Përfaqësuesi i Bajrakut të Shalës, Zef Sokol Vladaj ka kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve të larta të vendit për të ndalur aksionin e prishjes së ndërtimeve në zonën e Thethit.
Në një letër publike, ai shkruan se këto ndërhyrje po prekin prona të trashëguara prej shekujsh, duke shkatërruar dinjitetin e banorëve dhe duke dëmtuar imazhin e një prej bukurive natyrore më të rralla të Shqipërisë, në mes të sezonit turistik.
Me një thirrje për dialog, Vladaj i bën apel Kryeministrit dhe drejtuesve lokalë që të reflektojnë mbi pasojat në këtë zonë të ndjeshme. sn