..?
Inis A. Jorgo