Shume u shpernda dhe komentua neper rrjete sociale videoja e nje të ashtequajturi historian turk qe ishte filmuar tek fliste para varrit të Skemderbeut në Lezhë. Personi që flet aty duket ka rolin e nje udheprijesi turistesh,(kallauz), dhe nga perkthimi që ju bë videos mesuam se turisti turk po i bënte karshillek historisë tonë shqiptare! Kallauzi që quhej Talha Ugurluel, – Talha – si emer vjen nga arabishtja dhe domethane “Peme e madhe”, si fjale ka mbetur edhe në shqip dhe perdoret në trajten “me qenë më telha” , “telhallek” në kuptimin që me pase hapesire të mjaftueshme! Dhe pikerisht këtë hapesire,pikerisht këtë telhallek kishte gjetur Telha Ugurluel në Lezhën tonë teksa pershkruante Heroin Tonë Kombetar Gjergj Kastriotin-Skenderbeun njesoj si e pershkruanin Osmanet në shekujt 15-të dhe 16-të, shekujt e pushtimit Osman mbas renies se Krujes!
Gjeja e pare që natyrshem të vjen në mend në këtë rast eshte pyetja :
– “A ka shteti shqiptar nje legjislacion lidhur me rolin e udheprijesve të turisteve ne Republiken e Shqiperise?!”…
Legjislacion per të huaj apo vendas qofshin!? Që parashikon se çfarë mund të thone e çfare nuk mund të thonë keta kallauze!? Si e kane të gjithe shtetet e botes demokratike! Sepse nuk mund të flasë ashtu larë e palarë cilido kallauz që vjen në Shqiperi! Shtetet në gjithë boten demokratike kane ligje të cilave u nenshtrohen edhe vizitoret që shkojne atje! Gjë krejt normale dhe që nuk cenon aspak lirine e fjales… Dje per shembull në Amerike ishte Dita e Pavaresise nga Anglia! As nuk imagjinohet nje udheprijes turistesh anglez që të shkoje Filadelfia dhe të shaje Xhorxh Uashingtonin pse luftoi kunder Anglezve!? As nuk imagjinohet nje kallauz të shkoje në Aushvic e të mohoje holokaustin!?…Aq sa mund të imagjinohet nje udheprijes turistesh në Ankara duke folur per Gjenocidin Armen! Gjë që as mund te imagjinohet apo jo?! Kurse në Republiken tonë të Shqiperise kallauzi Talha gjen plot telhallek dhe behet zot në shtepine e huaj deri aty sa edhe të deformoje historine sipas deshires! Normalisht që shteti shqiptar nuk mund të ndaloje historianet apo kallauzet turq që të fallsifikojne sipas qejfit të vet në Ankara, Stamboll apo Bursa, por mundet krejt lehte t’ua ndaloje thenjen e fallsifikime në territorin e Shqiperise! Eshte vendi im, kjo eshte historia ime, respektoje ose nga gishtat thembrat! Kaq e thjeshte!
Gjeja që duhet të na shqetesoje me shume eshte telhalleku i Talha Ugurluel…sepse guximi i tij eshte nje tjeter hap në marrshin turk të nderhyrjes në historine e shqiptareve! Para disa kohesh institucione turke kerkuan rishikimin dhe rishkruarjen e historise se shqiptareve në Kosove me synim nxjerrjen e turqve pushtues si çlirimtarë! Pare nga ky kend telhalleku i Talhase eshte shqetesues sepse po shihet që nuk eshte fjala per nje akt te shkeputur por per nje fushate! Dhe eshte fushate sepse vete drejtuesi i shtetit turk Erdogani disa here ka thene që “Endrra e tyre eshte te ringrene lavdine osmane!” … Te tilla fushata te frymezuara nga Turqia e Erdoganit nuk premtojne asgje te mirë per shqiptaret! Turqia e drejtuar nga Erdogani perdite e me shume po humbet Sekularizmin dhe po kridhet në humneren e shtetit fetar!
Komentet