Osman Dembele, me origjinë atërore senegaleze, i dha fund “thatësirës” 30-vjeçare të futbollistëve afrikanë në garën për Topin e Artë.
Xhorxh Ueah ishte i fundit dhe zyrtarisht i vetmi, si liberian, që e fitonte më 1995.
PSG-ja e 2024/2025 ishte një ndër klubet më të arrira të futbollit dhe meriton çdo të mirë.
Osmani ishte dirigjenti në fushë i asaj skuadre.
Dembele bëhet futbollisti i dytë i PSG-së që e fiton këtë titull, por i pari aktiv.
53 ndeshje, 35 gola, 16 asiste, fitues i kampionatit francez, i Kupës dhe Super Kupës, fitues i Ligës së Kampioneve dhe finalist në Kupën e Botës për Klube.
Pa të në fushë, për një dëmtim në kofshë, PSG-ja dje humbi ndeshjen e parë të kampionatit të këtij viti përballë Olimpikut të Marsejës, 1-0.
Në peshën në gola dhe asiste sezonalë, përveçse fitoi katër trofe vjetorë, më shumë se sa dy konkurrentët kryesorë, Mbape dhe Jamal, ai renditej i pari,
51 Dembele (në 53 ndeshje),
49 Mbapeja (në 59 ndeshje),
43 Jamali (në 55 ndeshje).
Osman Dembele, edhe pse me origjinë atërore senegaleze, bëhet futbollisti i gjashtë francez që e fiton këtë trofe, pas Kopës, Platinisë, Papinit, Zidanit dhe Benzemasë.
Nje çmim mëse i merituar!/ED